• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gëzuar Prasin e Ri o Populli im fluturak

10:27 : 05/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Edmond Tupja

I dashur, i shtrenjtë, i vyer e i çmuar Populli im partidashës e qeveridashës i jashtëzakonshëm! Ja, sapo trokiti dhe na erdhi viti 2022 dhe unë, me respektin, përulësinë, nderimin, admirimin dhe adhurimin më madhështor që kam për Ty, marr guximin të të uroj me gjithë mendje, zemër e shpirt pikërisht Gëzuar Prasin e Ri!

Oh, mos u indinjo, mos u zemëro, mos u skandalizo nga ky urim i sinqertë që po formuloj sinqerisht duke u mbështeur pa pikë ngurrimi në sinqeritetin tim legjendar më të drejtpërdrejtë! Fajin dhe përgjegjësinë për këtë urim e ka dhe do ta ketë përjetësisht “Fjalori i  gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006) që, tek fjala “pras” apo “presh”, nuk e ka përmendur shprehjen popullore “të fluturosh me pras (apo presh) në…”, e cila të ka ty si shpikës e përdorues të saj, o Populli im! Të njëjtën vërejtje mund e duhet të bëj gjithashtu për “Fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2010), i cili, ç’është e vërteta, përmend disa shprehje popullore me këtë fjalë, por duke lënë në heshtje e në errësirë mrekullinë e të fluturuarit me pras apo presh në…!

Sidoqoftë, le t’i lëmë mënjanë konsideratat gjuhësore apo leksikografike, dhe të kthehemi tek urimi në fjalë: Ti ke shqiponjën si simbol të flamurit kombëtar dhe kjo jo më kot dhe aspak rastësisht. Pse kështu? Sepse ndër shekuj je përpjekur dhe ke luftuar për të fluturuar lart si një ndër popujt më të vjetër të njerëzimit! Mirëpo, fatkeqësisht, gjithmonë je rrëzuar në humnerë: pesë shekuj në humnerën osmane, gjysmë shekulli në humnerën enveriste dhe, së fundi, çerek shekulli në humnerën pseudodemokratike, ku spikatin tetë vitet e fundit nën drejtimin e një partie e të një qeverie të drejtuara nga kryeministri yt thuajse i përjetshëm Rama.

Me të drejtë ti, o Populli im, e meriton plotësisht të fluturosh sa më lart, por, historikisht nuk pate fat sidomos pas vendosjen së regjimit aktual, sepse, me sa duken bathët, nuk ke më mundësi të zgjedhësh një mjet fluturimi më të mirë se prasi apo preshi, quaje si të duash, pak rëndësi ka. Mirëpo, ja që fluturimi me “Air Albanian Pras/Presh” qenka zgjidhja më e mirë, madje ndoshta më ideale, por për këtë t’u desh, o Populli im, të bëje një kompromis të dhimbshëm: Shite shpirtin duke shitur votën dhe, si rrjedhojë e pashmangshme, e pe veten tek fluturoje me pras ose presh në… Ku? Po atje, pra, në by…rek! Falë këtij Pras/Preshi, bijat e bijtë e tu do të fluturojnë detyrimisht, masivisht, marrëzisht, por ama ligjërisht, drejt vendeve të Bashkimit Europian me t’u bërë Shqipëria pjesë e pandashme e me të drejta të barabarta e këtij të fundit, po sidomos e botës së globalizuar. E gëzofsh, pra, Prasin e Ri, o Populli im fluturak!

Lexo edhe:

Deklarata për autikët, Edmond Tupja: Çnjerëzore, Rama i vuri vulën përbindshmërisë së tij

“Gjuajta tim bir autik”, Edmond Tupja rrëfen pengun e tij

Falë këtij Prasi, Shqipëria do të zbrazet nga vetvetja, do të zvetënohet e do të përçudnohet, asaj do t’i humbë deri edhe emri, siç i humbi gjatë pesë shekujve nën thundrën e otomanëve, paraardhësve të Erdoganit, kur ajo thirrej me emrin Arnautistan. Veçse, meqë shqiptarët do të jenë shpërndarë si lepuj nëpër botë dhe meqë, siç thua ti, o Populli im, “nuk bëhet stan me lepuj”, në tokën arbërore do të vijnë njerëz kombësish të huaja falë globalizimit, njerëz që do t’i popullojnë viset pjellore që të përkisnin ty brez pas brezi, kështu që do të vijë një ditë (fatkeqësisht apo fatmirësisht? Le të themi fatkeqmirësisht!) që ti do të rrezikosh gjithçka, pak e nga pak, deri sa të harrohesh përfundimisht! E gëzofsh, pra, Prasin e Ri, o Populli im fluturak!

Megjithatë, falë këtij Prasi, emri yt do të mbetet madhërisht i gdhendur në kujtesën e njerëzimit si një popull magjik që fluturonte me pras në by…rek! Për të zbërthyer e kuptuar misterin e këtij fluturimi, tërë shkencëtarëve të botës së globalizuar do t’u duhet shumë kohë, veçanërisht për të përcaktuar llojin e karburantit që do të kesh përdorur ti gjatë fluturimeve të tua. Ndoshta ndonjëri prej atyre, me siguri me prejardhje të largët iliro-shqiptare, mund të zbulojë se për ç’lloj karburanti bëhej fjalë nëse diku mëson se gjella e parapëlqyer e paraardhësve të tu, o Populli im fluturak, por edhe e shqiptarëve të sotëm, kanë qenë prej qindra shekujsh dhe vazhdojnë të jenë… të jenë…, të jenë fa…, fa… fasulet! Çka mund ta vërtetojnë deri diku edhe shprehjet shqipe “shes pordhë”, “i pret pordha më shumë se kordha”, “sillet si pordha nëpër brekë”, etj., etj., të vlefshme gjithashtu për pushtetarët e qeveritarët e tu aktualë, pa harruar faktin se epiteti yt i ardhshëm, pra, termi “fluturak”, paraqitet i tillë që po t’i heqësh dy shkronjat e para, përftohet fjala “uturak”, e cila, duam apo nuk duam, na kujton mrekullisht fjalën e parfumuar “oturak”. Sidoqoftë, në mënyrë që fluturimi yt të bëhet pa të papritura, madje të bëhet sa më i këndshëm, pushtetarët e qeveritarët e tu do të kujdesen me dhembshuri e dashuri të veçantë që ti të pajisesh me një sasi të bollshme vazeline supercilësore me synimin humanist që edhe by…reku yt të ndihet i lumtur!

E gëzofsh, pra, Prasin e Ri, o Populli im fluturak!

Etiketa: Edmond Tupja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deklarata për autikët, Edmond Tupja: Çnjerëzore, Rama i vuri vulën përbindshmërisë së tij

19:45 : 22/04/2025
SHOW BIZ

“Gjuajta tim bir autik”, Edmond Tupja rrëfen pengun e tij

08:37 : 06/05/2024
AKTUALITET

Edmond Tupja: Pse nuk i them Ramës “zoti kryeministër”

18:05 : 08/11/2022
AKTUALITET

“I prekur nga sindroma “Hubris”/ Si e komenton Tupja sjelljen e Ramës tek ‘Prestige’

17:31 : 06/09/2022
AKTUALITET

‘Është e jona por do të mbetet gjithnjë e Jugosllavisë’/ Tupja zbulon planin si do të falej Kosova (VD)

16:46 : 21/10/2019
Para

Rama mbledh ministrat në ish-Bllok, çfarë pritet

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com