Partizani i bën dalje Mustës, largimi një hap pranë

Foto: Partizani.al

Emiljano Musta nuk është më në planet e Partizanit. “Panorama Sport” raporton se drejtuesit e kuq i kanë kërkuar prishjen e kontratës mbrojtësit të majtë, por nuk kanë gjetur konsensus, për më tepër që marrëveshja është në fuqi deri në qershor të vitit 2023.

LEXO EDHE  Kombëtarja U-17 nis të hënën grumbullimin e parë për vitin 2022

Në këto kushte, klubi ka vendosur që të çojë elbasanasin të stërvitet me ekipin U-21, duke qenë tashmë jashtë planeve të skuadrës së parë.

Në vend të Mustës, Partizani ka afruar brazilianin Fernandinjo, i cili ka luajtur së fundmi në Maqedoni.