• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ilir Daja: Ndaj Kukësit do të jetë e vështirë, na mungojnë lojtarët kyç të ekipit

17:26 : 18/12/2021
në SPORT
Foto: Partizani.al

Foto: Partizani.al

Lexo edhe:

Rinovim me peshë për Partizanin, sulmuesi mbetet pjesë e “demave”

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

Partizani do të përballet me Kukësin në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Abissnet Superiores, takim i cili do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës ditën e nesërme në orën 16:45.

Demat në këtë duel do kërkojë 3 pikët për të vazhduar “luftën” e tij me skuadrat e kreut, për të mos lënë më pikë rrugës, për të shkuar në derbi i qetë psikologjikisht

Në konferencën për shtyp, trajneri Ilir Daja, ka folur për takimin me verilindorët, të cilin e konsideron shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës.

Sa e rëndësishme ishte që Kukësi u zhvendos në Durrës për t’u stërvitur, pasi këtë javë nuk ishin në të njëjtin vend me ju?

Jo vetëm me Kukësin, por edhe me ekipet e tjera si Dinamo, është kjo vështirësi, por kemi rënë dakord mes stafeve, që në javët e përballjeve direkte dikush zhvendoset, ose nuk stërvitemi në të njëjtin orar. Kukësi është një skuadër e vështirë, që mban shumë topin dhe organizon manovrën nga mbrapa, ndaj ka një meritë edhe trajneri, që ka ditur t’u marrë më të mirën futbollistëve në dispozicion. Edhe ne kemi meritë për atë që kemi bërë në javët e fundit dhe e kemi përgatitur shumë mirë përballjen e nesërme, ndonëse kemi pasur mungesa për shkak të virozave. Kemi edhe seancën e fundit për të vendosur për formacionin dhe do të shkojmë në Shkodër për tre pikë.

Mungesat vijojnë të jenë problem për Partizanin? Pothuajse ka munguar komplet boshti i ekipit, duke filluar nga kapiteni Alban Hoxha, por edhe lojtarë të tjerë. Natyrisht që eksperienca e tyre dhe angazhimi në boshtin e ekipit, janë të rëndësishme, por jemi munduar t’i zëvendësojmë denjësisht. Edhe nesër shpresoj t’i zëvendësojmë sa më mirë dhe uroj të mos na shoqërojnë më këto problematika.

Çfarë dhurate do të donit t’u bënit tifozëve për vitin e ri, duke qenë se luani ndaj Kukësit dhe më pas derbin me Tiranën? Luajmë me vendin e parë dhe të dytë në klasifikim, pasi kështu ka koiciduar kalendari, por do të thosha se nesër duhet të futemi në fushë vetëm për ta fituar ndeshjen, pasi vetëm në këtë mënyrë do të merrnim një qetësi psikologjike. Nuk e mendojmë derbin e të enjtes, pasi edhe ajo ndeshje vlen tre pikë, sa Kukësi apo të tjerat, megjithatë do të luftojmë fort që të shkojmë më të qetë në atë përballje.

Mendoni se me dy fitore në këto ndeshje, mund të riktheheni në garën për titull? Nuk do të përmendim më fjalën kampion apo titull, pavarësisht se jemi ndërtuar për objektiva madhorë. Fjala jonë është rikuperimi, pasi duhet të rikuperojmë defektet dhe gabimet që kemi bërë në fazën e parë. Distanca me kreun është e madhe, por jo e parikuperueshme, pasi që nesër luajmë me vendin e dytë dhe marrja e një fitoreje do të thotë që mund të rikuperojmë jo pak.

Situata e këtij sezoni ngjan shumë me atë të një viti më parë…?Presioni për të marrë patjetër fitoren, bën që shpesh lojtarët të mos japin atë që kanë, pasi ana psikologjike shndërrohet në një element frenues. Ne nuk do të heqim dorë nga pretendimet, pasi jemi edhe në çerekfinale e Kupës së Shqipërisë, por fillimisht duhet të konsolidojmë veten në rezultate dhe lojë, për të shfaqur më mirë potencialin që kemi. Për momentin nuk na lejohet të përmendim fjalën titull.

 

Etiketa: dajaKukësiPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Rinovim me peshë për Partizanin, sulmuesi mbetet pjesë e “demave”

17:17 : 26/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

23:01 : 25/06/2025
SPORT

Katër të dëmtuar te Partizani, vendosen në dyshim për Europën

15:35 : 25/06/2025
SPORT

UEFA jep “ok”, Partizani zbulon stadiumin ku do të presë rivalët estonez

18:08 : 23/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Përforcim në sulm për Partizanin, prezantohet blerja e radhës

21:47 : 20/06/2025
SPORT

Caktohet orari dhe stadiumi, Partizani mëson detajet për sfidën në Ligën e Konferencës

20:56 : 20/06/2025
Para

Fluks i lartë në Referendumin e PD, shtyhet orari i votimit

TË GJITHA

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025

“Për Kuvendin jemi të gjithë përgjegjës”, Kurti: Ofrova dy opsione kompromisi

21:29 : 28/06/2025

“NATO ka vdekur”, ish-këshilltari i Trump: Ja si duhet të reformohet

21:18 : 28/06/2025

Aksident me 3 të plagosur në Pogradec

21:02 : 28/06/2025

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

20:54 : 28/06/2025

WhatsApp lançon një veçori të re

20:40 : 28/06/2025

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

20:21 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com