Aksident në Vlorë, plagoset një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, në rrugën e re, ku janë përplasur dy mjete, e për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 persona.

Mësohet se një grua dhe një djalë i ri kanë mbetur të plagosur nga aksidenti.

Paraprakisht dyshohet se një automjet tip Honda  me drejtues një të ri ishte duke bërë garë me një automjet tjetër. Ka humbur  kontrollin nga shpejtësia është përplasur me një automjet tjetër tip Ford ku mbeti e plagosur një grua.

LEXO EDHE  Luan Hoti: Berisha dhe familja e tij të përfshirë në korrupsion, po nxjerrim PD nga gremina

Nuk dihet ende gjendja e të dy të plagosurve. Vijojnë hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.