• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përjashtimi i 4 deputetëve, ja si Rama i shkoi në ndihmë Bashës

08:14 : 18/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Për herë të dytë brenda pak ditësh, Lulzim Bashës i është dashur ndihma e Edi Ramës për konfliktin e brendshëm në Partinë Demokratike. Nëse herën e parë thirri policinë në një moment kaosi dhe dhune në selinë e PD-së, kësaj radhe i duhet një firmë e Lindita Nikollës për të përjashtuar 4 deputetë nga grupi parlamentar i PD-së. Duket se edhe kësaj radhe, përgjigjia e Ramës do të jetë pozitive.

Kërkesa e grupit parlamentar të PD-së është për përjashtimin e deputetëve Flamur Noka, Luan Baçi, Albana Vokshi dhe Edmond Spaho.

Por mbështetësit e Berishës e kundërshtuan fort propozimin e Lulzim Bashës. Për rreth një orë salla e parlamentit u shndërrua në arenë debati brenda Partisë Demokratike, ndërsa të vetët i përsërisnin Bashës epitetin e vendosur nga Berisha në Foltore, që e ka pagëzuar me emrin “Lulzim Brava”.

“Zonja kryetare nuk e kisha menduar që Lulzim brava do të më përjashtonte. Tani pres që të më caktojnë edhe internimin, ndoshta në Grabjan të Lushnjes. Nuk më përjashton dot mua njeri nga grupi parlamentar i PD. Unë kam hyrë kur tërhiqnim me zinxhirë bustin e Leninit, ai ka ardhur direkt ministër. S’më përjashton dot ai që futi kriminelë në PD” tha Edmond Spaho.

Menjëherë pas tij u ngrit Tritan Shehu e me radhë Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Belind Këlliçi. Kërkesa e tyre iu drejtua Lindita Nikollë, sepse në tryezën e kryeparlamentares kanë ardhur dy shkresa. E para ka qenë ajo e Komisionit të Rithemelimit që e njofton për shkarkimin e të gjitha strukturave të PD-së, që nga Basha e me radhë të tjerët, sipas vendimit që mori Kuvendi Kombëtar në 11 Dhjetor.

Lexo edhe:

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

E dyta është shkresa nga grupi parlamentar i PD-së që kërkon shkarkimin e 4 deputetëve.

“Po fillojmë keq, me dokumente qe nuk janë reale, që janë nul. Jeni në dijeni të ndryshimeve që janë bërë. Mos paraqisni dokumente që nuk i përshtaten realitetit” tha ndër të tjera Tritan Shehu.

Kurse Oerd Bylykbashi i kujtoi kryeparlamentares që rregullorja e Kuvendit përcakton që janë deputetët ata që e formojnë Grupin Parlamentar dhe jo partitë.

“Jemi deputetë të PD. Ju ftoj juve dhe kolegëve të mi që ta refuzojnë shkeljen e Kushtetutës, duke kufizuar tagrat përfaqësues të deputetëve” tha Bylykbashi.

Flamur Noka shkoi më tej. Ai foli për një marrëveshje mes Bashës dhe kryeministrit Rama që “të trajtohen në mënyrë specifike me dashuri” në parlament, ndërsa denoncoi leximin që Lindita Nikolla po i bënte rregullores.

“Keni marrë urdhër nga kreu i regjimit, që shoqata e bravave, të trajtohet në mënyrë specifike dhe me dashuri të veçantë nga ana juaj. Pa shoqatën jeni të mbaruar. I duhet kreut të regjimit një shoqatë të bravave. Mendoni se do të shuani zërin opozitar. Deputetët nuk janë peng, pavarësisht se ju keni marrë kreun e shoqatës së bravave peng” tha Noka.

Por Lindita Nikolla duket se do ta pranojë përjashtimin e deputetëve dhe zëvëndësimin e tyre në komisionet parlamentare.

“Grupet janë konstituuar në Kuvend. Unë sot bëra atë që më thotë rregullorja. Atë që grupi i PD më ka përcjellë” tha Nikolla.

Pikërisht në këtë moment, ka ndërhyrë Taulant Balla. Për t’i hedhur benzinë zjarrit, Balla kujtoi edhe përjashtime të tjera në PD, si Spartak Ngjela apo Gilman Bakalli në të shkuarën.

“E drejta e një grupi parlamentar për të përjashtuar dikë është ekskluzive. Jam besimplotë që brenda grupit të PD ka një rregullore. Po flas si një deputet. Nuk ekziston koncepti i pezullimit. O je o s’je në një grup. Do i kërkoja grupit të PD që këtë ta adresojë në një seancë pasardhëse”, u shpreh Balla.

Ndërhyrja e Ballës ka acaruar menjëherë Flamur Nokën, që është një nga deputetët që përjashtohen. Menjëherë ai ka vënë në dukje se mes grupimit të Bashës dhe socialistëve në pushtet ka një bashkëpunim në prapaskenë.

“Taulant balla nuk mund të flasë në emër të grupit të Partisë Demokratike. Në rast se pengu autorizon Taulant Ballën të bëjë zëdhënësin e PD nuk mund të pranohet. Balla të vazhdojë me grupin e tij, por zëdhënësin e shoqatës së bravave mund ta bëjë sa të dojë, por jo të përmendë PD dhe grupin parlamentar të PD”, tha Flamur Noka.

Pas ndërhyrjes së Taulant Ballës e mori fjalën Enkelejd Alibeaj. I sapozgjedhur si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj tha se PD do t’i zgjidhë vetë problemet e saj.

“Ne i kemi ca probleme. Ne e kemi maturinë, qetësinë, kemi pjekurinë politike edhe për vështirësinë që po kalojmë që ti zgjidhim në familjen tonë. Njerëzit të cilët kanë aftësinë politike për të hequr nga qafa e tyre gurin e rëndë, për të folur me shqiptarët, këtu në parlamentin që kjo maxhoranca ua vodhi” u shpreh Alibeaj.

Në sallën e kuvendit, deputetët e tjerë të Partisë Demokratike kanë heshtur për përjashtimet. As Lulzim Basha nuk ka folur, megjithëse deputetët e tij iu referuan si “Lulzim Brava”. Sali Berisha nuk u paraqit në seancë, ku ra në sy edhe mungesa e Alfred Rushajt, ish kryetar i grupit parlamentar, që dha dorëheqjen pak ditë më parë./Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026
AKTUALITET

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026
AKTUALITET

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026
Para

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, 229 prona mund të preken nga ndërtimi

TË GJITHA

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom