• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama në Michigan erdhi natën, iku natën

20:02 : 07/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Nevrus Nazarko

“Vizita” incognito e KM Rama ditët e fundit në Michigan shpalosi dy tre fakte të cilat opinionit shqiptar i janë fshehur prej propogandës që del nga makina gjigande dhe e mirëpaguar për të lustrosur imazhin e rrënuar të kryeministrit:

Fakti 1: Kryeministri ka frikë nga populli i vet. Nuk ka aspak logjikë që një kryeministër i cili viziton për herë të parë shtetin e Michiganit, t’i shmanget një diaspore që sipas statistikave arrin numrat e 120,000 shqiptarëve këtu në Michigan. Përkundrazi, ky do të ishte rasti më i mire për të treguar se diaspora, e cila është më tepër se një mikrokozme e kombit shqiptar, mbështet KM në punën dhe projektet e tij në të dy anët e kufirit. Ngjashmëri për këtë vizitë mund të gjesh me frikën e Ghadafit, i cili kur vinte në SHBA, ngrinte cadrat e tij në rrethinat e New York-ut për t’ju fshehur diasporës së tij dhe për të krijuar imazhet delirante të cilat janë tipar i liderëve autokratë. Është e vërtetë që komuniteti në Michigan është shumë divers, me bindje që kaplojnë të gjithë spektrat e politikave në të gjitha trevat shqiptare, me të djathtë të thekur , por po aq edhe të majtë të betuar.

Por është po kaq e vërtetë se ky komunitet ka ditur të nderojë të zgjedhurit legjitimë ashtu si i ka hije shqiptarit e kodit të besës. Në shtëpinë tonë do të bëjmë të gjitha nderet edhe pse kur të largohesh, je përsëri kundërshtari ynë. Fiasko-vizita në Michigan, shton bindjen se ai nuk e konsideron veten legjitim e të pranuar gjerësisht, dhe nuk e egzagjëroj po të them se makthi i maskaradës patronazhisto-elektorale e 25 Prillit vazhdon ta ndjekë kudo, edhe 7 mijë kilometra larg vendit të krimit.

Fakti 2: Rama ka shteruar nga idetë dhe projektet me të cilat u mburr aq shumë në opozitë, e për të cilat ka nevojë sot më shumë se kurrë Shqipëria, Kosova e të gjithë trevat shqiptare. Përkundrazi nuk shpjegohet fakti, që i strukur në makinën e policisë së shtetit që e shoqeronte, ai takohet me përfaqësuesit e një organizate jo fitimprurese këtu në Michigan e më pas me dekanin e një universiteti publik, kur ky universitet ka 10 të tillë e forca vendimmarrëse e tyre është pothuaj 0.

Lexo edhe:

“Hoqëm renë e zezë të helmit”/ Çfarë deklaronte Rama 2 vite më parë për inceneratorin e Elbasanit

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

Fakti tjetër që kjo u trumbetua nga ERTV si binjakëzim me Univeritetin Bujqësor të Tiranës, i jep jetë idesë se “akademia e cobanëve” paska qenë nismë e tij dhe jo marrëzi e një ministreshe që fshatin dhe bujqësinë e njeh nga mbledhja në mjediset e fish city’t të Gjergj  Lucës.

Përvoja e vizitave të ngjashme të thotë se një KM mund dhe duhej të takohej me figura politike të rangut të guvernatorit apo senatorëve etj.

Mungesa e këtyre takimeve mbështet argumentat më sipër për shterim idesh, paqartësi dhe mungesë koherence që vijnë si pasojë e humbjes së busullës në kërkim të titujve qesharakë që pasuan në NY .

Fakti 3: Një miku im me pat thënë që në 2013’n disa javë pasi erdhi në pushtet, Rama i egzaltuar nga fitorja elektorale, tha se tani ai kishte punë vetëm me historinë.

Se çfarë historie ka pasur në mendje, po shpaloset dita ditës, megalomania për t’u hequr si “lider global” lexohet qartazi në fjalën e tij në OJQ’në e Hillary Clinton me rastin e dhënies së çertifikatës me titullin ironik për të: “Vital Global Voice” (Zëri vital global).

Pra dhe vizita në Michigan ka qenë në këtë funksion, i pari kryeministër shqiptar që viziton një komunitet 120 mijë shqiptarësh, i pari KM që i jepet një titull global, por në të vertetë do të mbetet si i pari KM që erdhi natën e iku natën, i pa përfaqësuar, i trembur, dhe nën elozhet e adjutantëve eunukë të cilët sa më shumë ta mbajnë të shkëputur nga masa aq më shumë besojnë se do e mbajnë kufomën e tij në pushtet.

Në vend të mbylljes:

Mandati i tretë i tij ka nisur ashtu si u “fitua”, nga patronazhistët, për oligarkët, në funksion të mini-Serbisë ballkanike, fasadë qeverisjeje me ministreshat e pakualifiikuara por, të vlefshme për statistika gjinore, dhe me një Shqipëri që po braktiset çdo ditë e më shumë me aksiomën e tij se është “më mirë caush në Bigell se polic në Korçë”.

Rrugë të mbarë KM, pasi urime të tjera nuk kanë vlerë nga një emigrant i përfaqësuar nga vizita jote në Zef’s Coney Island. Në fund të fundit ky mund edhe të ketë qenë qëllimi real i vizitës tënde: Personifikimi i diasporës me Coney Island-et e famshme dhe barazvlerësimi i kapaciteteve të mëdha që kjo përfaqëson me larjen e pjatave si koncept. E nuk ke faj, ti je “cun tirone” Mr. lider global, po një ditë të siguroj se kafen me ne do e pish aty ku dikur ka qenë “Caribou Coffee”

Etiketa: nevrus nazarkoRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hoqëm renë e zezë të helmit”/ Çfarë deklaronte Rama 2 vite më parë për inceneratorin e Elbasanit

21:45 : 02/07/2025
AKTUALITET

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

20:39 : 02/07/2025
AKTUALITET

Rama: Të pezullohet urgjent veprimtaria e AKU, më shumë bën dëm se mirë

19:54 : 02/07/2025
AKTUALITET

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

18:47 : 02/07/2025
AKTUALITET

Qeveria asnjë subvencion për fermerët, Rama gjen “fajtorin” tek kryebashkiakët e tij: Bëni kthesë!

14:57 : 02/07/2025
AKTUALITET

Burimi: Rama ja kalon Vuçiçit për diktator

19:40 : 01/07/2025
Para

Paloka: Non grata e Berishës akt politik përmes lobimit dhe për të ndihmuar Ramën

TË GJITHA

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

08:46 : 03/07/2025

Zjarri në landfillin e Elbasanit ende aktiv, tymi toksik rrezikon qytetarët

08:44 : 03/07/2025

Landfilli i Elbasanit në flakë/ Gazetari: Tre ditë pasi nisi hetimi ndaj “Eco Alb” e Leli Kajës

08:33 : 03/07/2025

Zhvillohet seanca e fundit/ Çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

08:31 : 03/07/2025

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Bankës Qendrore Amerikane

08:29 : 03/07/2025

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

08:27 : 03/07/2025

Analiza: Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

08:26 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com