• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Ndryshe nga përrallat e qeverisë, buxheti për bujqësinë do të jetë më i ulët se i vitit të shkuar

13:14 : 25/11/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi këtë të Enjte nga foltorja e Kuvendit se buxheti për bujqësinë do të jetë më i ulët se i vitit të shkuar. Ndërsa pretendimet e mazhorancës që pretendojnë të kundërtën, i cilëson përralla.

Basha akuzoi qeverinë se po godet prodhimin vendas, ndërsa shtoi se buxheti nuk është i qytetarëve, por i qeverisë dhe klientëve të saj.

“Ndërsa këtu pseudomazhoranca bëhet gati të votojë sy mbyllur për mënyrën se si do të shpenzohen taksat e qytetarëve vitin e ardhshëm dhe ato në vijim, përfaqësuesit e fermerëve që përfaqësojnë 40% të të punësuarve në Shqipëri, kanë harxhuar para nga xhepat e tyre për të udhëtuar drejt Tiranës, që t’u dëgjohet zëri. Mos tu shkelet sakrificia, mos tu hidhet tutje mundi, t’u respektohet vështirësia që kanë për të bërë punën e tyre, për të nxjerrë bukën e gojës, për të shkolluar fëmijët, për t’i dhënë këtij vendi 20% të prodhimit të brendshëm bruto. Shifër kjo më e larta në rajon dhe në Europë, që tregon se sa peshë ka bujqësia në ekonominë tonë, e që vetëm për këtë arsye duhet të dëgjohen përpara se të ngrihen kartonat, me sytë e veshët mbyllur. Janë njerëz që vetëm japin, vetëm kontribojnë, dhe në këmbim nuk marrin asgjë, krahasuar me kolegët e tyre në rajon, pa përfshirë fare Europën. Sepse arkat e shtetit që ata vetëm i mbushin me taksa të larta të dretjpërdrejta e të fshehura, ky kryeministër dhe ministrat e tij i zbrazin pa teklif”, tha Basha.

“Aq të papërfillshëm janë këta qytetarë për ju, që gdhihen dhe ngrysen me shqetësimin e të nesërmes, me ankthin e konkurrueshmërisë së produkteve të tyre, me pamundësinë për t’u përballur me produktet e rajonit që subvencionohen shumë herë më shumë se këtu, saqë jo vetëm nuk i dëgjoni, por i ofendoni me teatrin që ngjallë krupën, ku përdorni edhe gaztorët e oborrit tuaj, që nginjen nga koncesionet dhe syshkeljet tuaj, që i kanë shndërruar në oligarkë arrogantë. Ata protestojnë sot, siç kanë protestuar me të drejtë çdo vit, që mos të gjenden përballë rrugës së vetme ku i çoni me shpërfilljen tuaj, te flakja e produkteve dhe largimi nga Shqipëria. Protestojnë sepse ndryshe nga sa përrallisni lart e poshtë, buxheti për bujqësinë për këtë vit, do të jetë më i ulët se i vitit të shkuar. Protestojnë sepse përveç rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore që po e ndjejnë në xhepat e tyre, do të përballen edhe me rritjen shtesë me 10 % të çmimit, meqënëse ju vendosët të shtoni me 10% TVSH-në, e po ashtu po hiqni 6% e TVSH-së së kreditueshme. Protestojnë sepse në vend të mbështesni prodhimin vendas, po e godisni në të gjitha hallkat e zinxhirit të ekonomisë së ushqimit. Por mbi të gjitha, protestojnë sepse ju nuk jeni konsultuar me askënd për këto masa që po e dëmtojnë bujqësinë, po i dëmtojnë familjet që jetojnë me tokën dhe blegtorinë, dëmton bizneset që kanë investuar në këtë sektor, protestojnë sepse nuk keni dëgjuar grupet e interesit përpara se të merrni angazhime që do të prodhojnë efekte negative të drejtpërdrejta në veprimtarinë e tyre. Dhe përsëri, fatkeqësisht kontrasti midis asaj që deklaroni dhe asaj që bëni është shumë i qartë, dhe shihet në zemëratën e atyre burrave dhe grave që mblidhen pak metra nga kjo ngrehinë, sepse janë përpara Parlamentit të vendit më bujqësor në Europë, ku bujqësia ka një impakt prej 20% në prodhimin e brendshëm,  dhe jep mbështetjen më të vogël në Europë për fermerët”, shtoi ai.

“Dhe paradoksalisht, qeveria që nuk dëgjon fermerët, që nuk dëgjon asnjë grup interesi, pasi ka arritur të lërë të pakënaqur të gjitha grupet e interesit, shoqata prodhuesish vendas, eksportuesish, investitoresh, tregtaresh, rekord historik ky në fakt që tregon shumë për cilësinë e politikave tuaja, është e njëjta qeveri që ka votuar në këtë sallë ligjin për bashkëqeverisjen.  Pra, keni bërë ligj parullën propagandistike që kujtoni me nostalgji, ç’thotë populli bën partia, por kur vjen nevoja për të pyetur ata që qeverisini, me të cilët medemek bashkëqeverisni, ju ktheheni në bunkerë të interesave të një pakice mikroskopike njerëzish. Sepse ky nuk është buxheti i qytetarëve, por buxheti i klientëve tuaj, me të cilët keni ndërtuar një model ekonomik putinist, të ngritur mbi klientelizmin dhe korrupsionin të kudondodhur, siç tregon çdo raport dhe çdo studim ndërkombëtar. Një model putinist që bazohet mbi kontrollin asfiksues të ekonomisë, që nuk prodhon mirëqenie për qytetarët. Sepse pavarësisht se keni rritur taksat dhe tarifat më shumë se çdo qeveri tjetër, që nga koha e Tanzimatit, pavarësisht se keni marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë bashkë nga viti 1991 deri në vitin 2013, rezultati i vetëm që prodhoni është varfërimi, që kërcënon 50% të bashkëqytetarëve tanë, dhe shpopullimi, që është plaga më kërcënuese e shoqërisë tonë, e cila po mpaket dhe po plaket me shpejtësi marramendëse, ndërkohë që prioriteti i vetëm që ju keni janë PPP-të dhe koncesionet klienteliste, të shoqëruara nga poshtërsitë hileqare si ato që vuri në dukje Kontrolli i Lartë i Shtetit, me tendera rrugësh pa pasur fonde, me prokurime të paparashikuara në buxhet dhe të pamiratuara nga parlamenti”, vijoi Basha.

Lexo edhe:

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës

Etiketa: Lulzim Basha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

18:41 : 04/06/2025
AKTUALITET

Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës

12:41 : 03/06/2025
AKTUALITET

A do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve?/ Berisha flet për Bashën: Në 2013 i hapa rrugën një të riu, por…

13:19 : 27/05/2025
AKTUALITET

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

Basha: S’bashkëpunoj me Ramën e Berishën! Vota për PD nxjerr Metën nga burgu

22:18 : 03/05/2025
AKTUALITET

Sa e dëmtojnë PD-në partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës? Tabaku: Ata kanë ambicie vetëm për kryetar

09:09 : 30/04/2025
Para
FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labeled with a "Coronavirus COVID-19 Vaccine" sticker and a medical syringe in front of displayed Pfizer logo in this illustration taken, October 30, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/File Photo

Ish-punonjësja e Pfizer vjedh dokumentet konfidencialë për vaksinën dhe zhduket

TË GJITHA

Kapet adoleshenti në Gjermani, dyshohet se po përgatiste sulme terroriste

22:26 : 06/06/2025

Vala e të nxehtit drejt Shqipërisë, anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese

22:23 : 06/06/2025

Metalet e rënda në lumin Drin, shkaktarë të sëmundjeve kanceroze

22:21 : 06/06/2025

Muaji i qershive, ja cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

22:19 : 06/06/2025

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

22:03 : 06/06/2025

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com