Koronavirusi në Itali/ 103 humbje jete dhe mbi 15 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 15, 085 raste të reja me koronavirus, nga 573, 775 teste të realizuara.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se 103 pacientë kanë humbur jetën. Norma e pozitivitetit është rritur në 2,6 %.

LEXO EDHE  Legalizimet, Lame apel banorëve të pallateve: Bëhuni bashkë, mos aplikoni një nga një

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 9457 persona janë shëruar në 24 orë.

Aktualisht në Itali janë 199, 783 raste pozitive. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 5, 043, 620 të infektuar dhe 133, 931 viktima.