Dy seanca stërvitore në ditë, Brdaric “shtrydh” lojtarët e Vllaznisë

Foto: Kf Vllaznia

Vllaznia ndodhet në Ulqin, aty ku po zhvillon një mini-fazë përgatitore. Lojtarët e ekipit shkodran janë vënë nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdariç për të marrë ngarkesën e duhur.

Sot stafi teknik ka zhvilluar dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite. Siç lajmëron klubi shkodran, atmosfera në ekip është mjaft pozitive. Në postimin e bërë në faqen zyrtare shkruhej:

LEXO EDHE  Trajneri i Southampton i prerë për të ardhmen e Brojës, ja çfarë deklaron Ralph Hasenhuttl

“Vllaznia ka vijuar sot me programin e saj stërvitor në ditën e dytë të përgatitjeve që po zhvillon në Ulqin. Stafi teknik ka zhvilluar dy seanca, një paradreke dhe një pasdreke dhe gjithçka shkoi mirë sa i takon marrjes së ngarkesave fizike nga lojtarët dhe po ashtu edhe në aspektin teknik dhe taktik”.