Përplasjet në PD, Rama: Vendi nuk ka opozitë, Prokuroria të hetojë cilindo

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjet në selinë e PD, ndërsa u shpreh se politika nuk është një luftë që bëhet me çekiç dhe me fikse zjarri, sikundër ndodhi dje, kur njerëzve iu hodh në sy.

Në atë që e konsideroi si bashkëbisedim me demokratët, Rama tha se në njërën anë kishim portat e hekur, llamarina e fikse zjarri dhe në anën tjetër kishim ata që donin të merrnin selinë me çekiç e vare.

“Kjo ndodhi sepse asnjë nga palët nuk njeh institucionet, nuk njeh votën, dhe secila palë pretendon se ka shumicën”, tha Rama.

“Ky vend nuk ka opozitë sot sepse ka kohë, jo nga ngjarja e djeshme. Ajo që është shfaqur para nesh, nuk është opozitë e kam thënë me kohë e me vakt. Ajo që sfidon fizikisht është e destinuar të dështojë.
.
Kanë përdorur të njëjtat mjete, ishin të rrethuar dje brenda dhe unë e besoj që kaluan kohëra të vështira por uroj që të mendojnë dhe sa orë të vështira kanë kaluar demokratët e thjeshtë, që kanë shumë vite në atë godinë.

LEXO EDHE  Gjekmarkaj: Nëse ndërhyrja e policisë do vinte 5 minuta më vonë, në PD do të kishte arkivole

Policia ka mbajtur një standard sepse nuk ka ndërhyrë kur njerëzit po shqyenin dyert e godinën. Po luhet me jetën e njerëzve, këta udheheqës të papërgjegjshëm, pa pikën e turpit dhe policia ishte aty, patjetër.

Kur e mendon s´di ç´të bëjë njeriu, edhe kur e ka detyrën, në këto kushte të ulëta e provokative. Masat janë marrë për të dyja palët nga Prokuroria dhe kush është përfshirë në dhunim do hetohet.

Nuk përdoret asgjë për mbrojtje, kur përvëluan njerëzit nga sytë me fikëse zjarri e i çuan në spital. Puna ime është të them që nuk mbrohet kështu demokracia. Dy palë mish për top nga dy kufoma që vinin vërdallë brenda dhe jashtë godinës, me karvane mesjetare.

Luftës ndaj regjimit, ndaj cilit? Unë nuk mbroj kaq shumë Lulin tim, as për Saliun tënd.

Janë pengmarrës të demokratëve, dhe skemës demokratike të Shqipërisë. Ufff, dikur ziheshin kushërinjtë, sot zihen të dy se kush është shërbëtori im”, ironizoi Rama.