• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hipokrizia e Veliajt/ Kufizoi betonieret pasi kullat mbaruan punë me betonin (Fotot)

11:43 : 23/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE
Kullat në Tiranë

Kullat në Tiranë

Nga Boldnews.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prej disa ditësh po bën sikur po grindet me ndërtuesit, pas urdhërit të tij për mos-lejimin e qarkullimit të betonierëve në kryeqytet në fashën nga ora 7 e mëngjesit deri në 20 të mbrëmjes.

Në 10 Janar të këtij viti, Veliaj deklaroi kufizimin e qarkullimin për mjetet e rënda me qëllim, sipas tij, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve që shkojnë në shkollë dhe në punë.

Natyrisht, për shumëkënd, ky qëndrim i Veliajt është një hipokrizi tipike e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, i cili është personi përgjegjës për mbingarkesën e trafikut në Tiranë.

Prej dy vitesh, qytetarët e kryeqytetit, por edhe dhjetra mijëra të tjerë që mbërrijnë për punët e tyre në Tiranë, kanë konstatuar betonierët në çdo orë e çdo rrugë të qytetit.

Lexo edhe:

Komisioni Evropian: Reklamat në TikTok shkelin Aktin e Shërbimeve Dixhitale!

Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë

Ky invazion betonierësh, të cilat, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, u lejuan për qarkullim me një Urdhër të Posaçëm të Erion Veliaj në vitin 2019, përkoi saktësisht me fluksin gjigand të lejeve të ndërtimit për kulla në të gjithë qendrën e Tiranës.

Tashmë që pjesa më e madhe e kullave kanë mbaruar punë me betonin, Erion Veliaj vendosi të kujtohet për shëndetin dhe mirëqenien ditore të qytetarëve të Tiranës.

“Boldnews.al” kreu një vëzhgim në qendër të Tiranës, aty ku janë përqëndruar kullat e miratuara në projektet e nënshkruara nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Thuajse të gjitha kanë mbaruar punimet që kërkojnë praninë e betonierëve, pra kanë përfunduar ndërtimin e karabinasë dhe tashmë janë në fazën e rafiniturave të brendshme.

  1. Zgjerimi i 15-katëshit

Kulla 111 metra e lart me 30 kate, e cila konsiderohet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit si “zgjerim i kapaciteteve akomoduese të Hotel Tirana” (15-katëshit), aktualisht ka përfunduar ndërtimin e karabinasë.

Kulla 30-kate, e miratuar nga KRRT si “zgjerim i kapaciteteve të “Hotel Tirana”

Siç konstatohet në foto, punonjësit e objektit janë në fazën e çmontimit të skelave të jashtme, gjë që dëshmon se kanë përfunduar punimet thelbësore dhe tashmë godina pritet të plotësohet me punimet e brendshme, të cilat nuk kanë nevojë për beton.

2. “Forever Green Tower”
Kulla “Forever Green Tower”, e pozicionuar ngjitur me Gjykatën e Lartë dhe “Shtëpinë me gjethe”, shumë pranë qendër së Tiranës, tashmë ka përfunduar punimet.

Në foto: Kulla “Forever Green Tower” pranë Gjykatës së Lartë

Fotot tregojnë se ajo nuk ka nevojë për punime betoni.

3. Kulla “Downtown”
Kulla “Downtown”, me 40 kate, e pozicionuar në rrugën e Elbasanit, aty ku më parë ka qenë këndi i lojërave për fëmijë “7 Xhuxhat”, tashmë ka përfunduar punimet e nevojshme me beton.

Në foto: Kulla “Downtown”, tek ish-parku i Fëmijëve “7 Xhuxhat”, në hyrje të Rrugës së Elbasanit

Sipas pamjeve, dallohet qartë se punonjësit po çmontojnë skelat e jashtme, duke dëshmuar se nuk është më e nevojshme prania e betonierëve.

4. “Garden Building”
Kompleksi i kullave “Garden Building”, i pozicionuar pranë ish-“21 Dhjetorit”, në territorin ku parë gjendej Muzeu i Shkencave të Natyrës, gjithashtu nuk ka nevojë për punime betoni.

Në foto: Green Building, në zonën e ish-21 Dhjetorit, ku më parë gjendej Muzeu i Shkencave të Natyrës

Prej disa javësh, betonierët në funksion të këtij ndërtimi, nuk bllokojnë rrugën e Kavajës, pasi punimet e rënda kanë përfunduar para se Veliaj të tregohej “dashamirës” me qytetarët.

5. “MET Building”
Kulla “MET Building”, e cila po ndërtohet prapa ish-hotel “Dajti”, aty ku më parë ka qenë fusha e futbollit të “Pallatit të Pionierëve”, ka përfunduar punimet me beton.

Në foto: “Met Building”, prapa ish-Hotel “Dajti”

Ndërtesa, siç dallohet nga fotot, ka mbaruar karabinanë dhe tashmë po punohet në ambjentet e brendshme, ndërkohë që po plotësohet edhe fasada me xham e plastikë, gjë e cila konfirmon plotësisht se aktiviteti me beton ka përfunduar.

6. Eyes of Tirana
Në pjesën perëndimore të sheshit “Skënderbej” është në përfundim kulla “Eyes of Tirana”. Pamjet e vëzhguara këtë fundjavë dëshmojnë se godina e lartë ka përfunduar punimet me beton dhe po punohet për ndarjet e brendshme.

Në foto: Kulla “Eyes of Tirana”, në qendër të kryeqytetit

Vetëm në një prej pjesëve anësore të kompleksit të lartë, aty ku më parë ka qenë qendra rinore ‘Rin-On”, dallohet se po vijojnë disa punime periferike për një shtesë betoni, e cila ka volum shumë të ulët krahasuar me ndërtimin kryesor.

7. “Book Building”
Kulla “Book Building”, e cila po ndërtohet ngjitur me simbolin e kryeqytetit, “Sahatin e Tiranës”, dallohet që ka përfunduar 26 katet e saj me beton.

Në foto: Kulla “Book Building”, pranë Sahatit të Tiranës

Megjithatë, duket se kjo godinë ka edhe shumë pak punë me betonin dhe urdhëri i Veliajt për ndalimin e betonierëve gjatë ditëve nuk besohet se e pengon shumë.

8. Shtesa në kullën e ish-Bllokut
Në kullën që gjendet në hyrjen e ish-Bllokut, e ndërtuar vite më parë, kanë përfunduar punimet me beton për ngritjen e shtatë kateve, sipër të cilëve qëndron platforma rrotulluese.

Në foto: Shtesa në kullën në hyrje të ish-Bllokut

Punimet për këtë shtesë nisën gjatë periudhës së pandemisë dhe tashmë betonierët nuk janë më të nevojshme.

Pra, duket qartë se Erion Veliaj vendosi “me dorë të hekurt” ndalimin e qarkullimit të betonierëve gjatë ditës në Tiranë, vetëm kur kullat e miratuara prej tij dhe kryeministrit Edi Rama, nuk kishin më nevojë për makinat e tonazhit të rëndë.

Lajme të lidhura

BOTA

Komisioni Evropian: Reklamat në TikTok shkelin Aktin e Shërbimeve Dixhitale!

16:44 : 15/05/2025
AKTUALITET

Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë

16:43 : 15/05/2025
SPORT

Mbrojtësi i Real Madrid në telashe, ndiqet penalisht për shpërndarje pornografie me fëmijë

16:36 : 15/05/2025
SPORT

Tifozët e Milanit humbasin durimin, “Curva Sud”: Të dielën ju lëmë vetëm, me turpin tuaj!

16:20 : 15/05/2025
AKTUALITET

Përndiqte vazhdimisht 26-vjeçaren boshnjake, arrestohet shqiptari në Kroaci

16:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

16:09 : 15/05/2025
Para

Shqipëria është përfshirë nga i ftohti polar, ISHP jep këshilla për qytetarët

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Komisioni Evropian: Reklamat në TikTok shkelin Aktin e Shërbimeve Dixhitale!

16:44 : 15/05/2025

Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë

16:43 : 15/05/2025

Mbrojtësi i Real Madrid në telashe, ndiqet penalisht për shpërndarje pornografie me fëmijë

16:36 : 15/05/2025

Tifozët e Milanit humbasin durimin, “Curva Sud”: Të dielën ju lëmë vetëm, me turpin tuaj!

16:20 : 15/05/2025

Përndiqte vazhdimisht 26-vjeçaren boshnjake, arrestohet shqiptari në Kroaci

16:19 : 15/05/2025

KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

16:09 : 15/05/2025

Sherri me grushta brenda KZAZ 30, KQZ shkarkon vëzhguesit

16:05 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com