Tuesday, May 24, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Moti i keq/ Serat e sapombjella dëmtohen nga ngricat

07:54 : 25/01/2022
në AKTUALITET, EKONOMI
Moti i keq/ Serat e sapombjella dëmtohen nga ngricat

Ngricat e ditëve të fundit që kanë përfshire të gjithë vendin po dëmtojnë serat e sapombjella në të gjithë vendin për sezonin e pranverës.

Mes vështirësive që ka sjellë rritja e çmimeve të lëndëve të para, sidomos plehrave dhe pesticideve, si dhe përmbytjeve të nëntorit të vitit të kaluar, tani mbjelljet në sera rrezikohen të dëmtohen rëndë nga ngricat e ditëve të fundit. Dëmet më të mëdha po i pësojnë serat në zonat rurale të Beratit për shkak të temperaturave më të ulëta në raport me mesataren kombëtare.

“Të hënën në mëngjes, shkula shumë rrënjë në sera, të cilat ishin dëmtuar nga ngricat, por nëse vijojnë edhe për tre ditë, sipas parashikimeve, atëherë dëmi do të jetë i madh”, tha Gentian Ziu nga zona e Kutallisë në Berat, i cili kultivon rreth 1 hektar serë.

Ai tha se sera nuk mund të mbrohet për temperatura më të ulëta se -1, teksa shumë fermerë po përpiqen t’i mbrojnë bimët me mjete rrethanore, të tilla si kartopeceta (shiko foton bashkëngjitur).

Ndryshimet klimatike i kanë shtuar rreziqet në bujqësi duke rritur intensitetin e thatësirave, përmbytjeve dhe ngricave. Ngjarjet ekstreme të motit janë shtuar e gjithashtu dëmet në bujqësi.

Lexo edhe:

No Content Available

Përmbytjet e nëntorit të vitit të kaluar i shkatërruan disa sera në qarkun e Beratit, ndërsa tani temperaturat e ulëta duket se do të shkatërrojnë atë çka u mbijetoi përmbytjeve.

Klima në bizneset bujqësore është përkeqësuar vitin e fundit pas sinjaleve për përmirësim që u dhanë në vitin 2020 prej investimeve në zinxhirët e furnizimit.

Heqja e stimujve fiskalë për bujqësinë me paketën e vitit 2022, rritja me mbi 100% e çmimeve të inputeve bujqësore dhe kërkesa e ulët nga eksporti i kanë zhytur fermerët në borxhe. Shumë prej tyre kanë hequr dorë nga mbjelljet e sezonit për shkak të vështirësive financiare nga humbjet që u krijuan gjatë sezonit të dytë të mbjelljeve.

Si pasojë e kësaj problematike, eksportet e zarzavateve arritën gjatë vitit të kaluar 8,830 milionë lekë, me rënie me 0.4% në raport me vitin 2020. Zarzavatet janë produkti më i eksportuar nga grupi i ushqimeve me një rritje të shpejtë vitet e fundit si rrjedhojë e investimeve në sera dhe shtimit të sipërfaqes se mbjellë.

Nga viti 2010 në vitin 2021 eksportet e zarzavateve u shumëfishuan, duke arritur një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh nga 464 milionë lekë më 2010.

Rritja e të ardhurave nga eksporti rriti potencialet e bujqësisë në zonat më prodhuese të vendit, Fier dhe Berat. Eksportet ndikuan në rritjen e bizneseve në ferma, u bënë shkak për investime në teknologji, modernizim dhe ekspertizë. Mirëpo vështirësitë e dy viteve të fundit i çuan në rënie  eksportet dhe të ardhurat për fermerët.

/Monitor.al/

Etiketa: sera

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Mbi 27 kg kanabis në makinë, arrestohet 29 vjeçari

Mbi 27 kg kanabis në makinë, arrestohet 29 vjeçari



TË GJITHA

Finalja e Conference League, spitalet për tifozët e skuadrave do të jenë të ndryshëm

Statistikat/ Finalja Roma-Feyenoord në Tiranë, ja si pritet të luajnë skuadrat

23:58 : 23/05/2022
Paloka: Rama nuk mund të sundojë një popull, PD do ti prijë shpresës për ndryshim

Vrasja në komisariat dhe plagosja e qytetarit/ Paloka: Kriminelë me uniformë

23:53 : 23/05/2022
Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

23:53 : 23/05/2022
Burrat më të besueshëm të Zodiakut

Horoskopi 24 maj 2022, ja ç´parashikojnë yjet

23:46 : 23/05/2022
Konfiskohet drogë me vlerë 6 milionë euro në veri të Kosovës

Konfiskohet drogë me vlerë 6 milionë euro në veri të Kosovës

23:39 : 23/05/2022
Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë: BE-ja pritet t’i vendosë embargo naftës ruse

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë: BE-ja pritet t’i vendosë embargo naftës ruse

23:35 : 23/05/2022
Berisha: Ja mesazhi i koduar që Rama i çoi SPAK

“Efektivi i FNSH qëlloi qytetarin me armë pasi e shau”, Berisha publikon mesazhin

23:32 : 23/05/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com