Kolaveri i përgjigjet Endri Hasës: Kur votova Bashën isha mik, tani jam armik

Përparim Kolaveri, degat i PD Kamëz, i përgjigjet akuzave të Endri Hasës i cili sot e akuzoi se ka punuar për Tom Doshin në fushatë.

Në një reagim për Syri Tv, Kolaveri shprehet se ka qenë delegat i PD edhe në Kuvendin e 17 korrikut, ndërsa si dëshmi për këtë publikoi edhe mesazhin e dërguar nga Partia Demokratike.

Kolaveri shton se kur votonte për Lulzim Bashën ishte mik i tij, ndërsa tani që firmosi për Sali Berishën bëhet armik. Delegati i Kamzës shprehet se do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Nuk janë të vërteta. Unë jam kryetar i grupseksionit 15/93 në Kamëz. Jam anëtar i PD që nga mosha 18 vjeç. Kur kam qenë unë në PD, Endri Hasa nuk dinte ku bie PD-ja. Unë jam qenë delegat edhe i datës 17 korrik 2021. Kam tre mesazhe enga tre numra të ndryshëm dhe jam i gatshëm t’i vendos në dispozicion. Kur Basha më kishte në krah të tij, më kishte mik, kurse sot më shpall armik. Unë kam firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor 2021. Mua nga PD nuk më përjashton dopt as Basha, as Berisha e askush. Pasi unë kam aderuar në atë parti prej 25 vitesh. Kam dhënë shpirtin fushatë pas fushate”, u shpreh Kolaveri.

LEXO EDHE  Ndërprerja e mësimit, Ministria e Arsimit: Një nga prindërit mund të qëndrojë me fëmijët