Pas thirrjes për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD nga ana e Lulzim Bashës, i cili u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i mbledhur dje, por nuk e njeh vendimin, ka reaguar ish-deputeti, Gent Strazimiri.
Ai i ka dërguar një mesazh Bashës pas teksit të tij për mbledhjen e KK.
Mesazhi qe Strazimiri i ka dërguar Bashës është thirrja publike që ka bërë lideri historik i PD Sali Berisha ndaj anëtarëve të Këshillit Kombëtar, për të bojkotuar mbledhjen e thirrur nga deputeti Basha.