Urgjenca e Lezhës ka pasur një fluks të lartë këto ditë nga persona, të cilët paraqiten me komplikacione si pasojë e Covid-19 apo mutacioneve të tij.
Mjeku i urgjencës së Lezhës, Martin Marku bën me dije se simptomat më të shpeshta janë shenjat e gripit të zakonshëm por edhe të Omicron. Gjithashtu ai i bën apel qytetarëve që fillimisht të marrin medikamente të lehta apo mund të drejtohen edhe tek mjeku i familjes për simptoma që mund të trajtohen edhe në shtëpi për të shmangur fluksin e lartë në urgjencë.
Mjekët apelojnë gjithashtu që të kenë kujdes të shmangin grumbullimet e panevojshme dhe të përdoret maska në ambiente të mbyllura.