Futi në mënyrë ilegale një kopje të serialit “Squid Game”, studenti do të ekzekutohet me pushkatim në Korenë e Veriut

Foto: Netflix

Një student i Koresë së Veriut do të ekzekutohet, pasi futi ilegalisht një kopjeje të serialit “Squid Game” në vend.

Kontrabandisti thuhet se është kthyer nga Kina me një version dixhital të serisë hit koreano-jugore të ruajtur në një USB të fshehur. Por pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe studentë te tjërë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit, shkruan DailyMail.

Studeni tani do të ekzekutohet me pushkatim, një nga metodat e zymta me të cilën vriten edhe personazhet në serialin e shumë shikuar.

LEXO EDHE  Hoqi tumorin në tru, përmirësohet gjendja shëndetësore e Adriana Matoshit

Besohet se arrestimet u kryen gjatë javës së kaluar në provincën veriore Hamgyong të Koresë së Veriut, e cila kufizohet me Kinën.

Radio Free Asia raportoi se një student që bleu një kopje të USB-së është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa gjashtë të tjerë që panë shfaqjen janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë.