• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Mirel Mërtiri ka pasur mbrojtje politike nga PS, SPAK të thellojë hetimet për inceneratorët

16:00 : 24/12/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

“Skandalet e inceneratorëve dhe të dhënave personale treguan si funksionon shteti dhe si u vodhën zgjedhjet”, u shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një intervistë.

Tabaku tha se situata që po kalon Partia Demokratike as nuk e cënon dhe as nuk e prek skandalin e inceneratorëve, si dhe atë të publikimit të të dhënave, përfshi edhe pagat e mijëra shqiptarëve.

Duke folur për inceneratorët, Tabaku tha se Mirel Mërtiri, që sot është në kërkim, ka pasur një mbrojtje politike nga ana e qeverisë, për ta penguar punën e komisionit.

“Por që pas arrestimit të zotit Lefter Koka, e kam pasur të pamundur që të organizoj një mbledhje të komisionit hetimor, jam përpjekur për disa ditë më radhë me zvendës kryetarin e këtij komisioni, zonjën Ermonela Felaj dhe mbasi kisha rënë dakord që ta thërisnim në fillim të javës, më njoftoi që nuk do të vijnë më në komision, sepse e gjykojnë që parlamenti ka përfunduar, ndërkohë që parlamenti përfundoi dje aktivitetet e fundit, komisioni i ekonomisë ishte i fundit që e mbylli”, tha ajo, duke komentuar në këtë mënyrë bllokimin e punës së Komisionit Hetimor nga socialistët.

Nuk do të merremi me bravat dhe dyert tha Rama, duke ia hedhur asaj që po ndodh me Partinë Demokratike, por do të merremi drejtpërsëdrejti me qytetarët. E lidhni me këtë? Pra një tërheqje vëmendje nga ajo çka po ndodh brenda opozitës?
Jorida Tabaku: Jo, në fakt me një tërheqje vëmendje për skandalin e të dhënave të pagave dhe skandalin e inceneratorëve. Këto janë dy skandalet që qeveria është duke u përpjekur që të mbyllë tashmë. Ajo që ndodh me Partinë Demokratike, sigurisht që lidhet me Partinë Demokratike, por as nuk e cënon, as nuk e prek, në mënyrë absolute skandalin e inceneratorëve dhe skandalin e publikimit të të dhënave personale, që në fakt tregoi mënyrën më të mirë se si funksionon shteti dhe tregoi që fatkeqësisht ai i të dhënave personale dhe invceneratorëve, që fatkeqësisht zgjedhjet u blenë e u vodhën dhe tregoi gjithnjë dhe më shumë që Partia Demokratike ka pasur të drejtë. Sigurisht që kemi një diskutim Në Partinë Demokratike dhe ne nuk e mohojmë dot dhe nuk themi dot që asgjë spo ndodh dhe nuk i mbyllim dot sytë, por kjo nuk na ka penguar ne që të flasim, të vazhdojmë të denoncojmë, edhe të merremi me qeverinë. Për atë na kanë votuar njerëzit në fund të ditës.

Lexo edhe:

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

Zonja Tabaku, keni dalë në një deklaratë për çështjen e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve. Çfarë ndodhi, pse u konsiderua bojkot dhe pse realisht? Keni patur një akuzë shumë të fortë.
Jorida Tabaku: Juli, ju jeni një gazetare e vjetër dhe i ndiqni zhvillimet politike dhe besoj që e keni parë që komisioni hetimor ka qenë në fazën e tij të parë përgatitore, mbledhjen e informacioneve. Ne për çdo gjë kemi debatuar në atë komision, duke filluar që nga rregullorja, për çdo shkresë që është nisur, për çdo informacion që ne kemi kërkua, për informacionin nga sistemi bankar kemi pasur përballë mazhorancën, e cila ka ardhur me justifikimet dhe arsyetimet që ka edhe kocisionari, Mirel Mërtiri, që sot është në kërkim dhe ka pasur një mbrojtje politike nga ana e qeverisë, për ta penguar punën e komisionit. Por që pas arrestimit të zotit Lefter Koka, e kam pasur të pamundur që të organizoj një mbledhje të komisionit hetimor, jam përpjekur për disa ditë më radhë me zvendës kryetarin e këtij komisioni, zotnjën Ermonela Felaj dhe mbasi kisha rënë dakord që ta thërisnim në fillim të javës, më njoftoi që nuk do të vijnë më në komision, sepse e gjykojnë që parlamenti ka përfunduar, ndërkohë që parlamenti përfundoi dje aktivitetet e fundit, komisioni i ekonomisë ishte i fundit që e mbylli.

Por në fakt, zonja Tabaku, një pyetje që e bëjnë të gjithë, çfarë kuptimi ka të vijojë një komision parlamentar hetimor për një çështje, të cilën tashmë e ka në dorë SPAK-u dhe për të cilën ka arresitme, ka fletë arreste, pra persona të shpallur në kërkim dhe ku jo vetëm hetimet vazhdojnë, por që duket se do të shkojnë drejt gjykatës tashmë.
Jorida Tabaku: Në fakt komisioni hetimor i inceneratorëve tregoi dhe vërtetoi që SPAK-u u vu në një pozitë pune, që SPAK-u nxitoi. Unë nuk e di në qoftë se SPAK-u do të fliste, në qoftë se komisioni hetimor nuk do të vihej në lëvizje. Dhe po ta shikosh, Juli, ato që Partia Demokratike ka vendosur në kallëzim, dy pikat e para të kallëzimit të SPAK-ut, janë pikërisht ato që ne kemi vendosur në kallëzim. Që do të thotë, që puna dhe beteja e komisionit hetimor ishte e drejtë dhe unë gjykoj që ne duhet ti shkojmë deri në fund, sepse kemi vetëm një person sot, Lefter Kokën, por…

Nuk kalon në hetim paralel kjo:
Jorida Tabaku: Në mënyrë absolute. Ne të gjithë informacionin që kemi. Veçse na motivon të punojmë më shumë, sepse SPAK-u ka lëvizur për inceneratorin e Elbasanit, por është akoma puna për inceneratorin e Fierit dhe inceneratorin e Tiranës e lënë për gjysëm. Të gjithë informacionin do tja vendosim SPAK-ut në dispozicion. Juli, në fakt, akuzat nuk kanë ndryshuar, janë të njëjtat me ato që unë kam përmendur 6 vite më parë, kur kam bërë interpelancë. Problemi është pse SPAK-u nuk lëvisi më shpejt. Pse drejtësia nuk lëvizi më shpejt? Ne kemi dy vite që i kemi dorëzuar këto tek SPAK-u. Unë besoj, që thjesht e mbështes punën e SPAK-ut, e inkurajon q ëtë lëvizë më shpejt dhe do ti vendosim përpara tyre edhe një raport që do të ketë gjetjet e komisionit hetimor.

E qartë. Ndërkohë nga janari e tutje komisioni do të vazhdojë, në rast se pjesa tjetër e komisionit, që janë përfaqësues të mazhoranbcës nuk do të jenë pjesë? Çfarë do të ndodhë?
Jorida Tabaku: Fatkeqësisht komisioni funksionon në mënyrë konsensuale me të dyja palët. Në qoftë se ato nuk vijë, ato e bllokojnë punën e komisionit. Në qoftë se ky është qëllimi, atëherë mbrojtja politike dhe ofrimi i mbrojtjes politike, atëhere unë nuk kam çfarë të bëj asgjë, por nuk do më pengojë mua që informacionin që kam marrë deri më sot, që e kemi realizuar tja dorëzojmë SPAK-ut dhe njëkohësisht të vazhdoj ta ngre këtë çështje në parlament. Unë kam kërkuar dhe një shtyrje për afatin e komisionit hetimor, sepse periudha 3 javore e pushimeve tani parlamenti nuk do të jetë në sesion dhe unë gjykoj dhe besoj që na pret një punë e rëndësishme. Në qoftë se Partia Socialiste thotë që nuk do të mbrojë askënd, atëherë duhet ta tregojë me fakte, me punë në komisionin hetimor që nuk mbron askënd.

Etiketa: incenerator. komisioniTabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

21:52 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD rifiton një mandat në Tiranë, Tabaku kalon pragun nga lista e hapur

16:15 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kontrata e lobimit, Tabaku: Gjithçka transparente! PD i ka dyert e hapura në SHBA

15:24 : 29/04/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet 2025, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

08:25 : 20/04/2025
AKTUALITET

Debati/ Tabaku ia thotë në sy Ndrecës: Je i përfshirë drejtpërdrejt në korrupsion

22:29 : 15/04/2025
Para

Publikimi i pagave, Imeraj: Autorët do të zbulohen, prisni hetimet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Screenshot

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

15:06 : 14/05/2025

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

14:37 : 14/05/2025

Përplasje në KZAZ 31, policia nxjerr jashtë të gjithë vëzhguesit

14:34 : 14/05/2025

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

14:22 : 14/05/2025

Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit

14:10 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com