• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazeta greke: Edi Rama po forcon mbretërimin e tij, Berisha drejt krijimit të një partie të re

17:18 : 12/01/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Gazeta greke “Protothema” ka analizuar në një shkrim të sajin zhvillimet politike në Shqipëri, ku vëmendjen kryesore e merr përplasja që po ndodh në PD mes ish-Kryeministrit Sali Berisha, i mbështetur nga demokratët, dhe Lulzim Bashës, kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe referendumi i anëtarësisë më 18 dhjetor.

Media greke shkruan se Edi Rama po forcon mbretërimin e tij në Shqipëri, pas përplasjeve në Partinë Demokratike.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se është i vendosur të vazhdojë luftën e tij “të pamëshirshme” kundër kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, pas largimit të tij nga partia që ai themeloi në vitin 1990.

Përmbysja e Berishës – themelues dhe kryetar i PD-së prej 23 vitesh, dy herë kryeministër dhe president i Republikës – është rezultat i një konflikti të ashpër të brendshëm me kryesinë aktuale të partisë, e cila e konsideron atë një “peshë” pas sugjerimet e Shteteve të Bashkuara.

Pas një mbledhjeje maratonë të Kryesisë së thirrur nga Basha, Berisha dhe tetë zyrtarë të lartë, të cilët më parë kishin sfiduar legjitimitetin e Lulzim Bashës, u përjashtuan nga partia, duke privuar nga të drejtat edhe anëtarët e thjeshtë. Mes të përjashtuarve nga partia janë edhe ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka. Gjithashtu u hoqën edhe 20 deputetë që kishin dalë në krah të Berishës.

Lexo edhe:

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

“Prerja e kokës” e Berishës dhe mbështetësve të tij erdhi tre ditë pas demonstratave kundër Bashës, me incidente të rënda në selinë e partisë, kur mbështetësit e ish-kryeministrit tentuan t’a merrnin me dhunë. Për shkak të situatës së tensionuar policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë.

Ndonëse Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike në vitin 2013 me “bekimin” e paraardhësit të tij, Sali Berisha, marrëdhënia e tyre është acaruar rëndë së fundmi, pasi ish-kryeministri përkufizohet nga SHBA si një politikan “i korruptuar”.

Majin e kaluar, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken njoftoi ndalimin e udhëtimit të Sali Berishës dhe anëtarëve të familjes së tij, duke cituar informacione dhe akuza se ish-kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyrje publike dhe abuzim me pushtetin.

Pak para se opozita të kthehej në parlament në shtator, pas një mungese dy vjeçare, Lulzim Basha njoftoi largimin e Berishës, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe veprime që “minuan demokracinë në Shqipëri”. Themeluesi dhe kryetari i Partisë Demokratike për gati dy dekada, u përjashtua nga Grupi Parlamentar, vendim që u pasua me reagimin e tij të ashpër.

Megjithatë, raportet e gazetave shqiptare flasin për “presion” të fortë që Basha ka marrë nga ambasada amerikane në Tiranë, për të vijuar me “prerjen e kokës” së njeriut që e pasoi në drejtimin e Partisë Demokratike.

Duke reaguar, në fillim të dhjetorit të kaluar, Berisha organizoi një votim brenda partisë për të larguar Bashën nga udhëheqja e partisë, me 4,934 vota nga një asamble delegatësh. Asambleja miratoi gjithashtu statutet e reja për shfuqizimin e përjashtimit të Berishës nga partia parlamentare.

“Protothema” shkruan edhe mbi mundësinë e një formacioni të ri politik në të djathtë me Sali Berishën në krye, gjë që do të përçante konservatorët në Shqipëri.

“Vlerësohet se deputetët dhe Berisha do të formojnë një parti tjetër pasi Lulzim Basha i ‘preu kokën’ ish-kryeministrit. Pritet që partia e re që do të formohet në qendrën e djathtë do të jetë më shumë në opozitë me Partinë Demokratike se sa vetë socialistët e kryeministrit Rama, i cili tashmë e ka forcuar ndjeshëm monarkinë e tij”, shkruan gazeta greke.

Lajme të lidhura

BOTA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025
SPORT

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025
BOTA

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025
SPORT

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025
Para

FOTO/ Goli kundër Brentford, Broja thyen tjetër rekord në Premier League

TË GJITHA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com