• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Misteri/ Pse Covid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

21:15 : 22/01/2022
në BOTA

Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë njerëz, pa llogaritur këtu shumë të tjerë që nuk figurojnë në regjistrat zyrtarë. Me përjashtime të rralla, është gjithashtu një rajon i përbërë nga shtete të varfra, apo në çdo rast pa sisteme ekonomike, politike dhe shëndetësore, që të përballojnë si duhet sfidat e shekullit XXI-të.

Por pavarësisht gjithë kësaj, deri më tani Afrika e ka kaluar shumë mirë testin Covid-19. Pandemia e Sars-Cov-2, që ka shkaktuar shumë të vdekur dhe tmerr në çdo cep të botës, këtu duket se ka ngecur që në hyrje. Më lejoni të jem i qartë:Edhe popullatat afrikane kanë pasur humbjet e tyre, edhe atje është ndërprerë puna në fazat më kritike të pandemisë, për të zbatuar bllokime apo masa të ashpra kufizuese.

Megjithatë, shifrat epidemiologjike të Afrikës, janë qartësisht më pozitive se të dhënat e mbledhura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian; si për sa i përket infeksioneve, ashtu edhe numri të viktimave. Si të mos mjaftonte kjo, dy nga variantet e fundit që po vazhdojnë të mbajë botën në ankth, janë regjistruar zyrtarisht në vendet afrikane.

I fundit prej tyre, Omicron, është identifikuar së pari në Afrikën e Jugut, dhe ka detyruar disa vende evropiane që të rivendosin masa e ashpra kufizuese. Përkundrazi, institucionet e Afrikës së Jugut, të cilat sigurisht që nuk shkëlqejnë për shkallën e vaksinimit të popullatës –  deri më sot kanë arritur të vaksinojnë plotësisht vetëm 27 për qind të popullsisë – e pranuan se Omicron ishte më ngjitës por jo më vdekjeprurëse, ndaj e panë të arsyeshme të lehtësonin masat.

Në veçanti, pati një rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitalin “Steve Biko Academic Hospital” në Tshuane, ku u identifikua për herë të parë mutacioni i ri. Vdekshmëria ishte pothuajse sa 1/5 e varianteve të mëparshme, duke konfirmuar atë që disa ekspertë e dyshuan që në fillim.

Lexo edhe:

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Në kulmin e valës Omicron, që me sa duket në Afrikën e Jugut po mbaron, numri i shtretërve të zënë nga pacientët e infektuar, ishte sa gjysma e asaj të periudhës së mëparshme. 63 për qind e pacientëve me Omicron u shtruan në spital për arsye të tjera, dhe virusi u zbulua vetëm nga testet e detyrueshme.

“Epidemia e Omicron, është përhapur dhe ka rënë me shpejtësi të paparë, duke arritur kulmin brenda 4 javësh”- thanë studiuesit, që nënvizuan se rezultatet mund të ndryshojnë në vende me tipare të popullsisë dhe me nivele imuniteti të ndryshme, përveç numrit të infeksioneve dhe të vaksinimeve.

Por e sigurt është se Afrika e Jugut, dhe Afrika në përgjithësi, po i mësojnë botës se si të përballet me një pandemi, duke përdorur mjetet më të mira në dispozicion, dhe pa rënë pre e histerisë kolektive. Po cili është sekreti i Afrikës? Tek e fundit po flasim për një kontinent të varfër, me probleme të të gjitha llojeve, dhe të cilit i mungojnë shumë komoditete mbi të cilat mund të mbështetet Perëndimi, para së gjithash vaksinat kundër Covid-19.

Në fakt rajoni afrikan, ka pasur qasje në shumë pak doza vaksine, dhe shumica e popullsisë është e ekspozuar ndaj efekteve të virusit. E megjithatë, masakra e Sars-CoV-2 në Afrikën Sub-Sahariane e shpallur praktikisht që nga fillimi i pandemisë, nuk ndodhi kurrë. Përkundrazi, duke lexuar buletinet, më shumë vdekje raportohen në Itali ose Francë sesa në disa nga vendet më të varfra (dhe më pak të vaksinuara) në botë. Kështu Italia ka aktualisht 229 të vdekur për 100 mijë banorë, ndërsa Uganda 7 për 100 mijë, dhe Nigeria vetëm 2 në 100 mijë banorë.

Është e vështirë që ky paradoks të shpjegohet me formula dhe siguri matematikore. Në këto kushte mundet vetëm të spekulojmë. Dhe komuniteti shkencor spekulon se pavarësisht nga vaksinat e pakta, faktori moshë, mund të ketë ndihmuar në shmangien e qindra viktimave.

Pra, mosha mesatare shumë e re e popullsisë afrikane, duhet të ketë frenuar efektet më negative të Covid-19. Pastaj ka një shpjegim tjetër të mundshëm.

Disa shkencëtarë pretendojnë se vendet më të ekspozuara ndaj sëmundjes së malaries, mund të kenë zhvilluar disa forma imuniteti kundër Sars-CoV-2 tek qytetarët e tyre. Në çdo rast, dhe madje duke marrë parasysh dhe dallimet themelore, të paktën një herë Perëndimi duhet të fillojë të marrë shembull nga Afrika. / Il Giornale

Etiketa: koronavirusi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:48 : 23/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

17:11 : 15/02/2022
AKTUALITET

4 humbje jete dhe 296 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:08 : 13/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Alimehmeti: Duhet ndryshuar politika e vaksinimit

22:52 : 04/02/2022
SHENDETI

Koronavirusi i zgjatur/ Si të dallojmë pasojat e fshehta në mushkëri

21:13 : 30/01/2022
AKTUALITET

Ja pse disa persona nuk preken nga Covid edhe pse janë në kontakt me të infektuar

16:26 : 26/01/2022
Para

Ja momenti kur hajduti i vjedh makinën shqiptarit poshtë banesës (Video)

TË GJITHA

E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

09:38 : 11/05/2025

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

09:36 : 11/05/2025

Ja sa burgosur votojnë në Vlorë dhe Tepelenë

09:32 : 11/05/2025

Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve

09:29 : 11/05/2025

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

09:20 : 11/05/2025

Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë!

09:12 : 11/05/2025

“Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë

09:10 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com