I ftuar në SYRI, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi ka folur për skadimin e afatit të 5 janarit për Lulzim Bashën, si dhe për lirimin e selisë së PD-së, pas shkarkimit në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit dhe Referendumit të 18 janarit.
Bumçi theksoi se që në krye të herës Lulzim Basha nuk ka respektuar asnjë vendim të institucioneve të partisë dhe se me veprimet e fundit po i shërben përveç vetes edhe Ramës.
Bumçi: Që në shtator kemi dy sjelle të qarta dhe 100% të kundërta. Kemi sjelljen e zotit Basha i cili nuk njeh asnjë institucion të PD-së që në shtator dhe e mori këtë vendim i vetëm. Ne i kërkuam të mbledhë institucionet, ai refuzoi dhe tha nuk e mbledh, kur ne filluam mbledhjen e formularëve tha nuk do njoh asnjë kuvend, pra kishim një sjellje institucionale për ta zgjidhur konfliktin me rregulla dhe në mënyrë të qytetëruar brenda PD-së dhe kjo është mënyra që zgjodhi lëvizja e Foltores duke mbledhur mbështetjen e delegatëve dhe mblodhëm në fillim 4200 firma që u depozituan në PD dhe u lexuan emrat e me zërin e tyre, njerëzit ishin fizikisht aty të identifikueshëm nga çdo degë e PD-së, nga ana tjetër një sjellje jo-politike që nuk donte asnjë zgjidhje, bëmë dhe një përpjekje nga ana e zotit Paloka që të kishte një tryezë me njerëz nga zoti Basha dhe zoti Berisha që të shikonin formularët dhe ajo tryezë mund të kishte edhe një konsensus edhe më të madh se aq.
Pra ne u treguam me durim dhe të matur pasi këtu bëhet fjalë për PD-në, për familjen tonë politike. Dhe ne u sollëm në këtë mënyrë. Nga ana tjetër kishim një sjellje që mund të shpjegohet pasi nuk është normale dhe nuk i shërben asnjë demokrati sepse të mbyllësh partinë dhe të mos njohësh 4446 delegatë që votuan shkarkimin e zotit Basha në stadiumin Air Albania, në një takim të jashtëzakonshëm me pjesëmarrjen e më shumë se 9 mijë mbështetësve plus delegatë dhe anëtarë në një mot të papërshtatshëm treguan vendosmërinë e tyre politike dhe ky vendim u konfirmua nga gati 44 mijë anëtarë dhe të mos njohësh anëtarët e partisë tënde atëherë pyetja është kë përfaqëson ti?
Dhe nëse ti mbyll paritnë tënde ndaj anëtarëve, atëherë si mund të kërcënosh ti qeverinë? Atëherë ti i bie që je bashkëpunëtor i qeverisë si një pseudo opozitë fasadë dhe nëse ti i mbyll dyert anëtarësisë, pastaj ti ke një mbret që do rri në qeveri përjetë. Dhe sot zoti Basha, me sjelljen e tij politike i shërben jo vetëm vetes së tij por dhe Edi Ramës. Nga sjellja politike nuk përfiton asnjë demokrat nuk përfiton asnjë qytetar që të ketë një opozitë të ngujuar dhe një kryetar të mbyllur brenda në katër dyer.
Vendimet e Kuvendit dhe Referendumi shkarkuan zotin Basha dhe ne nuk vepruam për të mirën e PD-së dhe të mirën publike, për interesin e çdo demokrati dhe atyre që ndjekin zotin Basha edhe për vetë zotin Basha. Kjo sjellje i ka mbyllur vetë dyert. E ka përcaktuar ai pozicionin e tij si deputet i PD dhe si ish-kryetar por kjo është një sjellje që nuk ka fjalë ta përshkruash. Është sa qesharake aq edhe skandaloze dhe kriminale.