Pazari i Ramës në tregun e domateve, njësoj si pazari me kundërshtarët politikë

Nga Taulant Halili

Një ditë më parë shqiptarët panë një tjetër shfaqje të shpifur, lebetitëse e deri në të vjella, kur lideri suprem Edi Rama i parë, na tregoi në rrjetet sociale se si i veshur me tuta, pas një komunikimi live me demokratët për t’i shpëtuar këta nga ‘hallet’ e partisë, po blinte domate me urdhër të gruas.

Një ngjarje e shpifur, jo për pjesën që një kryeministër bën pazar, por për pjesën ku një hajdut kërkon të sillet si qytetar.

Vetë Edi Rama i parë, i dytë dhe i tretë (E për Bashën do kemi dhe të 4, 5, 6 e 7), duke shfrytëzuar deri në fund në mënyrën më tallëse të mundshme se si sot është katandisur opozita, të cilën ai prej 2017-s e lëviz si të dojë, kërkoi tu shiste qytetarëve një Shqipëri normale, ku krimi, droga, vrasjet, dhuna e përdhunimet lexohen vetëm në libra.

Nuk mund dhe nuk duhet të ishte pasur skenë më tallëse se ajo që ne të gjithë pamë dje, një kryeministër që shet mend para demokratëve dhe i fton këta të fundit në bashkim, në një qytetar gjoja të lirë që bën pazar i pashqetësuar, kur realiteti shqiptar oshëtin me të madhe, ku të rinjtë vështirë se i gjen më në këtë vend.

ndërkohë që të gjitha raportet e statistikat ndërkombëtare flasin për një braktisje totale të Sqhipërisë, ku të rinjtë i gjen me lupë (Pa asnjë ekzagjerim) ky kllloun tallës del dhe sillet në rrugë si Anxhela Merkel e Gjermanisë.

LEXO EDHE  Zëri i Amerikës: Ja çfarë ndodhi këtë të diel mes Berishës dhe Bashës

Një palaço i pamëshirmshëm, jo me demokratët, as me opozitën, por me shqiptarët, me të gjithë ata që e duan e nuk e duan, me të gjithë ata që ende sot vijojnë dhe jetojnë në këtë vend e që shpresojnë që ky vend i bekuar nga perëndia e mallkuar nga politikant mund të bëhet.

Dje pamë se si vota, besimi, apo dhe shitja e shpirtit të kthehet menjëherë në bumerang, për sa kohë që nuk ka më dinjitet, për sa kohë që ne para familjes e vetë moralit tonë vëmë partinë, e mbi të gjitha liderin.

Dje nuk pamë as më pak e as më shumë, por një komunist e bir komunisti që me propagandë na ka treguar 9 vite rresht armiqte e brëndshëm e të jashtëm, e na ka vjedhur e grabitur tërë kohën.

Dje pamë një kryeministër që blen, e ashtu me çmim domatesh ka blerë kundërshtarët  e tij politikë.

E nëse shqiptarët do të vijojnë të dëgjojnë të njëjtën tallava politike, ky gjysëmrealitet i hidhur ku afganët i sheh rrugëve si emigrantë politikë, shumë shpejt do t’i kthejë shqiptarët në azilantë e këta afganët e Ramës në autoktonë.