Tuesday, May 24, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Pse Erion Veliaj ka hyrë në betejë për allatet e Edi Ramës

19:16 : 25/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Pse Erion Veliaj ka hyrë në betejë për allatet e Edi Ramës

Nga Armand Shkullaku

Erion Veliaj nuk është rrugaç. Ai nuk është as i fortë dhe as “danoç Tirone”, megjithë sforcimin për të folur me slang tirons prej urëvajgurori. Për hir të vërtetës, duhet thënë se Erion Veliajt nuk i kanë dalë as lidhje me banditë apo kriminelë, një tipar dallues ky i organizatës së Rilindjes. Veshja gjuhësore që ai përdori në takimin e famshëm kundër Dukës, nuk përputhet me thelbin e tij. Kompleksi i “çunit të mamit” nuk shërohet nga dendësia e përmendjes së organeve gjenitale vend e pavend. Shkurt, ai përgjim që dëgjuam të gjithë nuk i shkon Erion Velisë, ai nuk është Erion Veliaj.

Po atëherë pse u detyrua kryetari i bashkisë të dalë nga vetja dhe të luajë një rol që nuk i përshtatet aspak? Nuk ka dyshim, që lufta për të rrëzuar Armando Dukën nga kryetar i FSHF, është sfida e Edi Ramës dhe jo e medemek aksionerit të Tironës, që përfaqësohet nga kreu i bashkisë. Për arsye që kuptohen, por edhe për të tjera që ende janë një mister, kryeministri ka vendosur të fusë në dorë edhe “ishullin e fundit” që i ka dalë jashtë kontrollit. Edi Rama ka qenë një mik i Dukës, madje dhe i afërt. Ai nuk ka lënë rast pa dalë në krah të tij, sidomos kur ekipi kombëtar ia doli të kualifikohej për Euro 2016. Mjafton një rifreskim i memories për të risjellë imazhet kur kryeministri dizenjonte me “doçkat e tij” bluzën e Kombëtares, priste ekipin në kryeministri, përqafohej me Dukën dhe bënte batutat plot kripë me Xhani de Biazin.

Një arsye e sulmit të organizuar të Rilindjes ndaj Dukës mund të jetë edhe fakti që Rama nuk e ka më federatën një mekanizëm elektoral për ta përdorur sa herë i duhet. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, kreu i FSHF u rreshtua në kampin opozitar, madje duke i ndihmuar vëllait të tij që kandidonte në listën e PD për Durrësin. Megjithatë, duke parë shproporcionalitetin e sulmit, keqpërdorimin e Velisë apo skuadriljeve të tatimeve e hetimeve, motivi politik tingëllon i pamjaftueshëm. Duhet të ketë një arsye tjetër, më të madhe, që e shndërroi këtë çështje në një luftë të këtyre përmasave.

Por cilatdo qofshin arsyet, ato lidhen drejtpërdrejt me Edi Ramën. Është ky që i ka kërkuar kreytarit të Bashkisë të hidhet në sulm dhe të sigurojë votat e pashallëkut që drejton. Dhe sigurisht, që nën ankthin e përhershëm të rikandidimit për mandatin e tretë, Veliaj nuk ka ngurruar të demonstrojë zellin e tepruar. Ai ka dashur t’i dëshmojë bosit të tij devotshmërinë për t’i shërbyer në aksionin e kapjes së FSHF. Nuk mund të shpjegohet ndryshe që një kryetar bashkie që ul kokën dhe zërin kur shefi i kërkon të lyejë shkallët e pallatit, bëhet arrogant dhe reklamon allate hekuri në një përplasje që e paraqet si personale.

Lexo edhe:

Statistikat/ Finalja Roma-Feyenoord në Tiranë, ja si pritet të luajnë skuadrat

Vrasja në komisariat dhe plagosja e qytetarit/ Paloka: Kriminelë me uniformë

Veliaj do t’i kishte patur vërtetë prej hekuri nëse do t’i kishte thënë jo Ramës, për të hyrë në një betejë që nuk është e tija as legalisht as moralisht. Mirëpo cilësia e materialit të organeve në fjalë, vihet në dyshim pasi edhe në këtë rast, Erjon Veliaj është programuar për shërbimin e radhës. Njësoj si me Teatrin. Për të rifituar të drejtën e kandidimit dhe për të mbajtur gjallë shpresën se një ditë do të jetë ai vetë në vend të atij që sot e urdhëron, Veliaj është i gatshëm për gjithçka. Të bëjë edhe të fortin me dialekt tirons, madje të tregojë sikur i ka të hekurta pikërisht ato që i mungojnë.

Prandaj edhe në këtë rast, nuk është ai përgjegjësi i skandalit që po ndodh me ndërhyrjen e pushtetit në federatën e futbollit. Prapa këtij sulmi qëndron Edi Rama. Erjon Veliaj është lëshuar në aksion me urdhër dhe i duhet jo vetëm ta zbatojë atë, por edhe të dëshmojë se i beson dhe vepron me vullnet të lirë. Problemi i vetëm është se nga zjarri i pasionit për t’i shërbyer shefit të madh, kryetari i bashkisë i kaloi disa vija të kuqe. Jo fjalët me pullë të kuqe. Kërcënimet në emër të drejtësisë dhe shantazhi në emër të pushtetit, në një vend normal do ta kishin vënë në diskutim mandatin e një të zgjedhuri. Prandaj edhe shërbimi ka një masë dhe Erjon Veliaj duhet të bëjë kujdes për të mos dejgur veten në zjarrin e pasionit spiropalist për bosin e tij./LAPSI

Lajme të lidhura

Finalja e Conference League, spitalet për tifozët e skuadrave do të jenë të ndryshëm
SPORT

Statistikat/ Finalja Roma-Feyenoord në Tiranë, ja si pritet të luajnë skuadrat

23:58 : 23/05/2022
Paloka: Rama nuk mund të sundojë një popull, PD do ti prijë shpresës për ndryshim
AKTUALITET

Vrasja në komisariat dhe plagosja e qytetarit/ Paloka: Kriminelë me uniformë

23:53 : 23/05/2022
Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk
BOTA

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

23:53 : 23/05/2022
Burrat më të besueshëm të Zodiakut
HOROSKOPI

Horoskopi 24 maj 2022, ja ç´parashikojnë yjet

23:46 : 23/05/2022
Konfiskohet drogë me vlerë 6 milionë euro në veri të Kosovës
AKTUALITET

Konfiskohet drogë me vlerë 6 milionë euro në veri të Kosovës

23:39 : 23/05/2022
Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë: BE-ja pritet t’i vendosë embargo naftës ruse
BOTA

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë: BE-ja pritet t’i vendosë embargo naftës ruse

23:35 : 23/05/2022
Para
Lufta e pashmangshme në kufirin ruso-ukrainas? SHBA dërgon ngarkesën e radhës me armatime në Kiev

Lufta e pashmangshme në kufirin ruso-ukrainas? SHBA dërgon ngarkesën e radhës me armatime në Kiev



TË GJITHA

Finalja e Conference League, spitalet për tifozët e skuadrave do të jenë të ndryshëm

Statistikat/ Finalja Roma-Feyenoord në Tiranë, ja si pritet të luajnë skuadrat

23:58 : 23/05/2022
Paloka: Rama nuk mund të sundojë një popull, PD do ti prijë shpresës për ndryshim

Vrasja në komisariat dhe plagosja e qytetarit/ Paloka: Kriminelë me uniformë

23:53 : 23/05/2022
Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

23:53 : 23/05/2022
Burrat më të besueshëm të Zodiakut

Horoskopi 24 maj 2022, ja ç´parashikojnë yjet

23:46 : 23/05/2022
Konfiskohet drogë me vlerë 6 milionë euro në veri të Kosovës

Konfiskohet drogë me vlerë 6 milionë euro në veri të Kosovës

23:39 : 23/05/2022
Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë: BE-ja pritet t’i vendosë embargo naftës ruse

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë: BE-ja pritet t’i vendosë embargo naftës ruse

23:35 : 23/05/2022
Berisha: Ja mesazhi i koduar që Rama i çoi SPAK

“Efektivi i FNSH qëlloi qytetarin me armë pasi e shau”, Berisha publikon mesazhin

23:32 : 23/05/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com