• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

11:33 : 29/11/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish-ministër e deputet

1-Numrat e Kuçovës e më gjerë

Javën e kaluar isha i pranishëm  në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet përgjatë dy legjislaturave. Ashtu si dhe në Berat pjesëmarrësit në tubim ishin po ata të konferencës së degës PD ku kam marrë pjesë deri në v. 2017; shto këtu nja dy duzina të rinj që i shihja sefte.

Diskutimet u çelën me një përshëndetje e raportim të kryetarit të degës: nga 107 delegatë të degës PD-Kuçovë 82 syresh e kishin nënshkruar kërkesën për kuvendin e jashtëzakonshëm në 11 dhjetor; nga 25 anëtarë kryesie kishin firmosur 16. Kryetarin e degës që ishte ulur pranë meje e pyeta për delegatët jo nënshkrues. Më tha se gjysma janë në emigracion, çereku është i pavendosur dhe çereku i fundit e ka syrin tek 18 dhjetori; të njëjtat raporte vlejnë edhe për ata të kryesisë.

Kuçova më konfirmon realitetin partiak që kam hasur më parë edhe në degë të tjera në vend. Përmes kontakteve me të njohur apo vizitave në terren me shfaqet kudo po ajo pamje: partia është zgjuar nga letargjia e kërkon ndryshim duke filluar nga kreu; ajo kërkon riorganizim, riorientim e politika të reja edhe pse për këtë të fundit vizioni është jo krejt i qartë por në debat e sipër.

Lexo edhe:

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

2-Baza e superstruktur

Në historinë e partive tona në pluralizëm ka patur plot episode me konflikt të brendshëm. Ka patur tubime me përkrahës por edhe me militantë kontestues; këta të fundit si rregull me volum zanor të lartë, shpesh verbalisht të dhunshëm e ndonjëherë edhe fizikisht. Këto episode e lëvizje shkaktuan dinamika të ndryshme që ndikuan në profilin e partive fillestare e atyre që pasuan.

Lëvizja e Foltores dallon nga të mëparshmet:

a- se sfidon drejtues partiakë të cilët kanë shënuar vetëm disfata zgjedhore përgjatë tetë viteve. Në rastet e mëparshme kredibiliteti e legjitimiteti i drejtuesve zyrtarë nuk ka qenë në nivel kaq të ulët.

b- se arrin të përfshijë në debat dhe të sigurojë përkrahjen e një numri të lartë aktivistësh e përfaqësuesish të cilët reflektojnë  mazhorancën e anëtarësisë e përbëjnë shumicën e kuvendit e mbase të organeve të dala nga kuvendi si këshilli e kryesia.

c- se po ndjek me pedantizëm rrugën statutore për arritjen e synimit politik të shpallur: duke mbledhur me durim nënshkrimet e çdo delegati për të shkuar më pas, sipas rregullave, tek kuvendi. Ata që e kritikojnë  Foltoren si “jo konservatore” sepse nuk sillet si “institucionale” por si “revolucionare” duket se po fiksohen vetëm tek ca verbalizma të nxehta, me gjasë dhe të tepruara, dhe nuk po dallojnë dot as pemën e veçantë në pyll dhe as pyllin që formojnë pemët.

Nga ana tjetër drejtuesit zyrtarë fatkeqësisht po dëftojnë përditë e më shumë jo vetëm një mohim realiteti (problem psikologjik) por dhe refuzim të tij (problem ndërgjegjeje). Kur ky realitet është mazhoranca e njerëzve që të ka votëbesuar e bartur për vite të gjata atëherë refuzimi i tij duket si çështje karakteri. Po të besojmë postulatin marksist të bazës e superstrukturës dhe të projektojmë aty situatën në PD, gjërat nuk mund të përfundojnë mirë për drejtuesit zyrtarë. Por edhe po nuk e besuam postulatin prapë përfundimi duket po ai.

3-Foltorja si rilindje e konservatorizmit

Një nga aspektet interesante të Foltores është trajtimi i çështjeve social-kulturore në prizëm “politikisht jokorrekt”. Denoncimi i qeverisë për korrupsion, krimininalitet e të tjera si këto janë vargje nga një refren tetëvjeçar. Por referimi tek tradita, kundërshtimi i ideologjive gender, fokusi tek familja konvencionale e më tej tek masat shtetërore për të lakuar përpjetë kurbën demografike janë një freskim i mirëpritur i debatit publik. Këto tema i shërbejnë edhe diferencimit programatik mes partive duke i bërë publikut më të qartë dallimin e votuesve më të lehtë zgjedhjen.

Ky profil konservator nuk vjen në kontekstin më të favorshëm. Një pjesë e organizmave ndërkombëtare me prezencë në Shqipëri janë ndikuar, ku më shumë e ku më pak,  nga marrëzia “woke” e nga prekursorët e saj. Por edhe kundërshtari politik, ndërsa vetëshpallet progresist, është një lloj hibridi në këtë lëmë. Ai viziton Vatikanin pasi ka nxitur me dorë të fshehur letrat për prindin 1 dhe 2.

Gjithësesi qartësia e besimit dhe besimi tek parimet janë e do të mbeten një vlerë e shtuar në Partinë Demokratike.

Etiketa: genc pollo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

09:52 : 17/04/2025
AKTUALITET

Marrëveshja mes tre vendeve për mbrojtjen, Pollo: Hap pozitiv! Rama dështoi në politikën e jashtme

21:48 : 26/03/2025
AKTUALITET

A i mbështet vërtet Bashkimi Europian vlerat themelore të tij në Ballkan?

09:21 : 19/03/2025
AKTUALITET

Primaret dhe kontrasti

12:40 : 08/03/2025
AKTUALITET

Genc Pollo: Nuk kandidoj për deputet, e ndava mendjen katër vjet më parë

11:40 : 21/02/2025
Para

U kap duke grabitur një makinë, arrestohet 36-vjeçari në Berat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com