VIDEO/ Flet vëllai i gruas që u vra nga burri në Greqi: Çfarë ndodhi 1 ditë më parë

Fëmijët e mitur të çiftit shqiptar në Lachonia të Greqisë, ku nëna ju vra nga babai ndërsa i ati është arrestuar, i ka marrë daja i tyre.

Vëllai i viktimës 36-vjeçare, Elonës, ka folur për mediat greke duke thënë se çifti i bashkëshortëve nuk kishin probleme.

“Nuk kanë patur probleme, kanë shkuar bashkë në punë. Dje shkuam në lokal për të pirë çaj dhe në orën 08:00 – 08:30 ai u largua dhe shkoi në shtëpi të gatuante për fëmijët. Fëmijët flinin në dhomën ngjitur, nuk kuptuan asgjë. Kishin 10 vjet që ishin të martuar, ishin njerëz të qetë. Fëmijët i kemi marrë ne, i kemi sjellë këtu”, ka thënë vëllai i Elonës pasi u pyet nga gazetarët për ngjarjen tragjike.

LEXO EDHE  Deputetja e PD: Dega e Korçës po riorganizohet, ja ç'kërkojnë demokratët

Festimi, 40-vjeçari që mbyti me duar bashkëshorten e tij, është arrestuar nga policia greke pasi ka qenë vetë ai që lajmëroi autoritetet.

Çifti me origjinë nga Elbasani jetonin në Lachonia të Greqisë prej 3 vitesh dhe punonin në bujqësi. Mëngjesin e djeshëm, Festimi kishte publikuar në Facebook një foto me bashkëshorten e tij Elonën duke u përqafuar.

Ndërsa në mbrëmje, pas një debati në çift, 40-vjeçari e mbyti me duar 36-vjeçaren duke i marrë jetën.

Fëmijët 8 dhe 11 vjeç të çiftit po qëndrojnë aktualisht me dajën e tyre. Edhe ky i fundit jeton në të njëjtën zonë prej pak kohësh, gjithashtu duke punuar në bujqësi.