31 vjetori i themelimit të PD dega Berat/ Ish-kryetari: Sot duhet të ishim të bashkuar, e jo të dhunoheshim para selisë

Ish-kryetari i PD në Berat Arenc Berati k uruar 31 vjetorin e themelimit të Partisë demokratike në qytetin e tij.

Berati shkruan se sot 31 vite më pas kur demokratët duhet të ishin mbrojtur nga ata që i drejtojnë dje u dhunuan para selisë nga drejtuesit por dhe forca në ustet.

Potimi i Beratit:

Gezuar 31 vjet PD Dega Berat!!✌️✌️

Sot u mbushen 31 vjet nga themelimi i Partise Demokratike Dega Berat dhe sot ndihemi krenar  qe aspirojme si pjese e saj .

Ndihemi te tille pasi pluralizmi politik ne Shqiperi , per te cilen aspiruan figura te shquara te Kombit ne dekana me radhe , ne 09.01.1991 trokiti edhe ne Beratin e vlerave unikale kombetare .

Sot per here te pare ne keto 31 vite nuk mblidhemi sebashku. Sot me shume se kurre kur kishin nevoje te ishim te bashkuar , ndihemi te vetmuar, te anatemuar, te fyer  te plagosur te dhunuar , te gjakosur ,  jo nga diktatoret qe jane ne pushtet , por nga vetvetja.

E paimagjinueshme nuk gjen fjale ta pershkruash dhimbjen qe ndjen !

Kjo politike nuk eshte as humane , as europiane as integruese , por perkundrazi eshte politike revanshiste , tradhetare qe te kujtojne  persekucionet e viteve 45-46. Demokratet   u dhunua u fyen u poshterruan nga ata qe duhet ti mbrojne , nga ata qe duhet ti drejtojne dhe nga ata qe i kane nje borxh te madh , dinjitetin e neperkembur gjate ketyre viteve te opozites

Ne kete dite feste  me gjithe dhimbjen qe ndje per situaten e paprecedent.

 Uroj  gjithe demokratet  e Beratit

“Gezuar festen e themelimit te PD Dega Berat!”

I bej  apel politikes qendrore dhe lokale te PD,  te shikojne drejte ceshtjen qe po na shkaterron dhe mos te shembin pluralizmin qe me aq shume kosto u vendos nga parardhesit tane te cileve u ka kushtuar  dhe jeten.

                                                           GEZUAR PD BERAT✌️✌️✌️✌️

LEXO EDHE  Vendimi i KPK, gjyqtarja e Beratit konfirmohet në detyrë