• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanci i vitit që lamë pas

09:39 : 01/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG

kemi mbyllur vitin e dytë të vështirë, që kur pandemia goditi globin. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Bota nuk është më ajo e para. Pandemia ndikoi negativisht ekonomitë, ndryshoi mënyrën se si njerëzit punojnë e ndërveprojnë, nxiti ekzistencën virtuale, ndikoi shëndetin mendor.

Mbi të gjitha, i vuri qeveritë kudo në botë përballë sprovave të jashtëzakonshme, së pari për të përballuar emergjencën shëndetësore dhe për të minimizuar humbjen e jetëve dhe, së dyti, për të mbështetur ekonomitë e dëmtuara nga kufizimet, e më pas për të ndihmuar rimëkëmbjen sa më të shpejtë. Karantinat e imponuara për muaj të tërë zhbalancuan kërkesën dhe ofertën, dhe ndikuan në zinxhirin e furnizimit, me pasojat që po ndihen sot në rritjen e shpejtë të çmimeve.

Pas rënies prej 4% në 2020-n, renditjes sërish si më të varfrit e Europës, me 30% të mesatares europiane, në vitin e dytë të pandemisë, Shqipëria mori pak frymë, të paktën në një drejtim, atë të ekonomisë. Vendi u ringrit me shpejtësi, duke arritur nivelet e parakrizës që në gjysmën e parë të vitit. Institucionet ndërkombëtare presin që ekonomia të jetë rritur me 8% në vitin 2021.

Konsumi është rritur me shpejtësi, e reflektuar në shtimin e importeve dhe zgjerimin e ndjeshëm të të ardhurave doganore. Eksportet për 11-mujorin ishin 21% më të larta sesa periudha e parakrizës, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Rimëkëmbja u mbështet edhe nga mungesa e masave kufizuese, si në muajt e parë të vitit, kur pandemia arriti kulmin, ashtu dhe në fund të tij, ndryshe nga pjesa më e madhe e shteteve të tjera, që rikthyen shtrëngimet e pjesshme.

Ndryshe nga ekonomia, viti 2021 nuk ishte i mbarë për shëndetin. Vendi vijoi të kishte nivele të larta të vdekshmërisë shtesë, sidomos në pjesën e parë të vitit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se për gjithë 9-mujorin, në vend janë shënuar 21,471 humbje jete, me një rritje prej 18% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s, për shkak të fataliteteve të larta që ndodhën, sidomos në tremujorin e parë të këtij viti.

Lexo edhe:

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

Në krahasim me mesataren e 9-mujorit 2016-2019, fatalitetet në vend për janar-shtator 2021 janë rritur ndjeshëm me 31.6%. Ndoshta do të kalojnë vite, apo ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë (duke pasur parasysh mungesën e informacionit në vend), sesa nga këto jetë do të mund të ishin shpëtuar nëse sistemi shëndetësor do të kishte qenë në gjendje të përballonte mbingarkesën në spital dhe masat shtrënguese do të kishin qenë më të shënjestruara. Deri tani, është e dukshme që peshorja ka anuar nga ekonomia dhe jo nga jeta.

Administrimi i pandemisë, përveç tiparit që mbivendosi ekonominë ndaj shëndetit, edhe në ofrimin e mbështetjes ekonomike nuk favorizoi të voglin apo nevojtarin (Shqipëria kishte mbështetjen më të ulët në Europë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto. Me vetëm 1%, sipas FMN-së). Duhet të kalojë dhe pak kohë për të parë se cilat do të jenë pasojat në strukturën ekonomike të këtyre zhvillimeve.

Në këtë fillim viti duam të gjejmë arsye për të qenë sa më optimistë për 2022-in. Ekonomia, pa dyshim, do të vazhdojë rimëkëmbjen, pavarësisht pengesave si inflacioni, çmimet e energjisë, kriza e tregut të punës, apo ngadalësimi global, që mund të vijë nga masat e reja shtrënguese.

Shëndeti është më pak i parashikueshëm. Ndonëse ky fundviti ka qenë më i qetë, asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë me variantin e ri Omicrom, në vendin që ka ritmet e vaksinimit ndër më të ulëtit në Europë. Por, më e keqja, duket se është lënë pas. /Marre nga Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

19:19 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026
AKTUALITET

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

19:08 : 25/06/2026
AKTUALITET

Policia procedon penalisht 11 protestues: Cënuan rendin dhe qetësinë publike

18:56 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
RAJONI

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026
Para
Foto: Getty Images

Askush si Ronaldo në rrjetet sociale, portugezi është "mbreti" edhe për vitin 2021

TË GJITHA

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

19:19 : 25/06/2026

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

19:08 : 25/06/2026

Policia procedon penalisht 11 protestues: Cënuan rendin dhe qetësinë publike

18:56 : 25/06/2026

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026

Mbreti Charles nuk do të jetojë më në Pallatin Buckingham në Londër

18:33 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasinoroyalnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibommeritbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet