• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar/ Çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen, sipas ekspertëve

09:21 : 28/12/2021
në AKTUALITET, BOTA

Lexo edhe:

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici

Ndryshimi strukturor i një ekonomie të qëndrueshme nxjerr në pah nevojën për punëtorë të tjerë të panumërt të kualifikuar. Por që tani ata mungojnë në shumë fusha. Këtu duhet të angazhohet më shumë politika.

Sipërmarrjet gjermane së shpejti mund të kenë mungesë të miliona punëtorëve. Agjencia Federale e Punësimit dëshiron të marrë kundërmasa mbi të gjitha me trajnime të mëtejshme.

Askush nuk duhet të humbasë nga jeta e punës, thotë kreu i autoriteteve të Nurembergut.

Në luftën kundër mungesës së madhe të punëtorëve të kualifikuar në tregun gjerman të punës, ekspertët thonë se sa më shumë njerëz duhet të vazhdojnë të punojnë – përfshirë edhe ata me më pak kualifikime.

“Është e rëndësishme që të fitojmë sa më shumë punëtorë potencial në Gjermani dhe të mos humbasim askënd”, tha kryetari i Agjencisë Federale të Punësimit, Detlef Scheele.

Në të ardhmen, do të hapen po aq vende të reja pune sa do të eliminohen si pasojë e procesit të automatizimit dhe transformimit – por punëtorët duhet të kenë një profil tjetër.

Trajnimet e mëtejshme

Personat që janë të kërcënuar nga papunësia për shkak të ristrukturimit të ekonomisë mund të humbasin vendet e punës, por kjo fuqi punëtore duhet të ruhet dhe të rikualifikohet për punë të tjera. “Duhet t’i trajnojmë”, theksoi Scheele.

Agjencia Federale ka një fond prej rreth 900 milionë eurosh për programe të trajnimit të mëtejshëm të punonjësve për vitin 2022.

“Ato para duhet të përdoren për të përballuar ndryshimet strukturore, transformimin e ekonomisë dhe për të mbajtur njerëzit në punë”, tha Scheele.

Në radhë të parë punëdhënësit janë ata që duhet të reagojnë dhe të veprojnë, sepse ata duhet të përcaktojnë se në ç’drejtim duhet të rikualifikohet fuqia punëtore. Agjencia Federale e sheh veten në dhjetë vitet e ardhshme si një lloj moderatori në këtë proces.

“Si mund të kalohet nga kompania A në kompaninë B”, tha Scheele, duke përshkruar problemin me të cilin ata duhet të merren. Tashmë janë bërë edhe projektet pilot për fusha të ndryshme, në industri dhe zeje.

“Ne po mësojmë të jemi qendra e transformimit”, tha Scheele.

Numri i personave ekonomikisht aktivë në Gjermani që janë subjekt i kontributeve të sigurimeve shoqërore është tashmë në një nivel rekord me 34.3 milionë.

Agjencia Federale e Punësimit supozon se – nëse nuk ndërmerret asgjë – deri në vitin 2035 Gjermania do të ketë një mungesë prej shtatë milionë punëtorësh.

Kërkimi i fuqisë punëtore në vendet e tjera

Kjo është arsyeja pse Gjermania ka nevojë të sjellë fuqi punëtore të kualifikuar nga vendet e Bashkimit Evropian, por edhe vendet jashtë BE-së – që tani vijnë infermierë dhe punonjës që kujdesen për të moshuarit nga vendet si Kolumbia, Meksika ose Indonezia.

Gjermanisë i duhen urgjentisht këta punonjës që vijnë nga BE-ja dhe nga vendet e treta.

Nëse nuk do të vinin në numër të mjaftueshëm, Gjermania mund të përballet me vështirësi në rritjen ekonomike. Mungesa e ardhjes së të huajvemund të frenojë rritjen ekonomike.

Përveç kësaj, duhen bërë përpjekje për të rikthyer në procesin e punës të paktën disa nga rreth një milion të papunë afatgjatë në Gjermani.

Një hap i duhur në këtë drejtim është edhe pjesa e Marrëveshjes së Koalicionit ku parashikohen ndryshime në këtë fushë, tha Scheele.

Këtu mund të ndihmojnë edhe subvencionet e konsiderueshme për punësimin e të papunëve afatgjatë.

Kërkohen më pak taksa për punëtorët e huaj të kualifikuar

Kryetari i Dhomës për tregti të jashtme, Dirk Jandura, i ka kërkuar qeverisë federale të ulë përkohësisht barrën tatimore për punëtorët e huaj të kualifikuar që vijnë në Gjermani.

“Unë mund të imagjinoja që për ta bërë Gjermaninë tërheqëse për ta, punëtorëve të kualifikuar t’u jepej një ulje e tatimeve për dy ose tre vitet e para si një lloj nxitje për ardhje këtu”, tha Jandura për gazetën Rheinische Post.

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është që sot një disavantazh vendimtar ndaj konkurrencës. Prandaj, qeveria federale duhet të rrisë shpejt atraktivitetin dhe të bëjë një politikë më të përshtatshme ndaj imigrantëve.

Për të janë shumë të paqarta formulimet në marrëveshjen e koalicionit.

“Unë do të doja një qasje sistematike me rregulla të qarta si kristali, se kush duhet të vijë tek ne, me çfarë kualifikimesh profesionale dhe cilat do të jenë stimulimet e përshtatshme për këta njerëz. Beteja globale për kokat më të mençura ka nisur prej kohësh. Ne po rrezikojmë të humbim këtë betejë”.

Sindikatat – trajnimet janë tepër të rëndësishme

Nuk ka dyshim se përgatitja e mëtejshme profesionale duhet të jetë një fushë thelbësore e ndryshimit strukturor. Por kush duhet të jetë përgjegjës për të? Sindikatat e shohin qeverinë si përgjegjëse. Ajo duhet të mbështesë punonjësit në ndryshime strukturore, për shembull me të drejtën për kualifikim dhe mësim, thotë shefi e DGB-së, Reiner Hoffmann.

Kryetari i Shoqatës së punëdhënësve Rainer Dulger, nga ana tjetër, thotë: “Kompanitë nuk kanë nevojë për rregulla burokratike të pakoordinuara ligjore”. Trajnimet janë “e nesërmja” e sipërmarrjeve dhe fuqia punëtore duhet të jetë sa më fleksibël. “Kompanitë dhe punonjësit e tyre mund të vendosin më së miri për opsionet individuale dhe kushtet që kërkohen.”

Trajnimi i mëtejshëm është një nga sfidat që sjell ndryshimi strukturor, tha Dulger. “Ne kemi nevojë për një revolucion të mëtejshëm arsimor – ai duhet të ndodhë dhe do të ndodhë në kompani.” Dugler mendon se shuma prej rreth 41 miliardë eurosh që kompanitë tashmë kanë investuar në trajnime të mëtejshme do të vazhdojë të rritet.

/DW/

Etiketa: Gjermani

Lajme të lidhura

RAJONI

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

15:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici

11:29 : 16/05/2025
AKTUALITET

Televizioni gjerman: Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezik për kursin europian

20:47 : 13/05/2025
BOTA

Gjermani/ DW: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

08:31 : 09/05/2025
BOTA

Gjermani, rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

08:28 : 07/05/2025
BOTA

Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit

16:35 : 06/05/2025
Para

E reja me Covid bën lindje të parakohshme, në gjendje të rëndë bashkë me të birin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Përfundon Bundesliga, Dortmundi rrëmben vendin në Champions në javën e fundit (Verdiktet)

17:49 : 17/05/2025

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025

Sonte finalja e madhe e Eurovizionit, ja kur performon Shqipëria

17:37 : 17/05/2025

Dy gola dhe një penallti e humbur, Mirlind Daku “rrëmben skenën” për Rubin Kazan

17:30 : 17/05/2025

Kushner, Rama, Vuçiç trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17:17 : 17/05/2025

Një largim i konfirmuar nga Elbasani, 5 të tjerë janë lojtarë të lirë

17:07 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com