Deputi Luçiano Boçi, I ftuar në Çim Peka Live, ka folur për situatën aktuale politike në PD dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku ka sqaruar edhe pozicionin e tij në PD pas ‘përjashtimeve’ nga Basha, duke theksuar se ai është përjashtuar defacto.
Boçi u shpreh se dhe në ëndrrën më të keqe nuk e kishte menduar një situatë të tillë në PD, por kjo gjë është një situatë e paralajmëruar, pasi në parti është mbjellë një krizë mosbesimi edhe që para largimit të ish-kryeministrit nga grupi parlamentar.
Boçi: Dhe në ëndrrën më të keqe nuk e kasha menduar se do më dilte një situatë e tillë dhe aq më tepër që unë do isha një ndër aktorët në këtë situatë por gjërat kanë rrjedhur dhe ja ku jemi për shkak dhe për arsye të një krize të pashfaqur dhe të mbuluar nga një pjesë e jona, një krizë besimi të akumuluar Brenda PD-së dhe që u derdh në atë momentin e shpalljes non grata të Berishës. Nuk është se erdhi edhe pas humbjes së 25 prillit, kjo krizë besimi kishte ardhur pas humbjeve të njëpasnjëshme, pas dorëzimit të mandateve nga PD-ja, pas mos futjes në zgjedhje, pas një strategjie të gabuar në zgjedhjet e 25 prillit, kur dihet që fushata u orientua dhe u realizua gabim, në ato raportet politike të sondazheve ku lidërshipi dilte në diferencë shumë të madhe në raport me vetë partinë në vlerësimin e sondazheve. Edhe mënyra si u menaxhua post-zgjedhorja ishte një katastrofë në raport me besimin, pasi u premtua një betejë shumë e madhe dhe u humbën betejat e njëpasnjëshme të betejës së madhe të pas 25 prillit.
Zhgënjimet vijuan me mungesën e një aksioni politik të vërtetë të PD-së, pasi protestat nuk u bënë në parlament u tentua një gjuhë bashkëpunuese kundër asaj që ishte thënë, u tentua të uleshim në tavolinë më atë që e akuzuam për vjedhjen e votës dhe parimisht nuk mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur votën, të ka vjedhur nderin dhe atë të negociosh për të ardhur në pushtet.
Peka: Jeni i vetmi deputet i PD-së që keni thyer hersin si dhe i vetmi deputet që Basha nuk të ka përjashtuar. Si deputeti më I votuar në PD, a do të kandidoni për kryetar të PD-së?
Boçi: Pjesa e mospërjashtimit tim ka edhe ato pikëpyetjet e veta dhe në gjykimin tim se kush u përjashtua, është se unë u ‘ruajta’ përshkak se nuk jam anëtar i Komisionit të Rithemelimit.Ky është arsyetimi matematikor I përjashtimit pastaj të tjerat të supozuara mund të shkojnë te strategjitë dhe ironirat politike të cilat I pranoi këtë lloj hapsire.
Peka: Ironi do të thotë se zoti Basha nuk i’u konsideron?
Boçi: Nuk mund ta interepretojë vetë, mund ta quaj një autoironi, nuk e besoj që është ndonjë ruajtje e madhe e imja. Të jemi luajalë me publikun dhe me veten, defacto jam i përjashtuar por Dejure nuk jam I përjashtuar. Defacto nuk njoftohem për mbledhjet e grupit. Në mbledhjen e fundit të Komisionit të inceneratorëve, unë kam qënë online me faqen zyrtare të selisë, ku të gjitha fjalët e kolegëve hidheshin live, fjala ime u censurua nuk u paraqit. Unë nuk konsiderohem deputet i PD-së dhe kjo është ironia politke që unë thash. Janë reminishenca, ato retushimet e Beqir Ballukut që hiqte ato fotot dhe unë hiqem nga faqja zyrtare që unë duhet të censurohem.