• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emigracioni i lartë, Shqipëria po “korr” pasojat e mungesës së investimeve në arsim dhe tek të rinjtë

08:08 : 14/01/2022
në AKTUALITET
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) vuri në dukje se, nëse nuk hartohen politika për të adresuar emigracionin dhe shkallën në rënie të lindjeve, me shumë gjasa popullsia shqiptare do të vazhdojë të bjerë.

“Emigracioni i të rinjve jo vetëm që redukton në mënyrë të pashmangshme dhe eksponenciale shkallën kombëtare të lindjeve, por edhe ka ndikuar negativisht në ekonomi, mekanizmat e kujdesit social dhe modelet familjare, si dhe ka penguar rritjen dhe zhvillimin ekonomik duke gërryer kapitalin shoqëror të vendit” thuhet në analizën për situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri.

Studimet që ka referuar UNICEF tregojnë se fëmijët dhe prindërit e shohin emigracionin si një zgjedhje pozitive. Vendimi i thuajse 60% të maturantëve për të studiuar jashtë vendit pasqyron jo vetëm vlerësimin që kanë lidhur me perspektivat e tyre ekonomike, por edhe sistemin arsimor kombëtar.

Gjatë periudhës 2015 – 2019, rritja e PBB-së në Shqipëri arriti një mesatare prej 3.26 për qind në vit, megjithatë, rritja e të ardhurave kombëtare nuk është përkthyer në përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, ose mbrojtjes sociale, dhe qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë investuar mjaftueshëm në shërbimet për fëmijë.

Lexo edhe:

Paqe Fiskale, skemat si mund të mundësohet pastrimi i parave

Shqipëria po zbrazet: emigracioni i të rinjve ul lindjet me 35%

Shpenzimet publike për arsimin arritën vetëm 3.4 për qind të PBB-së në Shqipëri në vitin 2020, që është më pak se mesatarja e OECD-së (5.4%) dhe BE-së.

Gjithashtu shpenzimet publike në Shëndetësi si përqindje e PBB-së arritën vetëm në 3.2 për qind në vitin 2020, ndërsa shpenzimet në shëndetësi si përqindje e shpenzimeve totale buxhetore ishin me ulje.

Shqipëria u rendit e fundit në indeksin Evropian për Shëndetin e Konsumatorit në vitin 2018, për shkak të alokimit të ulët shpërpjesëtimor të burimeve drejt kujdesit shëndetësor parësor (KSHP), veçanërisht për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Kombet e Bashkuara nëpërmjet UNICEF mendojnë se Shqipëria ka ende hapësira për të rritur të ardhurat e disponueshme për fëmijët, edhe në kontekstin e rënies së PBB-së për shkak të COVID-19.

Aktualisht, Shqipëria mbledh taksa të barasvlershme deri në rreth 27.3 për qind të PBB-së së saj kundrejt një mesatareje të vendeve të OECD-së prej 34 për qind. Sipas Kombeve të Bashkuara humbja e taksave nëpërmjet tregut informal të punës është një tjetër fushë e reformës fiskale që mund të përdoret për përfitime direkte të familjeve, ashtu si dhe rikuperimi i fondeve të humbura nga korrupsioni dhe keq menaxhimi.

Modelet e zhvillimit të një vendi nuk do të mund të zbatohen nëse qeveria nuk investon tek grupet më të reja të popullsisë për ti arsimuar për tiu siguruar një ambient që të rriten të shëndetshëm.

Studimi i UNICEF referon se, ekzistojnë pak informacione rreth statusit të shëndetit mendor të popullsisë, sidomos tek adoleshentët. Megjithatë, rritja vjetore në 60 për qind (nga 2016– 2017) e grupmoshës 0–14 vjeç, që kryen vizita të shëndetit mendor në poliklinikat e bashkive, dhe rritja në 89 për qind e vizitave spitalore për 0–24 vjeçarët, e kombinuar me një shkallë të lartë vetëvrasjeje prej 6.03 për 100,000 persona nga popullsia e grup moshës 10–24 vjet, duhet të shërbejë si alarm për adresuar situatën menjëherë, këshillon UNICEF.

/Monitor/

Etiketa: emigracioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paqe Fiskale, skemat si mund të mundësohet pastrimi i parave

08:11 : 30/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria po zbrazet: emigracioni i të rinjve ul lindjet me 35%

08:24 : 06/05/2026
AKTUALITET

Toka, apartamente, dyqane/ Si Bufi i Roskovecit ‘justifikon’ mln euro pasuri me ‘emigracionin’ imagjinar

22:04 : 11/03/2026
AKTUALITET

Raporti i BERZH: Shqipëria po humb “trurin”, një e katërta e të arsimuarve janë larguar

14:57 : 27/01/2026
RAJONI

Greqia ndryshon rregullat e emigracionit: Zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi

08:34 : 18/01/2026
BOTA

Hunter Biden kritikon babanë e tij: Politika e imigracionit dhe tërheqja nga Afganistani janë dështime të dukshme

17:58 : 23/12/2025
Para

Industria shqiptare me marshin e “kërmillit”, kompanitë shqiptare 3 herë më pak produktive se Rajoni

TË GJITHA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom