• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimi parlamentar, Tabaku: PS po mbron politikisht aferën e inceneratorëve

13:53 : 22/12/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët, akuzoi sot deputetët e PS për mbrojtjen politike që po i bëjnë kësaj afere, me bojkotin e tyre të mbledhjeve të Komisionit.

“Është për të ardhur keq që PS bojkoton mbledhjen e Komisionit Hetimor, pikërisht sot që drejtësia i ka dhënë mundësi Parlamentit të Shqipërisë të vazhdojë edhe më tej me planin e hetimit për të zbuluar se kush në të vërtetë arriti që të kryejë korrupsionin më të madh në Shqipëri me 430 mln euro. 

PS premtoi që nuk do ketë mbrojtje politike për askënd që është i përfshirë në këtë aferë. Ndërkohë që sot mbrojtja politike po jepet duke bojkotuar mbledhjet e komisionit. 
 
Qytetarët e kanë të qartë se komisioni hetimor i inceneratorëve nuk flet pa prova dhe fakte, madje ky komision dhe SPAK-u po i afrohen të vërtetës. Dhe ndërkohë që Lefter Koka është vetëm fillimi, është vetëm i pari që duhet të shkojë përpara drejtësisë, PS është rreshtuar haptazi në mbrojtje të interesit korruptiv të Lefter Kokës, të Klodian Zotos që është sot në kërkim, të Stela Gugallias që është sot në kërkim dhe të MIrel Mërtirit.  

PS me bojkotin e saj në këtë komision po përpiqet që të mbrojë njëkohësisht edhe personat e tjerë politikë të përfshirë në këtë aferë”, tha ajo. 
 
Tabaku shtoi se në padinë e dorëzuar në SPAK, por edhe në indicet të Komisionit Hetimor për inceneratorët, ne kemi kërkuar që hetimi të vazhdojë me Edi Ramën si person i lidhur dhe mbrojtësi kryesor i aferës së inceneratorëve;  
me Arben Ahmetajn, ministrin përgjegjës dhe personin që ka njohje me pronarët e inceneratorëve; me Damian Gjikurin, me atë që ka dhënë inceneratorin e Tiranës, pasi dy të parët u dhanë nga Ministria e Mjedisit, ai i Fierit dhe Elbasanit; 

Me Qazim Sejdinin, Armando Subashin dhe sigurisht me Erjon Veliajn.
 
Pa bërë drejtësi për të gjithë këta persona, SPAK-u dhe Komisioni Hetimor nuk kanë për ta kryer punën e tyre.
 
Shqiptarët duhet të dinë se ku kanë shkuar 430 milionë euro të aferës së inceneratorëve.
 
Unë sot e kuptoj se përse institucionet shtetërore refuzojnë që të japin përgjigje dhe i njoftova sot anëtarët e Komisionit, përfaqësuesit e PD-së që kishin ardhur, që ne do të vazhdojmë me padi penale, nëse kjo vazhdon.
 
Unë e kuptoj se përse sektori bankar me urdhër dhe me një shkresë të Klodian Mërtirit nuk jep të dhëna për personat në hetim. Avokatë mediatikë, avokatë politikë nuk mund ta ndalojnë dot punën e PD dhe të këtij Komisioni hetimor që ka nisur duke denoncuar këtë aferë që nga viti 2016.
 
Unë e kuptoj sot përse konçesionari nuk jep të dhënat.
 
Ndërkohë që sot janë publikuar të dhëna sensitive të ardhurat e të gjithë shqiptarëve, pagat e të gjithë shqiptarëve që kanë dalë nga Drejtoria e Tatimeve, shteti refuzon t’i kthejë përgjigje Parlamentit për të ardhurat e shqiptarëve, për fondet e buxhetit shtetëror që janë djegur në aferën e inceneratorëve”, tha ajo.

Lexo edhe:

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

Etiketa: aferainceneratoreTabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

21:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers” në SPAK/ Gazetarja: Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist

22:03 : 16/10/2025
AKTUALITET

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

20:50 : 30/09/2025
AKTUALITET

Rama gjen zgjidhje për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do konvertohen me gaz

22:53 : 24/09/2025
AKTUALITET

Inceneratorët fantazëm rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend

12:48 : 24/09/2025
Para
Foto: Big Brother

“S’dimë të hapim këmbët si ti”/ Plas sherri mes Ilir Shaqirit dhe Antonela Berishës: Përdorim gojën

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com