“Nuk kishim kokërr leku”, Semi rrëfen fëmijërinë e veshtirë

Këngëtarja Semi Jaupaj ka treguar dje vështirësitë ekonomike me të cilat familja e saj është përballur kur ajo ishte fëmijë. Teksa po bisedonte në kuzhinë me Antonelën, Semi zbuloi se ka qenë e ëma ajo që e ka mbështetur për të ndjekur pasionin për muzikën.

Semi tha se ndonëse nuk kishin “kokërr leku” në shtëpi, nëna e çoi të këndojë në festivalin për fëmijë të organizuar në Shkodër. Ndër të tjera, këngëtarja tha se nuk i ka zbuluar këto detaje më parë, sepse nuk dëshiron që të tjerët ta shikojnë si të dobët.

“Mamit tim i është dashur të punojë shumë e vetme. Kur ajo e pa që unë kisha talent për muzikë, nuk ma prishte për asgjë. Pa kokërr leku në shtëpi dhe kur vinte puna për të ik në ndonjë koncert… Mbaj mend që kemi ikur në festivalin e Shkodrës, pa lekë fare…