• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia “toleron” Gaz Bardhin. Nuk a arrestoi në flagrancë, megjithëse rrezikon 7 vjet burg

14:35 : 09/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht se e ka vendosur në procedim penal deputetin e Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, si i dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse…” dhe “Stërvitja për përdorimin e paligjshëm të lëndëve të rrezikshme…”, pas incidenteve të zhvilluar në selinë e partisë opozitare të Shtunën e javës që sapo përfundoi.

Për këto shkelje, Kodi Penal parashikon vetëm dënim me burgim.

Konkretisht, për veprën e parë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, ligji parashikon dënim nga një deri në 5 vjet.

Ndërsa për veprën e dytë, “Stërvitja për përdorimin e paligjshëm të lëndëve të rrezikshme”, Kodi Penal parashikon një dënim më të rëndë, nga 2 deri në 7 vjet burgim.

Lexo edhe:

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

Në foto: Kodi Penal, neni 282 dhe 282/b, të cilat Policia Gjyqësore ia atribuon deputetit Gazmend Bardhi
Në foto: Kodi Penal, neni 282 dhe 282/b, të cilat Policia Gjyqësore ia atribuon deputetit Gazmend Bardhi

Kodi i Procedurës Penale, në nenin 251 të tij, parashikon detyrimin e Policisë Gjyqësore për kryerjen e arrestimit të personave që kryejnë vepra penale me dashje dhe që kanë një maksimum dënimi me burgim nga 5 vjet e lart.

“Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore kryejnë detyrimisht arrestimin e cilitdo që kapet nëflagrancë për një krim me dashje, të kryer ose të mbetur në tentativë, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se pesë vjet”.

Në foto: Neni 251 i Kodit të Procedurës Penale parashikon detyrimin e Policisë Gjyqësore për arrestimin e çdo personi të dyshuar për vepra penale me burgim jo më të ulët në maksimum se 5 vjet

Në rastin e deputetëve, Kushtetuta parashikon një mbrojtje të posaçme për deputetët nga arrestimi (imunitetin), ku kërkohet autorizimi nga Parlamenti kur Prokuroria kompetente kërkon autorizim për arrestim.

Megjithatë, ka një përjashtim në rastin e flagrancës.

Neni 73 i Kushtetutës parashikon se: “Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës”.

Kushtetuta, neni 73, pika 2, parashikon rastet e arrestimit në flagrancë të Deputetit

Në rastin konkret, veprimet e Policisë Gjyqësore janë kryer në kushtet e flagrancës, pasi hetuesit zhvilluan veprimet hetimore gjatë kryerjes së veprës penale dhe i vijuan edhe më pas, pa shkëputje.

Nga veprimet e kryera në situatën e flagrancës, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë krijuar dyshimet se deputeti Gazmend Bardhi ka kryer veprat penale, për të cilat parashikohet një dënim me maksikum më të madh se 5 vjet burgim.

Kushtetuta, siç u citua më lart, lejon arrestimin e deputetit në flagrancë, pa marrë më parë autorizimin e Parlamentit.

Ndaj, e gjithë analiza ligjore të çon në përfundimin se Policia e ka toleruar deputetin Gazmend Bardhi, ndërkohë që ka pasur detyrimin për ta arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale.

Më pas, sipas përcaktimeve kushtetuese, vijohej me kërkesën për autorizim nga Parlamenti të dorëzuar nga Prokuroria kompetente (SPAK), dhe ligjvënësit, brenda 48 orëve, duhet të shprehen me votë nëse miratojnë zgjatjen e burgosjes apo lirimin e menjëhershëm.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025
AKTUALITET

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025
AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025
AKTUALITET

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025
Para

Në Kosovë në të zezë, në Serbi me adresë të pasivizuar

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com