• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryebashkiaku i akuzuar për trafik droge i jep me qira 5 ha pronë publike anëtarit të dosjes “Viluni”?!

14:55 : 21/01/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në vitin 2015 dhe 2016, Partia Demokratike do të denonconte publikisht disa herë Artur Bushin, aktualisht kryetar i Bashkisë së Krujës, si “trafikant droge”.

Akuzat e rënda, zyrtarët e PD i kanë shoqëruar edhe me fotografi të Bushit të nxjerra nga dosje hetimore italiane, por që deri më sot nuk janë faktuar nga prokuroria apo nga vetë PD-ja.

Ndërkohë, vitet kanë kaluar dhe Bushi vijon i qetë detyrën, ndërsa në 2019 u rikonfirmua si Kryebashkiak “pa zgjedhje”, por me votim.

Megjithatë, kjo s’e ka penguar që të marrë vendime, në një kohë kur opozita është përfshirë në muajt e fundit në një proces përplasjesh të brendshme, duke përqëndruar të gjithë vëmendjen te këto zhvillime.

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dhe kjo “periudhë e artë” duket se po shfrytëzohet nga Bushi i Krujës, apo bushët e tjerë, për të marrë vendime, të tjetërsojnë prona, të paracaktojnë fitues të tenderëve, të punësojnë militantë në administratat e tyre.

BoldNews.al ka siguruar disa dokumente të nxjerra nga Bashkia e Krujës, e cila i ka dhënë me qira një subjekti një sipërfaqe pronë publike.

Faksimile: Bashkia e Krujës ka shpallur fitues subjektin “Rraja Ndërtim”, për qiranë 5 ha në Krastë

Në dokumentin e mësipërm, Artur Bushi ka firmosur dhënien me qira të një sipërfaqe prone publike. Në krye të dokumentit thuhet “njoftim fitues ankandi” për subjektin “Rraja Ndërtim”. “Përshkrim i shkurtër i procedurës së ankandit dhe objektit të tij është ‘për dhënien me qira të ekonomisë pyjore Krastë, Krujë, në ngastrën pyjore me nr.11 të sipërfaqes prej 5 ha, pronë e Bashkisë Krujë'” thuhet në dokument.

Sipas tij, në këtë procedurë “ka qenë pjesëmarrës ky ofertues me vlerën përkatëse të ofruar: ‘Rraja Ndërtim’ sh.p.k”. Bashkia shkruan se subjekti ka një adresë në Durrës, përkatësisht në zonën e Niklës, me administrator z.Përparim Rraja. Vlera e qiradhënies është 90.000 lekë në vit, teksa në garë ka qenë vetëm kjo kompani. Madje, vlera e oferuar ka qenë dyshemeja e vendosur nga Bashkia e Krujës.


Faksimile mbi raportimet e mediave

Por, kush është z.Përparim Rraja?!

Në redaksinë e BoldNews.al mbërritën informacione se z.Rraja ka qenë një nga personat e hetuar për dosjen “Viluni”. Madje, ka qenë në një rol aktiv, teksa organet ligjzbatuese kanë përdorur metoda speciale të hetimit. Deri më tani, në publik, prokuroria thotë se z.Rraja ka qenë aktiv në këtë grup.

Në dokumentet që kanë publikuar mediat, Prokuroria ka dhënë detaje për mënyrën e ndalimit të “kokës” së këtij grupi, Bardhok Pllanajt. Sipas raporteve të prokurorisë, në momentin e kapjes së Pllanajt u ndaluan dy automjete dhe një furgon me targa të huaja.

“Në dalje të Velipojës, shërbimet e policisë kontrolluan edhe automjetin tip furgon ‘’Ford tranzit’’ me targë 03D26665, drejtuar nga Gjeto Çekaj, bashkë me të cilin udhëtonin edhe Përparim Rraja e Bardhok Pllanaj. Gjatë kontrollit dyshemeja ishte me pluhur rëre, në gomën rezervë u gjetën 4 rrota natribani të pahapura, 2 të përdorura dhe 5 palë doreza, 3 tuba qeseje të tejdukshme për paketime si dhe në xhep të derës u gjetën 3 palë doreza”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Mësohet se Pllanaj, Çekaj dhe Rraja kanë pohuar se u gjendën në atë vend pasi kishin punë personale.

Pra, një kryebashkiak i akuzuar nga politika për trafik droge, i jep me qira një personi të hetuar po për trafik droge një sipërfaqe prone publike. Të jetë rastësi e gjitha kjo histori? Aq më tepër kur, mbiemri i përfituesit lidhet me atë të një deputeti dhe të disa personave në burg apo të dyshuar për ngjarje të rënda kriminale?!

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

Kardashim Taip, na sill kalorifer kazanlari për Kushin e arsimit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com