Parashikimi i motit për ditën e enjte, 25 Nëntor 2021

Vendi ditën e enjte do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura e kthjellime.

Reshjet e shiut do të përfshijnë pasdite pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Mjegulla, parashikohet sërish e dendur në lugina gjatë mëngjesit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare, ndërsa në bregdet do të vijë në forcim pasdite e kryesisht në mbrëmje e vrullshme deri në formën e stuhisë në bregdetin jugperëndimor.

LEXO EDHE  Ekzekutimi i trefishtë në Deçan, nxënësit shpërthejnë në lot kur kthehen në klasë pa shoqen e shokun e tyre

Për pasojë, do të ketë shtim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë, kryesisht në Jon.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 12°C  

në zona e ulëta 8 deri 20°C  

në zona bregdetare 9 deri 20°C