• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Afera e inceneratorëve, çështje madhore”, Vasili: PD-ja bën zhurmë sheshit dhe bashkëpunon fshehurazi për të fshehur gjurmët

15:40 : 26/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se PD zyrtare ka zgjedhur të bëjë zhurmë dhe të bashkëpunojë fshehurazi për të fshehur gjurmët dhe pasojat e tmerrshme të këtyre gjurmëve që ndikojnë në jetën e shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, Vasili shprehet se afera e inceneratorëve është nga çështjet më madhore, teksa e ka konsideruar si aferën e shekullit.

Ai shtron pyetjen se përse edhe pas denoncimeve të bëra në lidhje me çështjen në fjalë, PD zyrtare refuzoi pjesëmarrjen e LSI në komisionin për hetimin e inceneratorëve.

Vasili thekson se LSI është e vendosur për t’i shkuar të vërtetave deri në fund.

Lexo edhe:

Vasili: Gërmadha energjitike që s’bën asnjë lek, dëshmia e megakorrupsionit të Ramës!

Marrja në pyetje e Metës, Vasili: RamaSPAK-U, shënoi sot një tjetër faqe të zezë

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Jemi në një moment të rëndësishëm në momentin e të vërtetave të mëdha. Maskat kanë rënë dhe këto të vërteta duhen ndarë pa asnjë hezitim me të gjithë qytetarët për të ditur se kush është vendosur qartësisht në luftën kundër korrupsionit, shpërdorimit të kapjes së shtetit dhe në krah të tij. Për fat të keq, PD zyrtare ka zgjedhur të bëjë sikur bën zhurmë sheshit dhe të bashkëpunojë fshehurazi natën për t’i fshehur gjurmët dhe pasojat e tmerrshme të këtyre gjurmëve në jetën e shqiptarëve në ekonomi e të tjerë. 

Ka një çështje shumë të madhe konkrete që ka të bëjë me atë që quhet afera e inceneratorëve, një aferë me të drejtë e quajtur afera e shekullit. PD zyrtare ka zgjedhur të bëjë sërish zhurmën, teneqenë e prishur vetëm e vetëm që kjo aferë të mos zbardhet të mos i shkohet deri në fund e të prodhojë komisione për mos hetimin e për mbylljen e gjurmëve në vend të hapjes së tyre.  Është fare e qartë dhe dihet publikisht dhe nuk ka nevojë ta shpjegojë as PD zyrtare askush tjetër se cili ka qenë roli i LSI në këtë drejtim. Denoncimet e LSI, të kryetares së saj zonjës Monika Kryemadhi dhe denoncimi pasuses të bërë nga unë kanë pasur të vërteta tronditësë, më të mëdha e para ndonjëherë në 30 vjet pluralizëm. 

Ato janë përcjellë gjerësisht dhe kanë treguar me detaje, me dokumenta, me mjaft fakte sesi është gjurma e përfituesve të kësaj afere ku ndërmjet përfituesve, Partia Demokratike zyrtare mund të hapë sytë mirë se mund të gjejë prej tyre edhe brenda vetes, dokumenta të cilat ekzistojnë. Po sot, të gjithë do të pyesnin, pas këtyre denoncimeve shumë të rënda të LSI, pse PD zyrtare refuzoi pjesëmarrjen e LSI në komisionin për hetimin e inceneratorëve. Kjo është shkresa zyrtare, e bërë në emër të LSI për pjesëmarrjen në këtë komision, e cila u refuzua dhe u pengua egërsisht nga PD. 

Ccfarë i prishte, pse e shqetësonte prezenca e LSI si një denoncuese shumë e fortë për hetimin e kësaj afere?  Kjo pyetje ka përgjigjen brenda, nuk kanë dëshirë për ta zbuluar këtë të vërtetë. Dhe LSI ishte një prezencë e papërshtatshme jo komode, e dhimbshme në drejtim të farsës për ta mbyllur aferën e inceneratorëve. E përsa i takon gjumit që i paska dalë dhe na tregojnë këta çfarë paskan bërë këta nga mesi i 2017, po i sqarojmë që në emër të parimeve, pra vetëm në emër të parimeve që në vitin 2017 edhe duke qenë në koalicion dhe aleancë me PS dokumentet janë shumë të qarta. Në marsin e 2017, unë personalisht si Ministër i Drejtësisë jam prononcuar zyrtarisht me shkrim duke iu kundërvënë haptas edhe linjës së qeverisë, qeveri me të cilën PD bashkëpunoi me shumë dashuri pak muaj më pas, pas 17 majit. 

Duke u vendosur në krah të banorëve, duke kërkuar respektimin dhe zbatimin e ligjit dhe duke iu kundërvënë qeverisë. Po ky qëndrim ka qenë qëndrim konstant edhe më para se 2017, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në nëntor dhe dhjetor që në vitin 2016 ka kundërshtuar miratimin e kësaj afere dhe ajo është miratuar me mendimin kundër dhe qëndrimin kundër zyrtar e me shkrim të tij. Këto kanë qenë qëndrime konstante sepse LSI ka pasur një distancë të prerë më këdo shkelës të ligjit dhe abuzues të tij. Ish ministri i mjedisit të rilindjes është e qartë dhe kandidat për deputet, së bashku me deputetin tjetër e pranoi. 

Distanca ka qenë e prerë dhe jo rastësisht tre kallëzime të njëpasnjëshme i fundit i bërë pak javë më parë nga kryetarja e LSI e zbërthejnë me detaje këtë aferë kaq të madhe, e cila nuk ka nevojë për zhurmat e këtyre por ka nevojë për t’i shkuar të vërtetave deri në fund. Kush nuk do t’i shkojë këtyre të vërtetave deri në fund është pikërisht ajo parti zyrtare demokratike, e cila refuzon pjesëmarrjen e LSI, refuzon denoncimet shumë të mëdhaja të saj dhe trembet prej tyre. 

Tremben vetëm ato që kanë përfitime, jetojnë me to, gjallojnë më to e që ndajnë të njëjtat afera politike por dhe ekonomike shumë të rënda në kurriz të shqiptarëve. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë, do t’i ndjekim kallëzimët tona deri në fund nuk do lodhemi duke i ndjekur deri në detajin e fundit për t’i nxjerrë këto të vërteta dhe beteja është shumë e qartë, lufta me të vërtetat i vendos përpara shqiptarëve qartë ata që i mbulojnë këto të vërteta e kur LSI është vendosur në krah të tyre. Dhe ata që duan t’u bien teneqeve të komisioneve, që duan të mbyllin aferat në vend që t’i hapin. 

Kjo është sa për sot. Megjithatë, edhe për dokumenta që do kenë interes të tjera për të treguar qëndrimet në kohë dhe komunikimet në kohë edhe për aferën e inceneratorëve dhe për pjesëmarrjen e LSI ku komunikimet janë bërë edhe me kryetarin e grupit parlamentar dhe kryetarin e Partisë Demokratike, do të zbardhen më vonë për të kuptuar qartësinë dhe ndershmërinë e vendosmërinë e LSI për t’i shkuar të vërtetave deri në fund dhe interesaxhinjve të komisionuar të Edi Ramës që duan t’i fshehin pasi siduket ushqehen dhe mbahen me to.

Etiketa: petrit vasili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vasili: Gërmadha energjitike që s’bën asnjë lek, dëshmia e megakorrupsionit të Ramës!

18:35 : 11/01/2025
AKTUALITET

Marrja në pyetje e Metës, Vasili: RamaSPAK-U, shënoi sot një tjetër faqe të zezë

18:03 : 07/01/2025
AKTUALITET

Rama nga fasadat e ministrive tek inceneratorët, historia 26 vjeçare e një hajduti të pandëshkuar

19:30 : 27/12/2024
AKTUALITET

Nga betimit tek Lana, tek tentativa më e fundit për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese

17:00 : 15/12/2024
AKTUALITET

Protesta/ Vasili: Kjo qeveri nuk di gjë tjetër veç dhunës

19:01 : 26/11/2024
AKTUALITET

Fundi i sondazheve, këtij prostituimi politik dhe gëbelsizëm propagandistik të neveritshëm!

10:59 : 10/11/2024
Para

Basha viziton familjen e dëmtuar nga tërmeti: Kjo plagë nuk është lehtësuar, por është bërë dhe më e rëndë nga braktisja

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zyrtare/ Kontratë 5-vjeçare, Real Madrid firmos me talentin e Spanjës

15:58 : 17/05/2025

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

15:53 : 17/05/2025

Zgjohet Eno Bozdo/ Pas gjumit në fushatë reagon për votat e diasporës

15:47 : 17/05/2025

Masakra izraelite në Gaza vijon, 146 palestinezë të vrarë gjatë 24 orëve të fundit

15:46 : 17/05/2025

U17/ Kampionati Europian 2025, Shqipëria shpall listën zyrtare me 20 lojtarë

15:35 : 17/05/2025

Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet

15:27 : 17/05/2025

Tensione në Parkun Olimpik, Manja përplaset me Gjonin dhe Këlliçin: Të kam fal njëherë kur…

15:21 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com