• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E paralajmëroi “Boldnews.al”/Ardian Hajdari i KPA, zyrtarisht nën akuzë nga SPAK

16:07 : 27/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VETTING
Ardian Hajdari duke dale nga SPAK pasi i eshte komunikuar akuza

Ardian Hajdari duke dale nga SPAK pasi i eshte komunikuar akuza

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Posacme, Spak, ka marrë të pandehur anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, një zhvillim i raportuar ekskluzivisht nga “Boldnews.al” dy ditë me parë.

Hajdari është kallëzuar penalisht rreth një vit më parë për “falsifikim dokumentash”, “fshehje të ardhurash” dhe “refuzim për deklarim të pasurisë”.

Kallëzimi është dorëzuar nga ish-magjistratët, Antoneta Sevdari, Ervin Metalla dhe Elsion Sadiku.

Së fundmi, SPAK ka konkluduar se Ardian Hajdari duhet të merret i pandehur.

Lexo edhe:

Rrëzohet një balonë me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Euro prek fundin, bie në minimumin historik

“Boldnews.al” ka siguruar një foto, që tregon gjyqtarin e KPA, Ardian Hajdari, duke dalë nga ambjentet e SPAK pasditen e kësaj të Enjte (27 janar 2021).

Ardian Hajdari duke dale nga SPAK pasi i eshte komunikuar akuza

Çfarë zbuloi “Boldnews.al”

Në një shkrim të publikuar më herët, “Boldnews.al” raportoi se SPAK kishte mbyllur hetimet për anëtarin e KPA, Ardian Hajdari.

Ky raportim u mohua nën zë nga zyrtarët e SPAK. Por, këtë të Enjte, informacioni u konfirmua prej zhvillimeve në Prokurorinë Speciale.

“Boldnews.al” raportoi më herët:

“Falsifikim dokumentash”, Ardian Hajdari i KPA merret nesër i pandehur nga SPAK

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Ardian Hajdari, pritet të merret i pandehur për veprën penale të “Falsifikimit” të dokumentave, me të cilët ka aplikuar për një pozicion në institucionin e shkallës së dytë të Vetingut.

Burime nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) deklaruan për “Boldnews.al” se Hajdari është thirrur të paraqitet paraditen e së Mërkurës (dt. 26 janar 2021), për t’iu komunikuar zyrtarisht akuza e ngritur nga prokurorja e çështjes.

Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Në të njëjtin kallëzim ishte edhe emri i ish-anëtarit tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë është shkarkuar nga detyra, pasi u dënua me vendim të formës së prerë për të njëjtën akuzë, “falsifikim dokumentash”.

Në kallëzimin e tyre, tre ish-magjistratët akuzonin Ardian Hajdarin se kishte falsifikuar dokumentat e aplikimit për në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi ai nuk plotësonte kriterin e kërkuar për ushtrimin e funksioneve prej të paktën 15 vjet si jurist.

Hajdari ka dorëzuar formularët e aplikimit pranë Avokatit të Popullit në shkurt të vitit 2017.

SPAK ka shtyrë gjatë në kohë hetimet ndaj tij, deri në prag të afateve të parashkrimit të hetimeve, të cilat përfundojnë në shkurt të këtij viti.

Në rast se SPAK-u konfirmon zyrtarisht akuzat ndaj Ardian Hajdarit, siç është mësuar nga “Boldneës.al”, atëherë ai do të pezullohet menjëherë nga detyra, me një vendim specifik të kolegëve të tij të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ardian Hajdari ishte relator i procesit për masë disiplinore ndaj kolegut të tij, Luan Daci.

Me vendim tëtij, KPA shtyu përkohësisht shkarkimin e Dacit, edhe kur ai u dënua me një vit burgim, të konvertuar në shërbim prove, me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Tashmë, vetë Hajdari pritet të jetë në të njëjtën tavolinë përballë prokurorëve të SPAK-ut, në të njëjtën situatë që u gjend më herët Luan Daci.

Rasti i mëparshëm i Dacit dhe tashmë ky i fundit me Ardian Hajdarin dëshmojnë se procesi i rekrutimit të “gjyqtarëve të gjyqtarëve” ka ceduar mjaft rëndë.

Anëtarët e trupave të rivlerësimit u përzgjodhën pas një procesi të gjatë, i cili përfshiu një seri institucionesh, përfshirë edhe trupën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Pavarësisht filtrave të shumëfishtë, rastet e Dacit dhe Hajdarit tregojnë dështimin në seri të strukturave përzgjedhëse dhe monitoruese.

Lajme të lidhura

BOTA

Rrëzohet një balonë me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

15:04 : 14/08/2025
AKTUALITET

Euro prek fundin, bie në minimumin historik

14:59 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
BOTA

Putin përpara samitit në Alaska: SHBA po bëjnë përpjekje për të ndalur luftën në Ukrainë

14:35 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Mbyllja e News24, goditje ndaj lirisë së shtypit/ Noka: Ardi Veliut Iu vodhën 500 mijë euro në shtëpi

14:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Para
Jordan Strauss/Invision/AP

Fejohet aktori i famshëm i “Home Alone”

TË GJITHA

Rrëzohet një balonë me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

15:04 : 14/08/2025

Euro prek fundin, bie në minimumin historik

14:59 : 14/08/2025

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025

Putin përpara samitit në Alaska: SHBA po bëjnë përpjekje për të ndalur luftën në Ukrainë

14:35 : 14/08/2025

“Mbyllja e News24, goditje ndaj lirisë së shtypit/ Noka: Ardi Veliut Iu vodhën 500 mijë euro në shtëpi

14:32 : 14/08/2025

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com