• Kontakt
Tuesday, June 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni 400 mijë euro/ Ndërtuesi Gentian Sula në qendër të skandalit “Brezovica”

10:20 : 12/01/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Biznesmeni i njohur i ndërtimit në Shqipëri, Gentian Sula, gjendet i përfshirë në dosjen “Brezovica” të Prokurorisë së Kosovës, pas arrestimit të një ish-drejtuesi të Komunës së Strepcës, i dyshuar se ka pranuar para nga kompani të ndryshme në këmbim të lejeve të ndërtimit.

Sula, së bashku me analistin e njohur Veton Surroi, kanë në pronësi shoqërinë private “Stella Consulting” në Kosovë, e cila ka marrë leje për ndërtimin e një kompleksi vilash malore, si edhe të një rezidence hoteliere në zonën e Brezovicës.

Siç raportojnë mediat kosovare, ish-kryetari i Shtrepcës, Bratisllav Nikoliç, ka marrë rreth 210 mijë euro nga “Stella Consulting” për të pajisur kompaninë e Sulës dhe Surroit me leje mjedisore për vilat në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu, Nikoliç dyshohet gjithashtu se ka pranuar edhe 200 mijë euro të tjera nga e njëjta kompani ndërtuese, për ta pajisur me leje ndërtimi për një strukturë hoteliere po në zonën turistike të Brezovicës.

Lexo edhe:

No Content Available

Analisti Surroi mohoi publikisht që kompania ku është pronar dhe sidomos ai vetë të jetë përfshirë në veprime korruptive.

Megjithatë, Prokuroria e Kosovës duket se ka siguruar prova të mjaftueshme për korrupsionin e ish-zyrtarit Bratisllav Nikoliç, ndërkohë që nuk rezulton, të paktën publikisht, të ketë ngritur akuza për pronarët e “Stella Consulting”, Gentian Sula dhe Veton Surroi.

Kompania në Kosovë

Sipas portalit “biznese të hapura”, shoqëria “Stella Consulting” është krijuar në vitin 2008, me seli në Shterpcë.

Kompania është në pronësi 70 përqind të biznesmenit shqiptar, Gentian Sula, ndërsa 30 përqind në pronësi të Veton Surroit.

Shoqëria ‘Stella Consulting” ka një kapital fillestar prej 5 mijë euro, referuar të dhënave të portalit të specializuar kosovar.

Në foto: Të dhënat e shoqërisë “Stella Consulting” në Kosovë

Biznesmeni shqiptar nuk ka reaguar deri më tani për dyshimet e Prokurorisë së Kosovës.

Ndërsa Veton Surroi ka paraqitur disa shpjegime publikisht.

“Stella consulting”, aksionar i së cilës jam, NUK është marrë as me leje, as me ndërtim e as me çfarëdo akti tjetër ekzekutiv të projektit”, deklaron Surroi, i cituar nga mediat në Kosovës.

Sipas tij, “Stella consulting”, si investim i huaj me aksionar mazhoritar z.Gentian Sulon (mik imi dhe afarist i respektuar i Shqipërisë), i ka kontraktuar të gjitha veprimet e veta ekzekutive nëpërmjet një kontrate të pergjithshme me sistemin “çelësa në dorë”, përfshirë konsulencën paraprake tekniko-ligjore me një kompani tjetër të përzgjedhur në mënyrë të ligjshme midis disa kompanive dhe ka paguar çdo detyrim të ardhur nga kjo kontratë në mënyrë plotësisht të ligjshme dhe duke respektuar ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës”.

Por, ndërkohë, mediat kosovare, duke cituar burime nga prokuroria e Kosovës, deklarojnë se hetuesit kanë krijuar dyshime, bazuar në fakte, për përfshirjen e ish-zyrtarit Bratisllav Nikoliç në korrupsionin me lejet mjedisore, ku gjenden edhe procedurat në emrin e “Stella Consulting”.

Kush është Gentian Sula

Gentian Sula, pronari në maxhorancë i shoqërisë “Stella Consulting” është një prej biznesmenëve të njohur të ndërtimit në Shqipëri dhe një prej përfituesve të kontratave të rëndësishme me autoritetet publike.

Kompania e tij kryesore, “Agi Kons”, në vetëm dy vitet e fundit, ka arkëtuar rreth 21 miliardë lekë të vjetra nga punët publike, sipas të dhënave të “spending.datal.al”.

Pjesën më të madhe të parave i ka arkëtuar nga Bashkia e Tiranës dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Agi Kons” ka ndërtuar disa komplekse të mëdha banimi në Tiranë, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”.

Po ashtu, kompania “Agi Kons” e Gentian Sulës zotëron 86 përqind të kompanisë koncensionare “Z.M.A”, e cila menaxhon kontratën me bashkinë e kryeqytetit, të drejtuar nga Erion Veliaj, për “projektimi, financimi, ndërtimi, mobilimi, mirëmbajtja, mbikqyrja dhe kolaudimi i pesë objekteve arsimore në Zonën Tirana 1”.

Etiketa: gentian sula brezovice skandali boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Basha: Mbi rrënojat e së shkuarës do ngremë PD moderne dhe europiane

TË GJITHA

Dita e 24 e protestës, qytetari: Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!

19:53 : 23/06/2026

Rama e quajti “komandant leshi”, Artur Meçollari nxjerr dokumentin për Dritan Goxhajn

19:47 : 23/06/2026

Rrëshqitje dherash pas reshjeve, bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas

19:35 : 23/06/2026

Vendimi i Strasburgut/ “Pazari” në Tiranë për të kthyer në detyrë Gent Osmanin, ish-prokurorin “zar” të Geron Xhafaj

19:27 : 23/06/2026

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:16 : 23/06/2026

Mbeti në mes të detit me skaf, shpëtohet 46-vjeçari në Velipojë

19:10 : 23/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra përfundon në kanal. Një i plagosur

18:57 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibommarsbahis girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet giriştürk pornoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahisjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet