Sefa: Ne që mbështesim Bashën jemi njerëz me karakter

Indrit Sefa, i emëruar së fundmi nga Lulzim Basha, si Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, u shpreh gjatë një debati në Vizion+, se ne që mbështesim Lulzim Bashën jemi njerëz me karakter.

Sefa tha se është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, në një moment që ka humbur qetësinë, kur Belind Këlliçi e pyeti sepse ishte afruar tani në strukturat drejtuese nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

LEXO EDHE  Goditi mjeken në spitalin e Shijakut, arrestohet 33-vjeçari

Ai ka mbrojtur linjën tashmë të njohur të Bashës dhe Bardhit, përfshi këtu edhe për protestën e 8 janarit, duke akuzuar demokratët që protestonin për dhunë. Madje, Sefa ka justifikuar edhe aktet e dhunës që u panë nga të gjithë, nga personat që qëndronin brenda selisë së PD ndaj protestuesve, si vetëmbrojtje.