Meridian Ramçaj “thumbon” banorët e “BBV”: Nuk përdor familjarët për të fituar pikë

Foto: Instagram

Ish-banori i “BBV”, Meridian Ramcaj iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të tij në “Instastory”.

“S’na ke treguar a je i martuar? Dhe gruan se ke bërë publike ta shihnin se ‘BBV’ na ka shpif”, shkroi dikush nga ndjekësit.

Meridiani nuk ka përtuar të ironizojë konkurrentët e “BBV”, ku sipas tij po përdorin familjarët për të fituar pikë.

LEXO EDHE  Ermal Fejzullahu blen vilën luksoze në një nga lagjet më të famshme në Prishtinë (FOTO)

“E kam treguar, por nuk paskeni qenë vigjilentë, jam futur në një format për Meridianin jo për të përdorur familjare të mi për të fituar pikë aq më tepër kur nuk duan aspak të jenë publikë, familja është e shenjtë”, shkroi Ramcaj.

Image