• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Rrëfimi i Enea Jorgjit, shqiptarit që hyri në kategorinë e parë të arbitrimit të UEFA-s

18:43 : 04/01/2022
në SPORT
LSAPhoto.com

LSAPhoto.com

Pak javë më parë ai hyri në histori si arbitri i parë shqiptarë që hyn në kategorinë e parë me një vendim të Komitetit Arbitrave të UEFA-s.

Një vendim historik që i jep mundësi Enea Jorgjit të jetë arbitër në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore.

Ky është një sukses i vërtetë për Jorgjin si edhe për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi është hera e parë që një arbitër nga Shqipëria merr një vlerësim të tillë nga UEFA.

Në një intervistë për Fshf.org, Enea flet për këtë rrugëtim dhe rrëfen se si e nisi karrierën e arbitrit dhe momentet më kyçe të karrierës së tij. Gjithashtu, Jorgji ka edhe një mesazh për të gjithë arbitrat e rinj shqiptar.

– Kush është Enea Jorgji, na flit pak për veten?

Lexo edhe:

Supersfida Tirana-Dinamo, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi

“Çuçka” i Kolonjës u jep banesa vartësve, shpall të pastrehë drejtorët e Bashkisë

– Lindur në Elbasan, shkolluar dhe diplomuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në profilin Ekonomi, Administrim Biznesi. Aktualisht pjesë e Administratës së Bashkisë Elbasan. Siç duket qarte, i apasionuar pas futbollit, por jo vetëm, sepse përgjithësisht disiplinat sportive i pëlqej.

– Si u afrove pranë arbitrimit dhe si nisi karriera jote?

– Në moshë të vogël kam luajtur futboll dhe me është dashur të tërhiqem kur hyra në universitet për shkak të përkushtimit ndaj shkollës. Në atë kohë një prej ish-arbitrave të Elbasanit, Sopot Resmeliu mori përsipër të ringrinte Kolegjiumit e Arbitrave të qytetit, që me ikjen e brezave kishte pushuar së funksionuari.

Unë isha pjesë e një grupi të rinjsh të cilët u bënë pjesë e iniciativës dhe mes shumë peripecive, sfidave, dyshimeve nëse ishte rruga e duhur apo jo për t’u ndjekur unë ia arrita të bëj rrugëtimin tim të suksesshëm për ta parë veten sot këtu ku jam.

– Si e vlerësoni rrugëtimin e karrierës tuaj deri në këtë moment?

– Një betejë e vazhdueshme vit pas viti, e cila ka sjellë disfata hera herës, por dhe suksese e arritje të merituara ndër vite.

– Si e përjetuat lajmin për ngjitjen tuaj në kategorinë e parë të gjyqtarëve të FIFA-s?

– Lajmi sigurisht që më përcolli një emocion mjaft të madh dhe jo të zakonshëm, sepse për të qenë të vërtetë kjo arritje është jo vetëm një sukses, por akoma më shumë është një tabu që thyhet për herë të parë në historinë e arbitrimit shqiptar për të pasur një përfaqësim në të tilla nivele.

– Cilin mbani mend si momentin më të bukur të karrierës tuaj?

-Ka shume momente të bukura, por një ndër ato ka qenë kur kam arbitruar Spanjën, Kampione Europe dhe Bote, në eliminatoret e para dy viteve.

– Momenti më i vështirë?

– Çdo herë që gaboj është një moment i vështirë për mua.

– A keni një mesazh për kolegët dhe të rinjtë që aspirojnë të ndjekin rrugën e bukur të arbitrimit?

– Dua të them që ia dola, ia dola së bashku me ju të cilët keni dhënë kontributin tuaj sado pak apo shumë në këtë sukses dhe sot jo vetëm që kemi ndezur drita të forta shpresë që arbitrimi shqiptar të ketë progres ndër breza, por kemi dhënë dhe shembullin e mirë se si me punë e përkushtim e sigurisht durim mund t’ia dalësh të arrish atë që kërkon.

Etiketa: Enea Jorgji

Lajme të lidhura

SPORT

Supersfida Tirana-Dinamo, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi

14:21 : 02/03/2025
AKTUALITET

“Çuçka” i Kolonjës u jep banesa vartësve, shpall të pastrehë drejtorët e Bashkisë

20:56 : 30/01/2025
SPORT

Liga e Kombeve/ UEFA cakton Enea Jorgjin për duelin Turqi-Islandë

15:55 : 09/09/2024
SPORT

Hidhet shorti, caktohet arbitri kryesor i sfidës Partizani-Skënderbeu

18:35 : 17/05/2024
SPORT

Arbitroi sfidën Ajax-Aston Villa, Jorgji: Si akordova 2 kartonë të kuq dhe 7 të verdhë

16:16 : 11/03/2024
SPORT

VIDEO/ 2 kartonë të kuq për 3 minuta, Enea Jorgji spikat në superndeshjen europiane

23:57 : 07/03/2024
Para

E rëndë/ 72-vjeçarja pëson arrest kardiak në Tiranë

TË GJITHA

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com