• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirana me pagat më të larta, Lezha më të ulëtat

07:51 : 05/01/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Gjatë vitit pandemik 2020, Tirana ofroi nivelin më të lartë të pagave në rang vendi, ndërsa Lezha më të ulëtat, raportoi INSTAT në një botim të fundit për statistikat rajonale.

Paga mesatare mujore në Shqipëri, në vitin 2020, ishte 53.662 lekë. Qarku i Tiranës ka pagën mesatare mujore më të lartë, (60.857 lekë), ndërsa qarqet Lezhë dhe Shkodër kanë pagën më të ulët (afërsisht 42.728 lekë dhe 43.213 lekë).

Krahasuar me mesataren mujore në nivel kombëtar, Qarku i Tiranës ka pagën mesatare mujore më të lartë me 13,4%, ndërsa Qarku i Lezhës ka pagën më të ulët 20,4%.

Referuar të dhënave sipas gjinisë, gjatë vitit 2020, meshkujt kanë pagën më të lartë në Qarkun e Tiranës (62.986 lekë) dhe më të ulët në Qarkun e Lezhës (42.349 lekë), po ashtu dhe femrat kanë pagën më të lartë në Qarkun e Tiranës (58.309 lekë) dhe më të ulët në qarkun e Lezhës (43.175 lekë).

Në Qarkun e Durrësit, meshkujt paguhen më shumë se femrat me rreth 13,9%, ndërsa në Qarkun e Elbasanit meshkujt paguhen më pak se femrat me -5%.

Lexo edhe:

Sistemi sekret me të cilin Hamasi paguan rrogat e administratës

Tatimet vendosin paga referencë për turizmin, rroga e kamerierit jo më pak se 70 mijë lekë

Qarku i Gjirokastër ka rritjen më të madhe të pagave me 4,8% më 2020 dhe Qarku i Fierit ka një ulje me 2,6%. Pagat u rriten me rreth 4% edhe në qarkun e Shkodrës, Lezhës me 3,2 ndërsa qarqet e tjera kishin rritje 2 deri në 3%.

Studimet mbi pagën mesatare mujore bruto tregojnë se veprimtaritë financiare dhe të sigurimit kanë paga më të larta se sektorët e tjerë. Ky sektor ka pagat më të larta në Qarkun e Tiranës dhe më të ulëta në qarkun e Dibrës.

Ndërsa pagat më të ulëta janë në sektorin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Në këtë sektor pagat më të ulëta janë në qarkun Tiranë dhe më të larta në Qarkun Shkodër.

Karakteristikat rajonale të pagave kanë ngjashmëri me karakteristikat e tregut të punës.

Shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në Qarkun e Gjirokastrës (69,0 %), ndjekur nga Qarku i Korçës (61,0%). Shkalla më e ulët regjistrohet nëQarkun e Lezhës (33,7 %) dhe të Dibrës (44,7 %).

Gjatë periudhës 2018-2020, rritja më e lartë e shkallës së punësimit është regjistruar në Qarkun e Gjirokastrës, me 6,0 pikë përqindje, ndërsa ulja më e madhe është regjistruar në Lezhë (-8,0 pikë përqindje).

Rritja e shkallës së punësimit gjatë kësaj periudhe si për meshkujt ashtu edhe për femrat është më e lartë në qarkun e Gjirokastrës (+6,6 dhe +5,4 pp respektivisht).

Ulja më e lartë e këtij treguesi është regjistruar në Berat për meshkujt (-8,2 pp) dhe në Lezhë për femrat (-8,2 pp).

/Monitor.al/

Etiketa: pagat

Lajme të lidhura

BOTA

Sistemi sekret me të cilin Hamasi paguan rrogat e administratës

19:35 : 06/08/2025
AKTUALITET

Tatimet vendosin paga referencë për turizmin, rroga e kamerierit jo më pak se 70 mijë lekë

21:38 : 13/06/2025
AKTUALITET

Rama i sulmoi, GJK si përmend as emrin: E papranueshme cenimi i autoritetit tonë

14:47 : 12/06/2025
AKTUALITET

Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares

08:41 : 12/06/2025
AKTUALITET

Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muaj

08:12 : 07/05/2025
AKTUALITET

BB: Shqipërisë i duhen 20 vite për t’u klasifikuar në grupin e vendeve me të ardhura të larta

07:59 : 25/04/2025
Para

Që nga 1 janari, këmbimet valutore duhet të raportohen çdo ditë në Bankën e Shqipërisë

TË GJITHA

Mashtroi një qytetare, shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë

10:35 : 10/09/2025

Kishte mbjellë drogë në pronë publike në Malësi të Madhe, arrestohet 54-vjeçari

10:27 : 10/09/2025

Nga d*oga te arratisja nga burgu, 6 të arrestuar në Fier

10:24 : 10/09/2025

UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë

10:17 : 10/09/2025

Dronët rus mbi Poloni, Tusk: Moska provokim të madh

10:16 : 10/09/2025

Atentati ndaj Agustin Kazës në Belgjikë, publikohet FOTO e vras*sit të dyshuar

10:11 : 10/09/2025

SPAK cakton masën ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu, oficerët e BKH-së i kontrollojnë zyrën

09:49 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com