Drejtori i Policisë: Klodian Çalamani u kontrollua nga policia 5 ditë para se të vriste 8-vjeçarin

Pesë ditë përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë e vrasjes dhe groposjes së fëmijës 8-vjeçar në fshatin Grecalli të Fierit, 38-vjeçari Klodian Çalamani ishte verifikuar për herë të fundit nga policia.

Në 7 muajt e fundit, Çalamani është kontrolluar dhe verifikuar 7 herë nga strukturat e Policisë së Fierit.

Këto të dhëna i bëri të ditura Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Në të gjitha rastet e verifikimit të Çalamanit nuk ka patur probleme, ndërkohë që informacionet në rrugë operative ndaj 38-vjeçarit kanë qenë në kuadër të vjedhjeve dhe nuk ka patur të dhëna për veprime të dhunshme apo krime të rënda.

“Në datën 19.4.2021, ora 14:01, është verifikuar shtetasi Klodian Çalamani në fshatin Grecalli nga specialisti i policisë së zonës. Nuk ka pasur probleme.

Në datën 19.5.2021 ora 13:05, është verifikuar i njëjti shtetas nga specialisti i policisë së zonës dhe është kontrolluar. Nuk ka pasur probleme.

Në datën 9.7.2021, ora 16:13, është verifikuar dhe kontrolluar dhe nuk është konstatuar asgjë e kundraligjshme.

Në datë 9.7. 2021 përsëri është kontrolluar dhe verifikuar nga specialisti i policisë së zonës. Të gjitha këto janë veprime që janë dokumentuar në sistemet e Policisë së Shtetit.

Në datën 13.8.2021, ora 15:35, është kontrolluar shtetasi Klodian Çalamani nga specialisti i policisë së zonës dhe nuk ka pasur probleme.

Në datën 22.9.2021 është kontrolluar në orën 01:12 nga punonjësi i patrullës së policisë dhe nuk ka pasur probleme.

Informacioni i fundit i marrë në rrugë operative lidhur me aktivitetin kriminal të këtij shtetasi ka qenë në datën 11, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në datën 16 dhe përsëri ky informacion ka qenë në fushën e vjedhjes apo në fushën e krimeve kundër pronës. Nuk ka pasur informacion lidhur me aktivitetin e këtij personi në drejtim të krimeve të rënda apo të dhunshme”, deklaroi Gledis Nano.

LEXO EDHE  E rëndë, pedofili ngacmon 13-vjeçaren: Të hënksha...

Aktualisht, Klodian Çalamani është i arrestuar dhe mbahet në burgun e Vlorës si i akuzuar për vrasjen dhe groposjen e 8-vjeçarit.

Lexo edhe:

Ngjarja në Fier/ Nano për Çalamanin: Ka pasur të dhëna se vidhte në fshat