• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kardashim Taip, na sill kalorifer kazanlari për Kushin e arsimit

14:57 : 21/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, i ra fare shkurt. Shkollat mbyllen për tre ditë në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të ulëta. Pa iu dridhur fare qerpiku dha këtë lajmërim dhe u rehatua në zyrën komode ku sistemi i kondicionimit të lëshon afshin e ngrohtë nga poshtë-lart. Fëmijët dridhen në bankat e shkollës, ndërsa ndonjë ngrohëse qëndron sa për të ëndërruar se po e mposhtim të ftohtin.

Bashkitë dhe vetë Ministria e Arsimit janë përgjegjëse për infrastrukturën shkollore. Problemet më të mëdha në çdo shkollë të vendit janë sistemi i ngrohjes, mbipopullimi dhe higjena. Që të trija më së paku ofrojnë sëmundje të garantuar, ku fëmijët qëndrojnë frymë më frymë nga mungesa e klasave dhe pa higjenë ku edhe uji vjen me orar të kufizuar.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të mbyllur shkollat për tre ditë, më shumë ka shkaktuar panik se “kjameti” do të vijë. Lajmi po përhapet shpejt dhe tashmë ka një zgjidhje si shumë të tjera. Të thërrasim për ndihmë “Sulltanin”. Ai nuk kursehet, ai ia di hallet Pashait të propagandës. Dhuroi shtëpi dhe jo më ca kaldaja apo ngrohëse që të paktën tu heqë ftohmën fëmijëve nëpër shkolla.

Lypja faqen pa nxi, por pa gjë nuk të le. Është koha që vetë Kushi të lidhet me ministrin e arsimit Ziya Selçuk në Turqi dhe ti qajë hallin: “Abi Zija, kjamet Arnautlluk, kalorifer kazanları”. Kaq di ta thotë e në mos Abi Zija, “Sulltani” nuk do na lerë të ngrijmë në të ftohtë. Po do jetë edhe bukur në shfaqje ku vetë Kushi bashkë me Pashain do i presin në Rinas kaldajat e ngrohjes duke falenderuar me dorën në zemër vëllezërit turq që do na gjenden edhe në këto ditë të ftohta. Edhe haraçi dihet kush do të jetë. Do i kërkojnë Pashait që të sekterosin “Qafir Gylenxhenjtë” nga vendi ynë. Edhe këtë situatë Pashai di ta shmangë, evet-evet do të thotë.

Lexo edhe:

Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit

Skandali me diplomat, Qëndresa Qytetare thirrje për hetim të plotë të zyrtarëve të MAS

U desh një i ftohtë normal, që ka kohën e tij në dimër që qeveria të urdhëronte mbylljen e shkollave. Nëse do i besonim propagandës që shfaqet, fëmijët nëpër klasa duhet të heqin xhupat e trashë, sepse do “plasin nga vapa”, të akomodohen na bankat e reja dhe dhe të ikin të lumtur në shtëpi duke shkelur në rrugët e shtruara dhe nën kujdesin e policëve bashkiake që të buzëqeshur u urojnë nxënësve mirëupafshim.

Në Tiranë Kushi dhe Lali Eri nuk lenë gardh shkolle pa i vënë syrin e kamerave, por mjaftuan ca fallxhore të hershme që “Plakat” këtë vit do vijnë më shpejt që Kushi të lëshonte kushtrimin dhe vendosur kyçin shkollave në vend. Është ftohtë rri në shtëpi, është nxehtë rri në shtëpi. Kur është pranverë dhe vjeshtë bëjmë selfi dhe mburremi për “arsimin cilësor” dhe komod. Kalorifer kazanlarin mos e harro ministre.

Etiketa: evis kushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit

18:15 : 09/05/2025
AKTUALITET

Skandali me diplomat, Qëndresa Qytetare thirrje për hetim të plotë të zyrtarëve të MAS

21:32 : 25/09/2024
AKTUALITET

Zhupa: Zullumi në arsim që trashëgoi Kushi, renditi Shqipërinë të fundit në Europë

22:57 : 25/06/2024
AKTUALITET

Të fundit në botë për Arsimin/ Dështimi ka një emër dhe disa fytyra

15:02 : 20/06/2024
AKTUALITET

Shkolla të pabanueshme në Përrenjas, mësimi bëhet në lokale. Restaurimi mbetet premtim

16:05 : 16/09/2023
AKTUALITET

Valë dorëheqjesh në Ministrinë e Arsimit pas ndryshimit të ministreve

16:57 : 09/09/2023
Para

Partizani prezanton blerjen e re

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com