Në tarracën e selisë së Partisë Demokratike janë instaluar mjetet e fonisë, me anë të cilave mund ti bëhet thirrje protestuesve.
Komisioni i Rithemelimit ka thirrur një protestë para selisë, në orën 12:00, ku u ka kërkuar mbështetësve të tij që të nxjerrin nga zyra kreun e partisë, Lulzim Basha, në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor dhe të referendumit.
Nga ana tjetër, oborri i selisë është mbushur me makina të parkuara, një strategji kjo për të shmangur grumbullimet.