Conte zbulon: Ja pse nuk dua një kontratë të gjatë te Tottenham

Foto: Getty Images

Strategji apo sinqeritet fshihet pas fjalëve të Antonio Contes lidhur me të ardhmen e tij te Tottenham? Duke folur në vigjilje të sfidës në FA Cup ndaj Morecambe, trajneri italian u pyet për mundësinë e rinovimit të kontratës dhe qëndrimit te Spursat por ai zbuloi se nuk preferon një kontratë të gjatë me ekipin anglez.

“Kam nënshkruar kontratë për këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm. Është një vendim që kemi marrë së bashku, me klubin. Nuk kam nevojë për një kontratë afatgjatë për të qenë i sigurt se jam duke punuar për një klub. Klubi duhet të vlerësojë punën time dhe më pas të vazhdojë kontratën time, por vetëm nëse tregoj se e meritoj ndaj nuk jam një trajner që dua një kontratë të gjatë”.

Ish trajneri i Interit në fakt qëndroi 2 vite te zikaltërit dhe vitin e fundit të kontratës ai vendosi të largohej duke ia lënë vendin Inzaghit ndaj dhe sot ai shpjegoi se pse nuk firmos për shumë vite.

LEXO EDHE  VIDEO/ Përplasje e frikshme për Sarri-n, fluturojnë edhe syzet

“Mendoj se nuk është e drejtë të firmos për shumë vite, sepse e di që jam një top menaxher me një rrogë të madhe për klubin. Vendosa të nënshkruaj këtë kontratë për të dhënë mendimin tim dhe vizionin tim. Është një kontratë afatshkurtër, më ka mbetur vetëm një vit, por ky nuk është problem për mua. Tottenham duhet të jetë 100%, madje 120%, i sigurt për të vazhduar punën me mua”, deklaroi Conte.

Në fakt gjithmonë ai kërkon garanci të mëdha nga klubet dhe ashtu siç iku nga Juve bashke me Interin sepse i munguan investimet dhe blerjet që kërkonte, ndoshta mund të ndodhë edhe te Tottenham.