• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga tensionet në Ballkan, te liberalizimi i vizave për Kosovën dhe integrimi/ Ja prioritetet e Presidencës franceze në BE

15:12 : 01/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Franca, nga 1 janari, ka marrë kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian që do të zgjasë deri në fund të muajit qershor. Një varg prioritetesh ka caktuar Franca si tema, me të cilat do të merret në gjysmën e parë të këtij viti para se t’ia dorëzojë Çekisë kryesimin e radhës për pjesën e dytë.

Pos temave që kanë të bëjnë me forcimin e autonomisë strategjike të BE-së, rritjes së kapaciteteve mbrojtëse, reformën e zonës së Shengenit, zbatimin e qëllimeve për mbrojtjen e mjedisit, energjinë e tema tjera, Franca ka paralajmëruar se një kujdes të veçantë do t’ia kushtojë edhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Presidencës franceze të BE-së pritet edhe një konferencë kushtuar Ballkanit Perëndimor. Këtë e kishte paralajmëruar kohë më parë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Burime diplomatike në BE kanë thënë se kjo konferencë nuk do të jetë ndonjë samit klasik BE-Ballkan, sepse një i tillë do të zhvillohet gjatë presidencës Çeke të BE-së në pjesën e dytë të vitit, por më shumë një “konferencë ku do të diskutohet disa problem specifike të rajonit”.

Ndër “problemet specifike” sipas diplomatëve, konsiderohen më së shumti kriza aktuale politike në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilat po zhvillohet dialogu në Bruksel i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë Presidencës franceze të BE-së, sipas një diplomati të BE-së, pritet angazhim edhe për të zhbllokuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nisja e këtyre negociatave ka mbetur peng i bllokimit ndaj Maqedonisë së Veriut që bën Bullgaria në Këshillin e BE-së dhe si pasojë disa shtete nuk duan që negociatat të nisin vetëm me Shqipërinë.

Lexo edhe:

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

Pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të Qeverisë së re në Bullgari, diplomatët në BE janë optimistë se gjatë presidencës franceze do të mund të niseshin këto negociata.

Diplomatët në BE nuk dinë se sa do të jetë Franca e përkushtuar për të avancuar përpara një çështje tjetër të rëndësishme, e ajo është liberalizimi i vizave për Kosovën. Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm i rajonit, për të cilin nuk ka liberalizim vizash. Ka qenë pikërisht Franca ajo e cila deri më tash më së shumti e ka kundërshtuar vendimin në Këshill për liberalizimin e vizave.

Por, diplomatët në BE kanë thënë këto ditë se Kosova nuk është akoma në momentin kur mund të presë liberalizimin e vizave edhe pse Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë përmbushur të gjitha kushtet. Një prej arsyeve kryesore pse ka hezitim te disa shtete të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën është ajo që nga disa shtete konsiderohet si “përvojë e keqe në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë”.

“Kur janë liberalizuar vizat për Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, Komisioni po ashtu pati thënë se janë përmbushur të gjitha kushtet. Por, pas heqjes së vizave patëm shumë njerëz që erdhën në vendet tona, përfshirë edhe kriminelë dhe ekstremistë. U keqpërdor ky liberalizim. U desh të kalojë një kohë që ta zgjidhim këtë problem”, tha ky burim për të shtuar se “në rastin e Kosovës duam së pari të bindemi se ka besim të plotë me autoritetet se nuk do të kemi problem, e atëherë të liberalizohen vizat.

“Po bashkëpunojmë, në një moment do të ndodhë liberalizimi, por ai moment nuk është tash”, tha një burim diplomatik duke mos dashur të saktësojë nëse gjatë Presidencës së Francës pritet ndonjë veprim në këtë drejtim.

Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka paralajmërime se do të ketë “një angazhim të shtuar diplomatik” për të lëvizur gjërat pasi Kosova dhe Serbia vazhdojnë të kenë qëndrime diametralisht të kundërta”.

Për këtë pritet që sidomos të punojnë së bashku Gjermania dhe Franca, e cila së shpejti do ta marrë përsipër kryesimin e radhës të BE-së.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke folur më parë për kryesimin e radhës së BE-së, ka paralajmëruar se do të kujdeset në mënyrë të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Fqinjësia jonë më e afërt është Ballkani Perëndimor. Në qershor do të organizojmë konferencën për Ballkanin Perëndimor sepse Ballkani është më shumë se fqinjësi, është në zemër të Evropës. Mjafton të shikohet harta dhe historia jonë”, ka thënë Macron.

Ai më tej ka theksuar se rajoni sot po kalon përmes tensioneve.

“Historia kthehet nganjëherë edhe në mënyrë tragjike. Prandaj, sot kemi një përgjegjësi të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor. Atje duhet të zbatojmë politikën e angazhimit të ri, por edhe investimeve në mënyrë që të favorizojmë integrimin ekonomik të rajonit, të ndihmojmë shkëmbimin e njerëzve, të zgjidhim çështjet e pakicave dhe të luftojmë kundër ndikimeve dhe manipulimeve që janë pasojë e angazhimit të fuqive që përmes Ballkanit duan ta destabilizojnë Evropën”, ka thënë Macron.

Ai ka shtuar se angazhimi politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor është agjendë e vërtetë për sovranitetin e Evropës, sepse, siç është shprehur ai, “nuk mund ta ndërtojmë Evropën në paqe për 50 vjetët e ardhshme nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor në situatën në të cilën është sot”.

“Kjo do të thotë se duhet të sqarojmë perspektivën evropiane, të investojmë në rajon, në unitetin e tij dhe të kemi një ambicie të përbashkët për dekadën që vjen”, ka thënë ai.

Ky paralajmërim është kuptuar si shumë inkurajues nga diplomatët në BE, pasi Franca gjatë viteve të fundit ka qenë ndër shtetet skeptike ndaj procesit të zgjerimit të BE-së.

Kryesimi i BE-së nga ana e Francës përkon edhe me zgjedhjet që pritet të zhvillohen në këtë shtet pikërisht në pranverë të këtij viti.

Por, zyrtarët nga Franca kanë thënë se zhvillimi i zgjedhjeve nacionale nuk do të jetë pengesë për Francën që të kryejë detyrat e saj edhe si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian./REL

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

11:29 : 28/06/2026
AKTUALITET

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

11:18 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Bëhu mbret”/ Libri i projekteve dhe ndërtimeve në Shqipëri, Rama justifikohet: S’është botimi im

11:03 : 28/06/2026
AKTUALITET

Qarkullonte me armë, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari/ EMRI

10:50 : 28/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Novoselë, një i plagosur

10:43 : 28/06/2026
AKTUALITET

Digjen dy makina gjatë natës në Elbasan! “Audi” dhe “Volkswagen” në pronësi të Egli Hazisllarit

10:33 : 28/06/2026
Para

Covid-19 në Kosovë, 1 humbje jete në 24 orët e fundit/ Ja sa raste të reja janë zbuluar

TË GJITHA

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

11:29 : 28/06/2026

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

11:18 : 28/06/2026

“Bëhu mbret”/ Libri i projekteve dhe ndërtimeve në Shqipëri, Rama justifikohet: S’është botimi im

11:03 : 28/06/2026

Qarkullonte me armë, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari/ EMRI

10:50 : 28/06/2026

Aksident në Novoselë, një i plagosur

10:43 : 28/06/2026

Digjen dy makina gjatë natës në Elbasan! “Audi” dhe “Volkswagen” në pronësi të Egli Hazisllarit

10:33 : 28/06/2026

Për adhuruesit e Ramës dhe heshtjen e SPAK-ut për Pashalimanin

10:28 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomgrandpashabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetgrandpashabet girişultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet