Salianji: 11 Dhjetori i shërben Edi Ramës

Deputeti i PD Ervin Salianji, ka folur për mbajtjen e Kuvendit tw thirrur nga Sali Berisha mw 11 Dhjetor, dhe atw tw thirrur nga Basha nw 18 Dhjetor.

Në një intervistë për emisionin Debat në A2CNN, Salianji  ka theksuar se 11 dhjetori po i shërben Edi Ramës.

“Ka vetëm një Kuvend, pavarësisht se ka një tollovi të krijuar nga Sali Berisha për mitingun e tij. Në mitingje mund të shkojë kushdo që kërkon të bëjë betejë me SHBA-në për interes personal të Berishës, ndërkohë që Kryesia e PD-së ishte unanime në mbështetje të Kuvendit në 18 dhjetor. Procedura është thelbësore: nëse unë kam 5200 firma dhe i depozitoj te dikush që i njoh, kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet të kalojnë përmes procedurave. Të mos kesh besim te institucioni, nuk do të thotë se nuk e njeh atë. Firmat duhet të verifikohen, pastaj kalojnë në Kryesi dhe në fund merret vendimi për një datë. Ndryshe, gjithësecili përcakton datën e vet. Data 11 është përcaktuar në mënyrë të njëanshme, me vullnet personal.

LEXO EDHE  Aksidenti me 3 të plagosur në Valbonë, policia jep detaje

Dikush mund të ndihet pronar dhe sikur i është cënuar prona. Ky nuk është shqetësimi i demokratëve.

PD nuk ka nevojë që të mbledh firmat për datën 18. Institucioni të bën të jesh delegat. PD do çoj kartat e delegatëve që të verifikohen në komision. Kjo është një tollovi, që pasi të bëhet mitingu do shpërbëhet si Foltoret. Kjo po bëhet për t’i çuar ujë Ramës”, tha Salianji.