Anëtari i Komisionit tëRihtmelimit genc Pollo, ka bërë publike kriteret që kandidatët që duan të garojnë në zgjedhjet e pjesshme duhet të plotësojnë.
Ashtu sicc është bërë e ditur edhe më herët, kandidatët që do të përfaqësojnë Komisionin e Rithemelimit në këto zgjedhje do të kalojnë përmes primateve, ku në zgjedhje do të hyjë kandidati më i votuar nga anëtarësia.
Pollo ka listuar të gjitha kriteret që një kandidat duhet të plotësojë fillimisht për tu bërë pjesë e primatëve e më pas për të vijuar garën më tej.
Postimi i Pollos:
Rregullat e primareve për kandidatët e opozitës në zgjedhjet për kryebashkiak/6 mars 2022
KOMISIONI I PËRKOHSHËM I RITHEMELIMIT TË PDSH
Tiranë, më 19 Janar 2022
UDHËZIM
MBI PROÇESIN DHE MODALITETET E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE PËR ZGJEDHJET E PJESSHME VENDORE
Në mbështetje të nenit 12, 38, 53 dhe 64 të Statutit të PDSH-së, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, në mbledhjen e datës 19.01.2022,
VENDOSI:
- Mbajtjen e proçesit të përzgjedhjes së kandidaturave për zgjedhjet e pjesshme vendore në degët e Partisë Demokratike, për ato bashki ku do të mbahen zgjedhjet.
Për këtë:
- Hapet procesi i evidentimit të kandidatëve në strukturat bazë të degës, në të gjitha bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme.
- Në përputhje me nenet 12 dhe 38 të statutit të PDSH, kandidatët mund të evidentohen:
- Me propozim nga anëtarësia;
- Propozim nga organet qëndrore te PDSH;
iii. Me vetëpropozim.
- Proçesi i përzgjedhjes së kandidaturës për kryetar të organit të qeverisjes vendore, sipas këtij udhëzimi, do ti nënshtrohet primareve, nëpërmjet votimit te drejtpërdrejtë të antarësisë së PD sipas parimit “një anëtar, një votë”.
- Përmbyllja e këtij procesi do të përfundojë me dt 30 Janar 2022.
- Konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues, sipas këtij proçesi, kandidati i cili merr numrin më të lartë të votave të vlefshme.
Kriteret që duhet të plotësojnë Kandidatët:
- Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet e profil të lartë politik, profesional dhe shoqëror.
- Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit në adresën [email protected], dhe duhet të përmbajë:
Një kërkesë formale të kandidatit; CV profesionale dhe politike të kandidatit; si dhe formularin e vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës.
- Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2021 ora 24:00.
- PROCESI I VOTIMIT
- Përfaqësuesit e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së në bashkëpunim më strukturat drejtuese të Degëve përkatëse organizojnë dhe janë përgjegjës për monitorimin dhe drejtimin e proçesit të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore, i cili përfundon në datën 30 Janar 2022. Për këtë qëllim pranë Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit funksionon Komisioni Zgjedhor (Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale) i ngritur me Vendimin nr. 1 dt. 16. 12.2021.
- Në çdo degë të PDSH-së ngrihet si rregull një qendër votimi nën përgjegjësinë e Komisionit Zgjedhor. Në çdo rast është kompetencë e degës së PD që në varësi të mundësive dhe nevojave të proçesit të ngrejë më shumë se një qendër votimi me miratim të Komisionit Zgjedhor.
- Mjediset ku do të kryhet votimi miratohen nga Komisioni Zgjedhor, jo më vonë se data 28.01.2022.
- Komisioni i Votimit dhe Numërimit përbëhet nga 3 anëtarë, të miratuar nga Komisioni Zgjedhor i Partisë.
- Çdo kandidat mund të caktojë një përfaqësues në rolin e vëzhguesit duke njoftuar paraprakisht Komisionin Zgjedhor.
- Fleta e votimit për proçesin e përzgjedhjes do të jetë sipas modelit që do të miratohet nga Komisioni Zgjedhor.
- Kryetari i Komisionit të Votimit dhe Numërimit nënshkruan dhe vulos çdo Fletë Votimi.
Komisioni është përgjegjës për tërheqjen e bazës materiale jo më vonë se 1 ditë përpara fillimit të proçesit të votimit.
Baza materiale përfshin: fletët e votimit, proçesverbalin, listat e votimit, dhomat e fshehta, kutitë e votimit, dhe çdo material tjetër të nevojshëm zgjedhor.
- Komisioni i Votimit dhe Numërimit paraqitet në Qendrën e Votimit (QV) një orë përpara fillimit të procesit dhe përgatit ambientin e QV për realizimin e rregullt të procesit të votimit. Ai hap zarfin me Fletët e Votimit dhe bën gati Komisionin për fillimin e procesit.
QV duhet të garantojë votimin në mënyrë të fshehtë të çdo anëtari dhe pa asnjë ndërhyrje nga persona të tjerë.
- Qëndrat e Votimit hapen në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 17:00.
Votimi mbyllet në orarin e përcaktuar, duke u siguruar që në ambientet e QV nuk ka anëtarë që presin për të votuar. Nëse ka ende anëtarë të PD-së që presin të votojnë përtej orarit të caktuar për mbylljen e qendrës së votimit, Kryetari i Komisionit mbledh dokumentet e tyre të identifikimit dhe sigurohet që kushdo që është në radhë për të votuar të ketë mundësi për të votuar. Qendra e votimit nuk mbyllet deri në përfundimin e votimit të tyre. Mbyllja e votimit shpallet më zë të lartë dhe pas atij momenti nuk lejohet asnjë person tjetër që të votojë.
- Të drejtën për votim e ka çdo anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, nga momenti i regjistrimit të parë të saj.
- Lista e votuesve miratohet nga Komisioni Zgjedhor jo me vonë se 3 ditë para ditës së zgjedhjeve.
- Votuesi paraqitet përpara Komisionit me një mjet të vlefshëm identifikimi dhe i’a dorëzon atë për verifikim anëtarit të Komisionit që është caktuar përgjegjës për administrimin e Listës së Votuesve.
Pasi gjendet emri në listë, votuesi ftohet të nënshkruaj përbri emrit të tij dhe pas nënshkrimit, anëtari i Komisionit i heq vizë emrit përkatës. Në rastin kur emri i votuesit është në Listën e Votimit dhe ai paraqitet me një nga mjetet e identifikimit të përcaktuara më lart, nuk është e nevojshme që ai të ketë me vete edhe Kartën e Antarësisë.
Në çdo rast, në listën përkatëse të zgjedhësve shënohet numri personal i identifikimit i anëtarëve që ka votuar.
Përjashtimisht, nëse një anëtar partie, për arsye të ndryshme objektive, nuk është në Listën e Votimit, ai lejohet të votojë vetëm nëse paraqitet përpara Komisionit, përveçse me mjet identifikimi edhe me një kartë antarësie të Partisë Demokratike. Në këtë rast, të dhënat e tij, përfshirë numrin e telefonit, shënohen në fund të listës.
- Kryetari i Komisionit pajis votuesin me Fletën e Votimit dhe detyrohet, nën vëmendjen e të gjithë anëtarëve të Komisionit, që të bëjë edhe njëherë shpjegimin e formës së votimit, pa cënuar fshehtësinë e votës.
Një anëtar i Komisionit kujdeset që votuesi të votojë në dhomën e fshehtë dhe pa asnjë ndërhyrje të jashtme.
Nuk lejohet fotografimi apo çdo formë tjetër e dokumentimit të mënyrës së votimit.
Në ambientet e QV lejohet të qëndrojnë të ulur dhe pa penguar procesin e votimit anëtarët e Komisionit të Votimit dhe Numërimit, vëzhguesit, si dhe anëtarët e Komisionit Zgjedhor nëse kërkohet ndihma e tyre. Asnjë person tjetër nuk lejohet të qëndrojë në ambientet e brendshme të QV.
- Kutitë e votimit, fletët e papërdorura, të dëmtuara, listat e votuesve dhe proçesverbali i mbylljes së votimit administrohen nga Komisioni i Votimit dhe Numërimit.
III. MBYLLJA E VOTIMIT DHE PROCESI I NUMËRIMIT
- Kryetari i Komisionit shpall me zë të lartë mbylljen e procesit të votimit dhe menjëherë fillon procesin e përgatitjes së ambientit të QV për realizimin e procesit të Numërimit. Proçesi i Numërimit të votave fillon jo më vonë se 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit.
- Pas mbylljes së votimit dhe administrimit të të gjithë dokumentacionit, Komisioni i Votimit hap kutitë dhe kryen numërimin e votave. Numërimi i votave kryhet nga Komisioni i Votimit dhe Numërimit. Numërimi bëhet në prani të të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe është i hapur për kandidatët, mediat dhe për anëtarësinë e interesuar.
- Nëse ndonjë nga anëtarët e Komisionit ka kontestim apo vëren ndonjë problematikë në proçesin e numërimit, ai kontakton Komisionin Zgjedhor dhe i shpreh shqetësimin. Komisioni Zgjedhor, nëse vlerëson se është rasti urdhëron Komisionin të pezullojë proçesin e numërimit dhe i shpreh shqetësimin që ka marrë. Pas sqarimit dhe zgjidhjes së problematikës, Komisioni me urdhër të Komisionit Zgjedhor vijon proçesin e numërimit dhe/ose rregullon mangësinë apo problematikën që është ngritur.
- Në përfundim të proçesit të Numërimit, Komisioni i Votimit dhe Numërimit, plotëson proçesverbalin e proçesit të votimit dhe numërmit. Proçesverbali nënshkruhet nga anëtarët e Komisionit. Në këtë moment bëhet mbyllja e materialeve në kutinë e votimit nga Kryetari i Komisionit dhe materialet dorëzohen pranë Komisionit Zgjedhor menjëherë pas përfundimit të proçesit.
- Modalitetet për proçesverbalin përfundimtar të rezultateve të votimit, për vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e votave, përcaktohen me vendim të Komisionit Zgjedhor dhe i përcillet çdo Komisioni Votimi brenda datës 29.01.2022.
- Me hartimin e proçesverbalit përfundimtar të zgjedhjeve, Kryetari i Komisionit, e dorëzon atë në Komisionin Zgjedhor, deri në orën 20:00 të datës 30.01.2022, si dhe merr masa për dorëzimin e materialeve zgjedhore pranë Komisionit Zgjedhor, deri në orën 13:00 të datës 31.01.2022.
- DISPOZITA TË FUNDIT
- Për çdo paqartësi lidhur me çështjet e trajtuara në këtë Udhëzim, ankimimet i adresohen Komisionit Zgjedhor i cili merr rast pas rasti vendimet përkatëse.
- Ngarkohet Komisioni Zgjedhor, Grupet e punës në Degë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi.
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.
KOMISIONI I PËRKOHSHËM I RITHEMELIMIT TË PDSH