• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të dhënat personale/ Mesazhi shqetësues në listën e targave që po qarkullon

23:28 : 24/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Kur Lapsi.al publikoi për herë të parë listën me emrat, numrat e telefonit, kartat ID, adresat dhe preferencat politike të 910 mijë qytetarëve të Tiranës, ne shpjeguam se databaza ishte pjesë e një sistemi, ku mund të kishin akses vetëm pak drejtues të Partisë Socialiste dhe ku, për çdo qytetar, janë hedhur të gjitha informacionet, që secili prej nesh i ka besuar shtetit.

Në këtë sistem online, që socialistët e shfrytëzuan për zgjedhjet e 25 Prillit, ata kanë bashkëngjitur informacione, që kanë qenë të regjistruara në institucione të ndryshme shtetërore, pa lidhje me njëri-tjetrin.

Gjatë fushatës, të dhënat për një numër të caktuar votuesish i viheshin në dispozicion patronazhistit, në varësi të zonës që mbulonte secili prej tyre.

Duke ditur statusin civil, vendin e punës, pagën, makinën që kishte secili votues, duke u njohur me të dhënat pasurore, me një kërkesë për legalizim prone, për dëmshpërblim nga tërmeti, apo trajtimin me ndihmë ekonomike etj, patronazhisti krijonte menjëherë një ide se kë kishte përballë dhe në këtë mënyrë e kishte më të lehtë kontaktimin apo negociimin e votës.

Prandaj socialistët krijuan sistemin online, me informacione që do t’ia kishte zili çdo parti në çdo vend të botës. Por ky sistem ka një problem: është i paligjshëm.

Lexo edhe:

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

Lista e parë e patronazhistëve

Në databazën e parë, për të cilën raportoi Lapsi.al ishte lista e 9 mijë patronazhistëve e kryqëzuar me informacione për 910 mijë banorë të Tiranës. Për secilin prej banorëve ishin numrat e celularëve dhe kartat e identitetit, adresat dhe bindjet politike. Realizimi i një databaze të tillë ishte i pamundur të krijohej nga gazetarët, por kryeministri Rama mohoi importimin e të dhënave nga institucionet shtetërore drejt selisë së PS-së, duke thënë se patronazhistëve nuk kishte ç’ti duhej numri i kartës së identitetit të votuesve.

Lista me pagat e Janarit

Pikërisht kur skandali i listës së patronazhistëve po shuhej dhe kompjuterat e Partisë Socialiste ishin shmangur nga hetimit, në Whatsapp në të gjithë Tiranën nisi të qarkullojë një listë tjetër, ajo me pagat e muajit Janar të vitit 2021. Reagimi i zëdhënësit të qeverisë Endri Fugës ishte sërish mohues. Sipas tij, lista kishte edhe gabime në numrin e personave të deklaruar.

Lista me pagat e Prillit

Ndërkohë që kryeministri Rama po përpiqej të gjente një alibi për t’i shpëtuar përgjegjësisë mbi daljen e pagave të janarit, në ëhatsap nisi të qarkullojë një listë e dytë me pagat e muajit Prill. Kjo ishte akoma më e pasuruar. Me 60 mijë vende pune më shumë dhe me numrat e telefonit të qindra të punësuarve.

Kryeministri Rama tha se dyshonte se lista mund të ishte nxjerrë nga punonjës të Tatimeve dhe akuzoi për këtë opozitën e vendit. Ai i bëri thirrje prokurorisë të hetojë duke drejtuar gishtin tek punonjës të Tatimeve.

Lista me të dhënat e targave të mjeteve

Një listë tjetër me të tjera të dhëna personale të qytetarëve qarkulloi në Whatsapp këtë të premte. Me të njëjtën lloj materiali kompjuterik, lista përmban llojin e makinës që disponon secili prej nesh, targa, ngjyra e saj etj.

Drejtori i targave, Blendi Gonxhe bëri një reagim sa për të kaluar radhën. Sipas tij të dhënat për mjetet janë të regjistruara në disa institucione dhe me këtë “i lau duart” për rrjedhjen e të dhënave, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi.

Pse po dalin të dhënat e tjera personale

Duket sikur lista e targave të makinave nuk prek aq sa lista e pagave, por publikimi i saj është akoma më shqetësues.

Databaza me targat që doli sheshit provon vetë ekzistencën e sistemit, që krijoi Partia Socialiste dhe që Lapsi.al e paralajmëroi që para zgjedhjeve të 25 Prillit. Vetëm drejtuesit e Partisë Socialiste kanë fuqinë që të sigurojnë në një dokument informacione nga institucione të ndryshme. Numrat e celularëve nga E-Albania, pagat nga Tatimet, adresat nga Gjendja Civile apo targat e makinave nga DPRRTSH i bashkon vetëm partia-shtet.

Vetëm nga Partia Socialiste që administron prej vitit 2013 institucionet shtetërore mund të dalin brenda pak ditësh lista të tilla të dhënash nga institucione të ndryshme, pa asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Asnjë tatimor nuk mund të ketë nxjerrë listën e targave i vetën, asnjë punonjës i gjendjes civile nuk mund të nxjerrë numrat e celularëve nga E-Albania dhe asnjë IT nuk mund t’i gjejë pagat qindra mijëra punonjësve në Shqipëri.

Dalja e të dhënave për targat këtë të premte, provon pikërisht ekzistencën e sistemit të patronazhimit me të dhënat personale, që ideuan mendjet perverse të atyre që drejtojnë shtetin, si një nga armët kryesore me të cilën nisën fushatën në zgjedhjet e 25 Prillit./Lapsi.al

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

11:54 : 06/06/2026
AKTUALITET

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026
AKTUALITET

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

11:22 : 06/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

11:09 : 06/06/2026
AKTUALITET

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

11:00 : 06/06/2026
AKTUALITET

I dënuar me mbi 7 vite burg, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

10:40 : 06/06/2026
Para

PPP-ve po u del tymi i zi!

TË GJITHA

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

11:54 : 06/06/2026

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

11:22 : 06/06/2026

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

11:09 : 06/06/2026

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

11:00 : 06/06/2026

I dënuar me mbi 7 vite burg, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

10:40 : 06/06/2026

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:23 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş