• Kontakt
Monday, July 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi me “Call Center”, 35 të arrestuar, mes tyre dhe bosi izraelit (Detaje)

15:07 : 24/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Policia deklaron se mbi 2 milionë persona janë kontaktuar nga skema e mashtrimit me “Call Centera” me qendër në Tiranë. E gjithë skema ishte ideuar dhe organizuar nga një shtetas izraelit i cili është arrestuar së bashku dhe me 34 persona të tjerë.

20 persona po hetohen në gjendje të lirë. Gjithashtu janë sekuestruar 123 kompjutera dhe pajisje të tjera të telefonisë dhe laptopë në funksion të call center.

“U arrestuan 35 shtetas, njëri prej tyre izraelit. Rafael Genish  ka rezultuar organizatori i kësaj skeme mashtrimi. U proceduan në gjendje ët lirë 20 shtetas. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 123 pajisje kompjuterike, 60 pajisje të të telefonisë së lëvizshme, 3 laptopë, 3 USB dhe një sasi e vogël narkotike të lëndëve kanabis sativa. Deri tani janë identifikuar të dhëna personale të shumë shtetasve të huaj të cilët kanë përdorur për t’i komunikuar këta shtetas dhe t’i tërhiqnin në këtë skemë mashtrimi kompjuterik duke përfituar shuma të ndryshme të cilat varionin nga 500 euro e sipër. Personat e kontaktuar nga kjo skemë mashtrimi janë mbi 2 milion dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës. Hetimet vazhdojnë”, tha një zyrtar i policisë lidhur me çështjen në një, deklaratë për mediat.

Njoftimi i policisë

Njësia C për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga data 23.12.2021 deri më 24.12.2021 ka realizuar operacionin policor të koduar “Komunikimi”.

Lexo edhe:

“Na njoftuan këta të shtetit, sot pushim”/ SMS-të e Call Center-ave në 2025 që përfshijnë policinë

Zhvati 50 mln € me Call Center-at/ Arrestohet në “Olea Residence” në Dhërmi, Granit Pepnika

Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të informacioneve të marra dhe duke u koordinuar me partnerët e saj, ka evidentuar dhe ka filluar hetimet së bashku me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje më një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimeve kompjuterike, e cila kishte të bënte më mashtrimin e shtetasve të huaj nëpërmjet rrjetit kompjuterik.

Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin “RG Capital“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave të thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “Call center“. Nga bashkëpunimi i ngushtë me partnerët u arrit të evidentoheshin viktima të kësaj veprimtarie kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Hetimet intensive prej disa muajsh të zhvilluara në vendin tonë bënë të mundur identifikimin e drejtuesve të këtij subjekti, skemën e funksionimit, si dhe fushën e bashkëpunimit të personave që merreshin me këtë aktivitet kriminal.

Nga veprimet hetimore të kryera, si dhe nga ndërhyrja policore në subjektin “RG Capital“, nga ana e Njësisë së Hetimit të Krimeve kibernetike, e mbështetur dhe nga strukturat e tjera të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u realizua operacioni policor “KOMUNIKIMI“, ku u kontrolluan disa ambjente në ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

U arrestuan në flagrancë 35 shtetas, nga të cilët njëri i huaj, konkretisht shtetasi izraelit Refael Genish, i cili nga hetimet ka rezultuar se është organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 20 shtetas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

123 pajisje kompjuterike
60 pajisje të telefonisë së lëvizshme
3 laptop
2 USB
karta të bardha të ngjashme me ato të bankave
një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sattiva.

Gjithashtu deri më tani janë identifikuar të dhënat personale të shumë shtetasve të huaj të cilat janë përdorur për t‘i kontaktuar këta shtetas dhe më pas t‘i tërhiqnin drejt skemës së mashtrimit kompjuterik, duke përfituar shuma të ndryshme vlerash monetare të cilat varionin nga 500 euro e sipër. Personat e kontaktuar nga kjo skemë mashtrimi janë mbi 2 milionë dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës.

Hetimet vazhdojnë dhe për të rejat e këtij hetimi do të kemi komunikime të tjera.

Etiketa: call center

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Na njoftuan këta të shtetit, sot pushim”/ SMS-të e Call Center-ave në 2025 që përfshijnë policinë

13:54 : 06/07/2026
AKTUALITET

Zhvati 50 mln € me Call Center-at/ Arrestohet në “Olea Residence” në Dhërmi, Granit Pepnika

15:10 : 03/07/2026
AKTUALITET

Goditet skema e mashtrimit me Call Center në Shkodër, 4 të arrestuar, procedohen 61 punonjës

14:05 : 03/07/2026
AKTUALITET

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzëna’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

Goditet një tjetër skemë mashtrimi me call center në Tiranë, 7 të arrestuar (Emrat)

16:58 : 17/06/2026
Para

Lefter Koka kërkon lirinë në Apel: Nuk jam i rrezikshëm

TË GJITHA

Horoskopi, 13 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 12/07/2026

Mbyllet dita e 43-të e protestës, qytetarët: Nesër kallëzim në SPAK për hetimin ndaj review online

22:50 : 12/07/2026

Protestuesja nga Belgjika – Ramës: Nëse do hetosh “review” e popullit, hiq imunitetin e Ballukut

22:36 : 12/07/2026

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

21:52 : 12/07/2026

“Dhashë dorëheqjen nga RENEA”/ Pedagogu: Ika prej mediokritetit dhe drejtuesve analfabetë

21:30 : 12/07/2026

Nga Donald Trump te Giorgia Meloni, publikohet “lista e hakmarrjes” në Iran

21:06 : 12/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet giriş